Marku 3:13-19
Marku 3:13-19 Bibla Shqip "Së bashku" 2020 (me DK) (AL1)
Pastaj u ngjit në mal dhe thirri pranë vetes ata që donte. Ata shkuan tek ai dhe ai caktoi të dymbëdhjetët, që i quajti apostuj, që të qëndronin me të e t'i dërgonte të predikonin, duke u dhënë pushtet për të dëbuar djajtë. Ja të dymbëdhjetët: Simoni, të cilit i vuri emrin Pjetër, Jakobi, biri i Zebedeut, e Gjoni, vëllai i Jakobit, të cilëve u vuri emrin Boanerges, që do të thotë «bijtë e bubullimës», Andrea e Filipi, Bartolomeu e Mateu, Thomai e Jakobi, biri i Alfeut, Tadeu, Simon Kananiti e Judë Iskarioti, ai që e tradhtoi.
Marku 3:13-19 Bibla Shqip 1994 (ALBB)
Pastaj ai u ngjit në mal dhe thirri pranë vetes ata që deshi. Dhe ata erdhën tek ai. Dhe ai i caktoi dymbëdhjetë që të rrinin me të dhe që mund t'i dërgonte të predikojnë, dhe të kishin pushtet të shëronin sëmundjet dhe të dëbonin demonët. Ata ishin: Simoni, të cilit ia vuri emrin Pjetër; Jakobi, bir i Zebedeut, dhe Gjoni, vëllai i Jakobit, të cilave ua vuri emrin Boanerges, që do të thotë: "Bij të bubullimës"; Andrea, Filipi, Bartolomeu, Mateu, Thomai, Jakobi i Alfeut, Tadeu, Simon kanaaneasi, dhe Juda Iskarioti, i cili më pas e tradhtoi.