Marku 4:21-25
Marku 4:21-25 Bibla Shqip "Së bashku" 2020 (me DK) (AL1)
Dhe u tha: «A mos ndizet kandili për ta vënë nën magje a nën shtrat? A nuk duhet vënë mbi mbajtësen e vet? Sepse nuk ka asnjë të fshehtë që s'do të zbulohet e asnjë të fshehtë që s'do të dalë në dritë. Kush ka veshë për të dëgjuar, le të dëgjojë». Pastaj u tha: «Kujdes çfarë dëgjoni! Me masën që do të matni, do të mateni edhe ju, madje edhe më shumë. Atij që ka, do t'i jepet edhe më shumë. Atij që nuk ka, do t'i merret edhe ajo që ka».
Marku 4:21-25 Bibla Shqip 1994 (ALBB)
Pastaj u tha atyre: ''A merret vallë llamba për ta vënë nën babune ose nën shtrat? A nuk vihet mbi dritëmbajtësen? Sepse nuk ka asgjë të fshehtë që të mos zbulohet, as kurrgjë sekrete që të mos dalin në dritë. Kush ka veshë për të dëgjuar, le të dëgjojë!'' Dhe u tha atyre: ''Vini re atë që dëgjoni. Me atë masë që ju matni, do t'iu matet juve; edhe juve që dëgjoni do t'iu jepet edhe më. Sepse atij që ka, do t'i jepet, por atij që s'ka, do t'i merret edhe ajo që ka.