Marku 6:53-56
Marku 6:53-56 Bibla Shqip "Së bashku" 2020 (me DK) (AL1)
Si kaluan në bregun tjetër, arritën në krahinën e Gjenesaretit dhe lidhën varkën. Sapo dolën nga varka, njerëzit e njohën menjëherë Jezuin dhe vrapuan nëpër gjithë atë krahinë e filluan të mbartnin të sëmurët në vigje e t'ia sillnin kudo që merrnin vesh se ishte. Kudo që hynte, në fshatra, në qytete a nëpër ara, vendosnin të sëmurët nëpër sheshe e i luteshin t'i preknin së paku cepin e gunës. Të gjithë ata që e preknin, shëroheshin.
Marku 6:53-56 Bibla Shqip 1994 (ALBB)
Mbasi kaluan, arritën në krahinën e Gjenesaretit dhe aty e lidhën barkën. Dhe kur dolën nga barka, njerëzit e njohën menjëherë dhe, duke përshkuar me vrap mbarë krahinën përreth, filluan të sjellin të sëmurë në vigje, kudo që dëgjonin se gjendej; dhe kudo ku ai vinte, në fshatra, në qytete a në lagje, njerëzit i vendosnin të lënguarit në sheshe dhe e lutnin që të paktën të mund të preknin cepin e rrobës së tij; dhe të gjithë ata që e preknin, shëroheshin.