Marku 6:7-13
Marku 6:7-13 Bibla Shqip "Së bashku" 2020 (me DK) (AL1)
Ai i thirri pranë vetes të dymbëdhjetët e filloi t'i dërgojë dy nga dy. U dha pushtet mbi shpirtrat e ndyrë e i porositi që të mos merrnin asgjë me vete për udhëtim përveç një shkopi, të mos merrnin as bukë, as trastë, as para në brez, por të vishnin sandalet e të mos mbanin dy tunika. Pastaj u tha: «Qëndroni në shtëpinë ky hyni, derisa të niseni prej aty. E nëse ka ndonjë vend ku nuk do t'ju pranojnë e nuk do t'ju dëgjojnë, kur të dilni që andej, shkundni pluhurin nga këmbët, si dëshmi për ta». Dishepujt u nisën e predikonin që njerëzit të pendoheshin si dhe dëbonin shumë djaj, lyenin me vaj shumë të sëmurë e i shëronin.
Marku 6:7-13 Bibla Shqip 1994 (ALBB)
Pastaj ai i thirri te vetja të dymbëdhjetët dhe filloi t'i dërgojë dy nga dy; dhe u dha pushtet mbi frymët e ndyra. Dhe i urdhëroi të mos marrin asgjë tjetër udhës, përveç një shkop vetëm: as trasta, as bukë, as denar në brez; dhe të mbathin vetëm sandalet e të mos veshin dy palë tunika. U tha akoma: ''Kudo që të hyni në një shtëpi, rrini aty derisa të largoheni nga ai vend. Në qoftë se disa nuk ju presin dhe nuk ju dëgjojnë, kur të largoheni që andej, shkundni pluhurin nga këmbët tuaja si dëshmi kundër tyre. Në të vërtetë ju them se ditën e gjyqit Sodoma dhe Gomorra do të trajtohen me më shumë tolerancë se sa ai qytet''. Kështu ata shkuan dhe u predikonin njerëzve që të pendoheshin; dhe dëbonin shumë demonë dhe vajosnin me vaj shumë të lëngatë dhe i shëronin.