Marku 7:6-9
Marku 7:6-9 Bibla Shqip "Së bashku" 2020 (me DK) (AL1)
Por ai u tha: «Hipokritë! Mirë profetizoi Isaia për ju kur shkroi: ky popull më nderon me buzë, por zemrat e tyre janë larg meje. Më kot më nderojnë, përderisa japin si mësim të Zotit urdhrat e njerëzve. Ju lini pas dore urdhërimin e Perëndisë për t'iu përmbajtur traditës së njerëzve». Dhe u tha: «Ju shpërfillni pa të keq urdhërimin e Perëndisë, për të mbajtur traditën tuaj.
Marku 7:6-9 Bibla Shqip 1994 (ALBB)
Por ai duke u përgjigjur u tha atyre: ''Mirë profetizoi Isaia për ju, hipokritë, siç është shkruar: "Ky popull me buzë më nderon, por zemra e tyre rri larg meje. Por kot më bëjnë një kult, duke mësuar doktrina, të cilat janë porosi nga njerëzit". Duke lënë pas dore, pra, urdhërimin e Perëndisë, ju i përmbaheni traditës së njerëzve: larje brokash dhe kupash; dhe bëni shumë gjëra të tjera të ngjashme''. U tha atyre akoma: ''Ju jeni të shkathët për të anuluar urdhërimin e Perëndisë, për të zbatuar traditën tuaj.