Marku 9:44-50
Marku 9:43-50 Bibla Shqip "Së bashku" 2020 (me DK) (AL1)
Nëse dora jote të bëhet pengesë, prije! Është më mirë të hysh i gjymtuar në jetën e vërtetë, sesa t'i kesh të dyja duart e të shkosh në Gehenë, në zjarrin që nuk shuhet. Dhe nëse këmba jote të çon në mëkat, prije! Është më mirë të hysh i çalë në jetë, sesa t'i kesh të dyja këmbët e të të hedhin në Gehenë. Nëse syri yt të bëhet pengesë, nxirre! Është më mirë të hysh me një sy në mbretërinë e Perëndisë, sesa t'i kesh të dy sytë e të të hedhin në Gehenë, atje ku tenja nuk ngordh e zjarri nuk shuhet. Në të vërtetë, gjithçka do të kripet me zjarr. Kripa është e mirë, por nëse e humbet shijen, si do t'ia ktheni? Kini kripë në veten tuaj e jetoni në paqe me njëri-tjetrin».
Marku 9:44-50 Bibla Shqip 1994 (ALBB)
atje ku krimbi i tyre nuk vdes dhe zjarri nuk fiket. Dhe nëse këmba jote të skandalizon për mëkat, preje; është më mirë për ty të hysh i çalë në jetë, se sa të kesh dy këmbë dhe të të hedhin në Gehena, në zjarrin e pashueshëm, atje ku krimbi i tyre nuk vdes dhe zjarri nuk fiket. Dhe nëse syri yt të skandalizon për mëkat, nxirre; është më mirë për ty të hysh me një sy në jetë sesa të kesh dy sy dhe të të hedhin në Gehenën e zjarrit, atje ku krimbi i tyre nuk vdes dhe zjarri nuk fiket. Sepse gjithkush duhet të kripet me zjarr, dhe çdo fli duhet të kripet me kripë. Kripa është e mirë, por nëse kripa bëhet e amësht, me se do t'i jepni shijen? Kini kripë në vetvete dhe jetoni në paqe njëri me tjetrin!''.