Numrat 16:30-32
Numrat 16:30-32 Bibla Shqip "Së bashku" 2020 (me DK) (AL1)
Por, nëse ZOTI bën diçka të pazakontë, nëse toka hap gojën e i përpin me gjithçka kanë e zbresin të gjallë në skëterrë, atëherë do ta dini së këta njerëz e kanë përbuzur ZOTIN». Sa mbaroi së foluri këto fjalë, nën këmbët e tyre u hap dheu. Toka hapi gojën dhe i përpiu me shtëpi e katandi, ata dhe njerëzit që shkuan pas Koreut.
Numrat 16:30-32 Bibla Shqip 1994 (ALBB)
por në qoftë se Zoti bën diçka të re, në qoftë se toka hap gojën e saj dhe gëlltit ata dhe çdo gjë që ata kanë, dhe ata zbresin të gjallë në Sheol, atëherë do të pranoni që këta njerëz kanë përçmuar Zotin. Por ndodhi që, posa mbaroi shqiptimi i këtyre fjalëve, dheu u ça poshtë tyre, toka hapi gojën e saj dhe i gëlltiti me gjithë familjet e tyre, me të gjithë njerëzit që mbanin anën e Koreut, me të gjitha pasuritë e tyre.