Logoja YouVersion
Ikona e kërkimit

Fjalët e urta 10:1-16

Fjalët e urta 10:1-16 Bibla Shqip 1994 (ALBB)

Fjalët e urta të Salomonit. Një fëmijë e urtë e gëzon të atin, por një fëmijë budalla i shkakton vuajtje nënës së vet. Thesaret e padrejtësisë nuk japin dobi, por drejtësia të çliron nga vdekja. Zoti nuk do të lejojë që i drejti të vuajë nga uria, por hedh poshtë dëshirën e të pabesëve. Kush punon me dorë përtace varfërohet, por dora e njerëzve të zellshëm të bën të pasurohesh. Ai që mbledh gjatë verës është një bir i matur, por ai që fle në kohën e korrjeve është një bir që të mbulon me turp. Ka bekime mbi kokën e të drejtit, por dhuna e mbulon gojën e të pabesëve. Kujtimi i të drejtit është në bekim, por emri i të pabesit do të kalbet. Zemërurti i pranon urdhërimet, por fjalamani budalla do të rrëzohet. Ai që ecën në ndershmëri ecën i sigurt, por ai që ndjek rrugë dredharake ka për t'u zbuluar. Kush e shkel syrin shkakton vuajtje, por fjalamani budalla do të rrëzohet. Goja e të drejtit është një burim jete, por dhuna e mbulon gojën e të pabesëve. Urrejtja shkakton grindje, por dashuria mbulon të gjitha fajet. Dituria gjendet mbi buzët e atyre që kanë mendje, por shkopi është për kurrizin e atyre që nuk kanë mend. Të urtët grumbullojnë njohuri, por goja e budallait është një shkatërrim i shpejtë. Begatia e të pasurit është qyteti i tij i fortë; shkatërrimi i të varfrit është varfëria e tyre. Puna e të drejtit i shërben jetës, fitimi i të pabesit mëkatit.