Fjalët e urta 2:1-5
Fjalët e urta 2:1-5 Bibla Shqip "Së bashku" 2020 (me DK) (AL1)
«Biri im, nëse i mirëpret fjalët e mia dhe ruan brenda teje urdhërimet e mia, duke i vënë vesh urtisë e duke e prirë zemrën drejt mençurisë, nëse do t'i thërrasësh mendjes e do t'i bësh zë mençurisë, nëse e kërkon atë si argjendin dhe e gjurmon si thesarin, atëherë do të kuptosh drojën e ZOTIT e do të gjesh dijen e Perëndisë
Ndaje
Lexo Fjalët e urta 2Fjalët e urta 2:1-5 Bibla Shqip 1994 (ALBB)
Biri im, në rast se pranon fjalët e mia dhe i quan thesar urdhërimet e mia, duke i vënë veshin diturisë dhe duke e prirur zemrën ndaj arsyes; po, në rast se kërkon me ngulm gjykimin dhe ngre zërin për të siguruar mirëkuptim, në rast se e kërkon si argjendin dhe fillon të rrëmosh si për një thesar të fshehur, atëherë do të ndjesh frikën e Zotit dhe ke për të gjetur kuptimin e Perëndisë.
Ndaje
Lexo Fjalët e urta 2