Logoja YouVersion
Ikona e kërkimit

Fjalët e urta 3:5-8 - Compare All Versions

Fjalët e urta 3:5-8 AL1 (Bibla Shqip "Së bashku" 2020 (me DK))

Beso në ZOTIN me gjithë zemër e mos u mbështet në zgjuarsinë tënde. Mendo për të në të gjitha udhët e tua e ai do të t'i drejtojë shtigjet. Mos të të duket vetja i urtë, por druaj ZOTIN e largohu nga e keqja. Kjo do të jetë shërim për trupin tënd e freskim për eshtrat e tua.

Fjalët e urta 3:5-8 ALBB (Bibla Shqip 1994)

Ki besim tek Zoti me gjithë zemër dhe mos u mbështet në gjykimin tënd; pranoje në të gjitha rrugët e tua, dhe ai do të drejtojë shtigjet e tua. Mos e mbaj veten të ditur në sytë e tu, ki frikë nga Zoti dhe hiq dorë nga e keqja; kjo do të jetë shërim për nervat e tua dhe freskim për kockat e tua.