Fjalët e urta 4:5-9 - Compare All Versions
Fjalët e urta 4:5-9 AL1 (Bibla Shqip "Së bashku" 2020 (me DK))
Rrok urtinë, kap zgjuarsinë, mos harro fjalët e gojës sime e mos i shmang. Mos e lër urtinë e ajo të ruan, duaje e ajo të mbron. Fillimi i urtisë: rrok urtinë! Jep çka ke arritur e kap zgjuarsinë. Vlerësoje e ajo të lartëson, përqafoje e ajo të nderon. Do të të vërë në kokë një rreth hijeshie, me kurorë bukurie do të të stolisë».
Fjalët e urta 4:5-9 ALBB (Bibla Shqip 1994)
Fito dituri, fito gjykim; mos i harro fjalët e gojës sime dhe mos u largo prej tyre; mos e braktis diturinë dhe ajo do të të mbrojë; duaje, sepse ajo do të të ndihmojë. Dituria është gjëja më e rëndësishme; prandaj fito diturinë. Edhe sikur të humbasësh ato që ke, fito diturinë. Përlëvdoje dhe ajo do të të lartësojë, ajo do të të japë lavdi, po qe se ti e përvetëson. Ajo do të të vërë mbi kokën tënde një stoli prej nuri, do të të rrethojë me një kurorë lavdie".