Psalmet 119:1-10
Psalmet 119:1-10 Psalmet Gegërisht - Konstandin Kristoforidhi 1872 (PSGEKK1872)
Lum ata qi dalinë faqe-bardhë mb’udhë, ata qi ecinë ndë ligjë të Zotit. Lum ata qi rujënë deshmimet’ e ati, ata qi kërkojën’ ate me gjithë zemërë. Ende ata nukë punojënë pa udhë, po ecinë nd’udhët t’ati. Ti urdhënove të ruhenë fort porosit’ e tua. Keshë me qenë të dreitohen’ udhët’ e mia, qi të ruj urdhënimet’ e tu! Atëherë s’kam me u turpënumë, kur shtie sytë mbë gjith’ urdhënimet e tu. Kam me lavdurumë me të dreitët të zemërësë, kur të mësojë gjukimet’ e drejtënisë s’ate. Kam me ruitun’ urdhënimet’ e tu, mos hiq dorë prei meje kreit. Me çfarë pune ka me qirum’ i riu udhën’ e vet? Tue ruitunë fjalët’ e tua. Të kërkova me gjithë zemërë, mos më ban me u largumë prei porosivet tua.
Psalmet 119:1-10 Bibla Shqip "Së bashku" 2020 (me DK) (AL1)
Lum njerëzit me sjellje të përsosur, që ecin sipas ligjit të ZOTIT! Lum ata që mbajnë dëshmitë e tij, që e kërkojnë me gjithë zemër, që nuk kryejnë paudhësi, por ecin në udhët e tij. Ti ke dhënë porositë e tua, që me përpikëri të ruhen. Qoftë e palëkundur sjellja ime, që rregullat e tua t'i ruaj. Atëherë nuk kam për t'u turpëruar, kur të këqyr gjithë urdhërimet e tua. Do të të përlëvdoj me zemër të dëlirë, teksa mësoj vendimet e tua të drejta. Rregullat e tua do t'i ruaj, mos më braktis krejt! Si mund ta ruajë i riu të pastër udhën e vet? Duke ruajtur fjalën tënde. Ty të kërkoj me gjithë zemër, mos më lër t'u shmangem urdhërimeve të tua.
Psalmet 119:1-10 Bibla Shqip 1994 (ALBB)
Lum ata që kanë një rrugë pa njollë dhe që ecin me ligjin e Zotit. Lum ata që respektojnë mësimet e tij, që e kërkojnë me gjithë zemër dhe nuk kryejnë të keqen, por ecin në rrugët e tij. Ti na ke urdhëruar të respektojmë urdhërimet e tua me kujdes. Oh, rrugët e mia qofshin të qëndrueshme në respektimin e statuteve të tua. Atëherë nuk do të turpërohem, kur të kem parasysh të gjitha urdhërimet e tua. Do të të kremtoj me zemër të drejtë ndërsa mësoj dekretet e tua të drejta. Do të respektoj statutet e tua, mos më braktis plotësisht. Si mundet një i ri të bëjë rrugën e tij të pastër? Duke e ruajtur me fjalën tënde. Të kam kërkuar me gjithë zemër; mos më lër të devijoj nga urdhërimet e tua.