Psalmet 131:1-3
Psalmet 131:1-3 Psalmet Gegërisht - Konstandin Kristoforidhi 1872 (PSGEKK1872)
O Zot, nuk’ u naltue zemëra eme, as nuk’ u ngritnë përpietë syt’ e mi, as nuk’ ecij mbë punë të mëdha, as mbë punë të mërekullueshime për mue. Vërtet vuna ndënë vetëhe, edhe pushova shpirtinë t’em, porsi dialin’ e svierdhun’ afërë s’amësë; shpirti em ashtë tek unë porsi dial’ i svierdhunë. Le të shpërejë Israeli mbë Zotinë çë tashti e për gjithë jetënë.
Psalmet 131:1-3 Bibla Shqip "Së bashku" 2020 (me DK) (AL1)
O ZOT, nuk krenohet zemra ime e sytë nuk i ngre lart. Nuk rend pas madhështive, as pas gjërave tepër të vështira. Por jam qetësuar e shpirti më është prehur, si foshnja e zvjerdhur me të ëmën, si foshnja e zvjerdhur është shpirti im me mua. Le të shpresojë Izraeli te ZOTI, që tani e deri në amshim.
Psalmet 131:1-3 Bibla Shqip 1994 (ALBB)
O Zot, zemra ime nuk është mendjemadhe dhe sytë e mi nuk janë krenarë, dhe unë nuk merrem me gjëra tepër të mëdha dhe tepër të larta për mua. E kam qetësuar dhe e kam tulatur me të vërtetë shpirtin tim, si një fëmijë i zvjerdhur në gjirin e nënës së tij; shpirti im brenda meje është si një foshnjë e zvjerdhur. O Izrael, shpreso tek Zoti, tani dhe përjetë.