Psalmet 39:4-5
Psalmet 39:4-5 Psalmet Gegërisht - Konstandin Kristoforidhi 1872 (PSGEKK1872)
Difto-më të mbrapëmenë t’eme, o Zot, edhe numërin’ e ditvet mia, cilli ashtë, qi të ngjof edhe sa kam me rruem. Qe te bane ditt’ e mia sa nji masë pëllambe, edhe koha e jetësë s’eme ashtë porsi asgja përpara teje, por ç’do njeri qi qindron mbë kambë, ashtë gjithë kotësinë. Selah.
Psalmet 39:4-5 Bibla Shqip "Së bashku" 2020 (me DK) (AL1)
Kur zemra m'u ndez përbrenda e mendimet më përvëlonin, atëherë m'u zgjidh gjuha e fola. Ma bëj të njohur, o ZOT, fundin tim, numrin e ditëve të mia, përkohësinë time.
Psalmet 39:4-5 Bibla Shqip 1994 (ALBB)
"O Zot, bëmë të njohur fundin tim dhe cila është masa e ditëve të mia; vepro në mënyrë që unë të di sa i brishtë jam. Ja, ti i ke pakësuar ditët e mia aq sa është e gjatë një pëllëmbë, dhe zgjatja e jetës sime është si asgjë para teje; po, çdo njeri në gjendjen e tij më të mirë nuk është veçse avull. (Sela)