Romakëve 10:9-13
Romakëve 10:9-13 Bibla Shqip "Së bashku" 2020 (me DK) (AL1)
Nëse rrëfen me gojë se Jezui është Zot dhe nëse beson me zemër se Perëndia e ngjalli atë prej të vdekurve, ti do të shpëtohesh. Sepse njeriu beson me zemër dhe Perëndia e bën të drejtë, rrëfen me gojë dhe Perëndia e shpëton. Shkrimi thotë: kush beson në të, nuk do të turpërohet. Sepse nuk ka dallim ndërmjet judeut e helenit: Zoti është i njëjtë për të gjithë dhe është zemërgjerë me të gjithë ata që e thërrasin emrin e tij. Sepse: kush thërret emrin e Zotit, do të shpëtohet.
Romakëve 10:9-13 Bibla Shqip 1994 (ALBB)
sepse, po të rrëfesh me gojën tënde Zotin Jezus, dhe po të besosh në zemrën tënde se Perëndia e ngjalli prej së vdekurish, do të shpëtohesh. Sepse me zemër, njeriu beson në drejtësi dhe me gojë bëhet rrëfim për shpëtim, sepse Shkrimi thotë: ''Kushdo që beson në të, nuk do të turpërohet''. Sepse nuk ka dallim në mes judeut dhe grekut, sepse një i vetëm është Perëndia i të gjithëve, i pasur ndaj të gjithë atyre që e thërrasin. Në fakt: ''Kushdo që do ta thërrasë emrin e Zotit do të shpëtohet''.