Logoja YouVersion
Ikona e kërkimit

Zemra e pastërShembull

Zemra e pastër

DITA 1 NGA 5

Kur bëhet zemra e pastër?

Lum ju, fillon secila nga 9 Lumturitë te Predikimi në Mal, Mateu kap.5

Të bekuar jeni ju! Kur shikon në Bibël dallon sesi Perëndia bekon dhe tregon sesi të jemi të lumtur, të bekuar. Që te Zanafilla, libri i parë, Zoti bekoi Adamin dhe Evën që të jenë të frytshëm. Te Zanafilla 12 e pas Zoti bekoi Abrahami pastaj bekoi Isakun, bekoi Jakobin. Perëndia bekoi Davidin… dhe ka si një linjë të madhe bekimi. Kushdo që ishte pjesë e beslidhjes me Perëndinë bekohej prej tij. Kjo ishte në Dhjatën e Vjetër.

Kurse në Dhjatën e Re, Jezusi vjen dhe stabilizon një beslidhje të re dhe në predikimin e parë, ai e fillon me fjalët: lum ju, të bekuar jeni ju. Ai po thotë, jeta jote do të jetë e bekuar, do të jetë e lumtur nëse këto 9 parime, 9 lumturi do të bëhen pjesë e jetës tënde. Sepse duke praktikuar këto parime ti natyrshëm do të jesh i lumtur, i bekuar. Lumturia e gjashtë është… “Lum ata që janë të pastër në zemër, sepse ata do ta shohin Perëndinë.@Çfarë do të thotë kjo? Kur ti u rilinde, kur zgjodhe Jezusin, ti more një zemër të re. Ai nuk e rregulloi një çike, nuk e riparoi në një anë, nuk e arnoi në një pjesë por na dha një zemër krejt të re. Siç thuhet te Ezekieli:Unë do ua heq zemrën prej guri dhe do ju jap një zemër të re, një zemër të pastër.

Zemra e re fillon që në momentin që merr faljen. Nuk do të kesh një zemër perfekte por ama ke një zemër të re, të pastër. Sepse ti e kupton se kush je në Krishtin. Je krijesë e re, je i rilindur, emri yt shkruhet që në atë moment në librin e jetës. Nëse ke zgjedhur Krishtin, kështu ka ndodhur tek ty. Nëse akoma nuk e ke zgjedhur, a ke dëshirë ta zgjedhesh dhe të marrësh një “zemër” të re?

Në ditët në vazhdim do të shikojmë: Si janë ata që kanë zemër të pastër dhe si ruhet, si mbahet zemra e tillë.

Shkrimet e Shenjta

Dita 2

Rreth këtij plani

Zemra e pastër

Zemër e pastër është një devocion ditor me 5 ditë që tregon se si zemra jonë bëhet e pastër dhe se si mund ta ruajmë atë të tillë.Në kohët që jetojmë është e vështirë të qëndrojmë të drejtë e me një zemër të pastër edhe pse jemi të krishterë.Prandaj në këtë devocion do të shohim hapa praktikë për të përditshmen tonë për ta mbajtur atë të pastër.

More

Ne dëshirojmë të falënderojmë Qendra kristiane Durres për ofrimin e këtij plani. Për më shumë informacion, ju lutemi vizitoni: https://altinkita.com/

Plane të ngjashme