Vëllezër, ju jeni thirrur për të jetuar të lirë. Veçse kjo liri të mos bëhet shkak që të jetoni sipas dëshirave të mishit, por t'i shërbeni njëri-tjetrit me dashuri. Sepse i gjithë ligji është përmbledhur në këtë urdhër të vetëm: duaje të afërtin si veten.