Isaia 40:28-31

A thua nuk e ditke vallë? A thua s'e paske dëgjuar? ZOTI është Perëndia i amshimit, ai i krijoi skajet e tokës. As lodhet, as mundohet, dija e tij është e pagjurmueshme. Ai i jep fuqi të lodhurit, të këputurit ia shton fuqitë. Të rinjtë lodhen e këputen, më të rriturit pengohen e bien. Por ata që shpresojnë te ZOTI përtërihen në fuqi, marrin krahë si të shqiponjës, vrapojnë e nuk lodhen, ecin e nuk këputen.
Isaia 40:28-31