Logoja YouVersion
Ikona e kërkimit

Psalteri 51:1-19

Psalmet 51:1-19 - Ki mëshirë për mua, o Perëndi,
në mirësinë tënde,
në dhembshurinë tënde të madhe,
fshiji paudhësitë e mia.
Lamë tërësisht prej fajit tim,
prej mëkatit tim pastromë.
I njoh paudhësitë e mia,
mëkatin tim e shoh përherë.
Ndaj teje, vetëm ndaj teje mëkatova,
bëra ligësi para syve të tu.
Prandaj, je i drejtë në vendimet e tua
dhe i paqortueshëm kur gjykon.
Ja, unë linda në paudhësi,
në mëkat më ngjizi ime më.
Ti e do të vërtetën në brendinë e qenies,
ndaj bëmë të njoh urtinë në thellësitë e mia.
Pastromë me hisop e do të bëhem i pastër,
lamë e do të jem më i bardhë se dëbora.
Bëmë të ndiej gëzim e ngazëllim
e do të gëzohen eshtrat që thërrmove.
Ktheje fytyrën tënde larg mëkateve të mia
e fshiji tërë fajet e mia.
Krijo tek unë një zemër të pastër, o Perëndi,
përtëri brenda meje një shpirt të palëkundur.
Mos më dëbo nga prania jote
e mos ma hiq shpirtin tënd të shenjtë.
Kthema gëzimin e shpëtimit tënd
dhe kalit në mua një shpirt vullnetmirë.
Do t'u mësoj ligjshkelësve udhët e tua
e mëkatarët do të kthehen te ti.
Shpëtomë nga gjakderdhja, o Perëndi,
Perëndia i shpëtimit tim,
gjuha ime do të brohorasë për drejtësinë tënde.
O ZOT, hapi buzët e mia
e goja ime do të shpallë lavdinë tënde.
Po ta doje flinë do ta sillja,
por flija e shkrumbimit nuk të pëlqen.
Fli për Perëndinë është shpirti i penduar;
zemrën e thyer e të copëtuar,
o Perëndi, ti nuk e përbuz.

Ki mëshirë për mua, o Perëndi, në mirësinë tënde, në dhembshurinë tënde të madhe, fshiji paudhësitë e mia. Lamë tërësisht prej fajit tim, prej mëkatit tim pastromë. I njoh paudhësitë e mia, mëkatin tim e shoh përherë. Ndaj teje, vetëm ndaj teje mëkatova, bëra ligësi para syve të tu. Prandaj, je i drejtë në vendimet e tua dhe i paqortueshëm kur gjykon. Ja, unë linda në paudhësi, në mëkat më ngjizi ime më. Ti e do të vërtetën në brendinë e qenies, ndaj bëmë të njoh urtinë në thellësitë e mia. Pastromë me hisop e do të bëhem i pastër, lamë e do të jem më i bardhë se dëbora. Bëmë të ndiej gëzim e ngazëllim e do të gëzohen eshtrat që thërrmove. Ktheje fytyrën tënde larg mëkateve të mia e fshiji tërë fajet e mia. Krijo tek unë një zemër të pastër, o Perëndi, përtëri brenda meje një shpirt të palëkundur. Mos më dëbo nga prania jote e mos ma hiq shpirtin tënd të shenjtë. Kthema gëzimin e shpëtimit tënd dhe kalit në mua një shpirt vullnetmirë. Do t'u mësoj ligjshkelësve udhët e tua e mëkatarët do të kthehen te ti. Shpëtomë nga gjakderdhja, o Perëndi, Perëndia i shpëtimit tim, gjuha ime do të brohorasë për drejtësinë tënde. O ZOT, hapi buzët e mia e goja ime do të shpallë lavdinë tënde. Po ta doje flinë do ta sillja, por flija e shkrumbimit nuk të pëlqen. Fli për Perëndinë është shpirti i penduar; zemrën e thyer e të copëtuar, o Perëndi, ti nuk e përbuz.

Psalmet 51:1-19