GJIONNIT 3
3
KAPTINA III.
1Edhe ishte nji nieri prei Fariseish, qi e kishte emninë Nikodem, i pari Iudevet.
2Kyi erdhi natënë te Iesui, edhe i tha: Rabbi, e dimë se ke ardhunë prei Perëndiet Mieshtër, sepse askushi s’mundetë me bamë këto shenje qi ban ti, ndë mos qoftë Perëndia bashkë me ate.
3Iesui u përgjeq e i tha: Me të vërtet, me të vërtet po të thom - Ndë mos leftë kush prei së naltit, s’mundetë me pamë mbëretënin’ e Perëndisë.
4Nikodemi i thotë: Si mundetë nieriu me lemë, tue qenunë plak? Mos mundetë me hymë për së dyti ndë barkut s’amësë vet, e me lemë?
5Iesui u përgjeq: Me të vërtet, me të vërtet po të thom - Ndë mos leftë kushi prei ujit e prei Shpirtit Shenjt, s’mundetë me hymë ndë mbëretënit të Perëndisë.
6Qish ka lemë prei mishit, ashtë mish; qish ka lemë prei Shpirtit, ashtë shpirt.
7Mos u mërekullo sepse të thashë, se - Duhetë të leni prei së naltit.
8Era fryn ku do, edhe i ndëgjon zaninë, por s’di prei kah vien, e ku vete; kështu asht’ edhe gjithë-kush ka lemë prei Shpirtit.
9Nikodemi u përgjeq e i tha: Si mundenë me u bamë këto?
10Iesui u përgjeq e i tha: Ti je mieshtri Israelit, edhe nukë di këto?
11- Me të vërtet, me të vërtet po të thom, se ate qi dimë flasimë, edhe për ate qi pam deshmoimë; por nukë pritni deshminë t’onë.
12Ndë u thashë juve punët’ e dheut, edhe nukë besoni, si keni me besuem, ndë u thansha juve punët’ e qiellit?
13Edhe askushi s’ka hypunë ndë qiellt, veç ai ka sdrypunë prei qiellit, i bir i nieriut qi ashtë ndë qiellt.
14Edhe sikurse Moiseu ngriti nalt gjarpëninë ndë shkretinët, kështu duhetë me u ngritunë nalt edhe i bir’ i nieriut,
15për mos me u vdierrë gjithë-kush t’i besojë, por të ketë jetë të pa-sosëme.
16Sepse Perëndia kaqi e deshi botënë, sa dha Birin’ e vet, vetëm-leminë, për mos me u vdierrë gjithë-kush t’i besojë, por të ketë jetë të pasosëme.
17Sepse Perëndia nukë dërgoi Birin’ e vet te bota me gjukuem botënë, por me u shpëtuem bota prei anës’ ati.
18Ai qi i beson nukë gjukohetë, por ai qi nukë beson, tashti ashtë gjukuem, sepse nukë besoi mb’emënë të vetëm-lemit Birit Perëndisë.
19Edhe kyi ashtë gjyqi, se drita erdhi ndë botët, edhe nierëzitë deshnë ma tepër errësinënë, se dritënë; sepse vepërat’ e atyneve ishinë të këqia.
20Sepse gjithë-kush qi punon vepëra të këqia, ka mëni dritënë, edhe nukë vien te drita, qi të mos sbulohenë vepërat’ e ati.
21Por ai qi ban të vërtetënë vien te drita, qi të diftohenë vepërat’ e ati, se janë punuem mbas Perëndisë.
22Mbasandai erdhi Iesui edhe dishepujt’ e ati ndë dhe të Iudesë; edhe shkonte kohën’ atie bashkë me ata, edhe pagëzonte.
23Ishte edhe Gjionni tue pagëzuem ndë Ainon, ngjat Salimit, sepse atie ishinë shumë ujëna, edhe vijshin’ e pagëzoheshinë.
24Sepse Gjionni edhe s’ishte zanë ndë burk.
25U ba pra kërkim për pastrim prei dishepujvet Gjionnit me disa Iude.
26Edhe erthnë te Gjionni e i thanë: Rabbi, ai qi ishte bashkë me tyi përtej Iordanit, për të cillinë ti deshmove, shif kyi te po pagëzon, edhe të gjithë vinë tek ai.
27Gjionni u përgjeq e tha: Nieriu nukë mundetë me marrë as gja, ndë mos iu pastë dhanë prei qiellit.
28Ju vetë deshmoni për mue, se thashë: Unë nukë jam Krishti, por se jam dërguem përpara ati.
29Ai qi ka nusen’ ashtë dhandërr; edhe miku i dhandrrit qi rri edhe ndëgjon ate, gëzohetë me gëzim për zanin’ e dhandrrit; kyi gëzimi em pra u mbush.
30Ai duhetë me u rritun’, e unë me u vogëluem.
31Ai qi vien prei së naltit, ashtë sipër të gjithëve; ai qi ashtë prei dheut, ashtë prei dheut, edhe flet prei dheut; ai qi vien prei qiellit, ashtë sipër të gjithëve.
32Edhe ate qi pa edhe ndëgjoi, deshmon për këte; por askushi nukë pret deshmin’ e ati.
33Ai qi pret deshmin’ e ati, ka vumë bulë se Perëndia asht’ i vërtetë.
34Sepse ai qi ashtë dërguem prei Perëndisë flet fjalët e Perëndisë; sepse Perëndia nuk’ i ep Shpirtinë Shenjt me matës.
35Ati do Birin’, edhe ia ka dhanë n’dorë të gjitha.
36Ai qi i beson të Birit, ka jetë të pasosëme, por ai qi nuk’ i ul kryetë të Birit, s’ka me pamë jetë, por zemërimi i Perëndisë mbet mbi ate.
Đang chọn:
GJIONNIT 3: DHRGKK72
Tô màu
Chia sẻ
Sao chép
Bạn muốn lưu những tô màu trên tất cả các thiết bị của mình? Đăng ký hoặc đăng nhập
Albanian Gegh New Testament Kostandin Kristoforidhi, 1872.
© Interconfessional Bible Society of Albania

: