LUKËSË 17
17
KAPTINA XVII.
1Edhe u tha dishepujvet: S’ka se si mos me ardhunë shkandujtë, por mjer ai, qi vijnë prei ati?
2Ma mirë ashtë për ate me iu varunë nji gur mullini ndë qafë të vet, edhe me u hedhunë ndë det, se me shkandalizuem nji prei kësi të vogjilish.
3Kini kujdes vetëvetëhesë. Edhe ndë të baftë faj yt vëlla, qirtoje; edhe ndë u pendfotë, falia.
4Edhe ndë të baftë faj shtatë herë ndë ditët, edhe të këthehetë shtatë herë ndë ditët, e të thotë: Pendohem, - t’ia falish.
5Edhe apostujt’ i thanë Zotit: Shtona besënë.
6Edhe Zoti tha: Ndë paçi besë sa nji koqe senapi, kishitë me i thanë kësai drusë manit - Shkulu këndyj, edhe mbillu ndë det; edhe kishte me u ndëgjuem juve.
7Edhe cilli prej jush të ketë nji shërbëtuer qi lavron, a ruen dhentë, ka me i thanë përnjiherë, kur këthehetë prei arësë: Shko, e rri me ngranë?
8Apor s’ka me i thanë: Ban gati qish të ha për darkë, edhe shpërvilu, e shërbemë, ngjysh sa të ha e të pij; edhe mbasandai ke me ngran’ e ke me pimë ti?
9Mos ia di për nder ati shërbëtorit, sepse bani ato qi e pat urdhënuem? Nukë më duketë.
10Kështu edhe ju, kur të bani gjith’ ato qi u kan’ urdhënuem juve, thoni, se: Jemi shërbëtorë të pavëjefshim, sepse kemi bam’ ate qi patëm detyrë me bamë.
11Edhe ai kur po vinte ndë Ierusalemë, shkonte ndëpër miedis të Samarisë e të Galilesë.
12Edhe ai kur po hynte ndë nji katund, i duelnë përpara dhetë burra të kromosunë, të cillëtë qindruenë për së largut;
13edhe ata ngritnë zaninë, tue thanë: Mieshtri Iesu, përdëllena.
14Edhe ai kur pa, u tha atyne: Shkoni e diftoni vetëvetëhenë te priftënit. Edhe ata tue votunë, u qiruenë.
15Edhe nji prei asish kur pa se u shëndosh, u këthye tue lavduem Perëndinë me za të madh,
16edhe ra përmbys për-anë kambëvet ati, e iu fal ndersë; edhe ai ishte Samaritan.
17Edhe Iesui u përgjeq, e tha: A nuk’ u qiruenë të dhetëtë? Por të nandëtë ku janë?
18Nuk’ u gjindën të tierë të këthehenë me i dhanë laft Perëndisë, veç kyi komp’ i huej?
19Edhe i tha: Ngreu, e shko, besa jote të shpëtoi.
20Edhe kur u pyet prei Fariseish: Kurë vien mbëretënia e Perëndisë? U përgjeq atyne, e tha: Mbëretënia e Perëndisë nukë vien me të vumë ore,
21as s’kanë për me thanë: Qe ku ashtë këtu! A: Qe ku asht’ aty! Sepse qe mbëretënia e Perëndisë tek ashtë ndërmiet jush.
22Edhe u tha dishepujvet: Kanë me ardhunë ditt, qi do të dëshëroni nji ditë me pamë të birin’ e nieriut, edhe s’keni me e pamë.
23Edhe kanë me u thanë juve: Qe ku ashtë këtu! A: Qe ku asht’ aty! Mos shkoni, as mos i merrni mbrapa.
24Sepse porsi vetima qi veton prei nji anësë qiellit, mbë tietrën’ anën’ e qiellit, kështu ka me qenun’ edhe i bir’ i nieriut ndë ditët të vet.
25Por përpara ai duhetë me pësuem shumë, edhe mos me u pëlqyem prei këti brezi.
26Edhe sikurse u ba ndë ditt të Noes, kështu ka me qenun’ edhe ndë ditt të birit nieriut.
27Hajshin’, e pijshin’, e martoheshin’, e martojshinë, ngjysh mb’atë ditë qi hyni Noeja ndë arkët, edhe erdhi përmbyteja, e i vdori të gjithë.
28Kështu sikurse u ba edhe ndë ditt të Lotit: hajshin’, e pijshin’, e blijshin’, e shitshin’, e mbillshin’, e ndërtojshinë.
29Edhe çë mb’ate ditë qi duel Loti prei Sodomësë, ra shi ziarrmi e squfuri prei qiellit, edhe i vdori të gjithë.
30Porsi këto ka me qenunë nd’atë ditë, kur të dali për faqe i bir’ i nieriut.
31Nd’ate ditë kush të jetë mbi dhomët, edhe enët’ e ati mbrenda ndë shtëpit, le të mos sdrypi me i ngritunë; kështu edhe ai qi të jetë nd’arë, le të mos këthehetë prapë.
32Bini ndër mend gruen’ e Lotit.
33Ai qi do me shpëtuem jetën’ e vet, ka me e viderrë; edhe ai qi ta vdierri, ka me e rueitunë.
34Po u thom juve, nd’ate natë kanë me qenunë dy vetë mbë nji shtrat; njiani ka me u marrë, edhe tietri ka me u lanë.
35Dy veta kanë me qenunë tue blueitunë mbë nji vend; njiana ka me u marrë, edhe tietra ka me u lanë.
36Kanë me qenunë dy vetë nd’arë; njiani ka me u marrë, edhe tietri ka me u lanë.
37Edhe ata u përgjegjën’ e i thanë: Ku, o Zot? Edhe ai u tha atyne: Ku ashtë korpi, atie kanë me u mbëledhunë shqipetë.
Đang chọn:
LUKËSË 17: DHRGKK72
Tô màu
Chia sẻ
Sao chép
Bạn muốn lưu những tô màu trên tất cả các thiết bị của mình? Đăng ký hoặc đăng nhập
Albanian Gegh New Testament Kostandin Kristoforidhi, 1872.
© Interconfessional Bible Society of Albania

: