Biểu trưng YouVersion
Biểu tượng Tìm kiếm

MATTHEUT Krej 5.

Krej 5.
1Edhe ay kur pa gjëndëjenë, hipi ndë malt, edhe si ndenji, i erthnë përanë nxënësit’e ati.
2Edhe atëhere hapi gojën’ e ti, e i mësonte tuke thënë:
3Lum ata që janë të vobegjitë ndë shpirt; sepse e atyre është mbëretëri’ e qiejevet.
4Lum ata që bënjënë vajë; sepse ata do të ngushëllonenë.
5Lum ata që janë të butë; sepse ata do të trashëgonjënë dhenë.
6Lum ata që kanë uri e et për drejtërinë, sepse ata do të nginjenë.
7Lum ata që janë të përdëllyershim; sepse ata do të përdëllenenë.
8Lum ata që kanë zemërë të qëruarë; sepse ata do të shohënë Perëndinë.
9Lum ata që bënjënë paqtim; sepse ata do të qjuhenë bij Perëndie.
10Lum ata që ndiqenë për punë drejtërie; sepse e atyreve është mbëretëri’ e qiejevet.
11Të lumurë jeni ju, kur t’u shpërnderonjën’ e t’u ndiekënë, e të thonë kundrë juve çdo farë fiale të keqe me të rreme për punë time.
12Gëzohi e gasmohi, sepse paga juaj është e shumë ndë qiejet; sepse kështu ndoqnë edhe profitëritë që qenë përpara jush.
13Ju jeni kryp’e dheut; po ndë u prishtë krypa, me se do të krypetë? As për farë gjëje s’vëjen më. përveç të hidhetë jashtë, edhe të shkeletë nga njerëzitë.
14Ju jeni drit’ e botësë. Një qytet që është mbi mal nukë munt të fshihetë.
15As nukë ndesnjënë kandilinë, edhe e vënë atë ndënë shinikt, po e vënë mbi kandilert, edhe ndrit mbë gjith’ata që janë ndë shtëpit.
16Kështu le të ndritnjë drita juaj përpara njerëzet, që të shohënë punëtë tuaja të miratë, e të lavduronjën’ Atinë tuaj që është ndë qiejet.
17Mos kujtoni se erdha të prish nomnë a profitëritë; nuk’ erdha të prish, po të mbush.
18Sepse me të vërtetë po u them juve, gjersa të shkonjë qielli edhe dheu, një iotë a një pikë nukë do të shkonjë nga nomi, gjersa të bënenë të gjitha.
19Ay pra që të sgjithnjë një nga këto porosit’ e vogëla, edhe të mësonjë kështu njerëzitë, i vogëlë do të qjuhetë ndë mbëretërit të qiejevet; po ay që të bënjë e të mësonjë, kyj do të qjuhetë i math ndë mbëretërit të qiejevet.
20Sepse po u them juve, se ndë mos tepëroftë drejtëria juaj më tepërë se shkronjësëvet e Farisevet, nukë do të hyni ndë mbëretërit të qiejevet.
21Dëgjuatë se u është thënë të moçimëvet: “Mos vraç”, edhe ay që të vrasë, do të jetë fajtuar ndë gjyqt.
22Po unë po u them juve, se kushdo që zemëronetë kot me të vëllan’ e ti, do të jetë fajtuar ndë gjyqt; edhe ay që t’i thotë të vëllatë: Raka, do të jete fajtuar ndë bashkëndenjiet; edhe ay që t’i thotë: I marrë, do të jetë fajtuar për ndë gjehenë të ziarrit.
23Ndë prufç pra dhurëtinë tënde ndë theroret, edhe atie kujtone, se yt vëlla diç ka kundrë teje,
24ler’ atie dhurëtinë tënde përpara theroresë, edhe shko e paqtonu më përpara me tët vëlla, edhe atëhere si të vinjç bierë dhurëtinë tënde.
25Ndrequ shpejt me kundrë-gjyqësinë tënt, gjersa të jesh mb’udhë bashkë me atë; se kundrë-gjyqësi mos t’ apë ndonjëherë n’dorë të gjyqtarit, edhe gjyqtari të ep n’ndorë të shërbëtorit, e do të hidheç ndë burk.
26Me të vërtetë po të them tyj: Nukë do të dalç andej, gjersa të paguanjç asprën’ e funçime.
27Dëgjuatë se u është thënë [të moçimëvet]:
28“Mos kurvëronjç”. Po unë po u them juve, se kushdo që vë re grua me dëshërim, e ka kurvëruar’ atë ndë zemërët të ti.
29Edhe ndë të skandhalistë syri yt i diathti, nxire atë e hidhe prej teje; sepse është mirë për tyj të humbasë një nga copat’e trupit tënt, edhe të mos hidhetë gjithë trupi yt ndë gjehenë.
30Edhe ndë të skandhalistë dora jote e diathta, preje atë, edhe hidhe prej teje; sepse ëshë mirë për tyj të humbasë një nga copat’e trupit tënt, edhe të mos hidhetë gjithë trupi yt ndë gjehenë.
31Edhe është thënë, se ay që të lëshonjë gruan’e ti, le t’i apë asaj kartën’ e ndarëjesë.
32Po unë po u them juve, se ay që të lëshonjë gruan’ e ti, veç për fialë kurvërie, e bën atë të kurvëronjë; edhe ay që të marrë grua të ndarë, kurvëron.
33Përsëri dëgjuatë se u është thënë të moçimëvet: Mos bënjç be me të rreme, po t’apç prapa Zotit bet’ e tua.
34Po unë po u them juve, të mos bëni be fare; as për qiellinë, sepse është fron’ i Perëndisë,
35As për dhenë, sepse është vëndi që vë këmbet’e tia; as për Jerusalimnë, sepse është qytet i mbëretit math;
36As për kryet tat të mos bënjç be, sepse nukë munt të bënjç një qime të bardhë a të zezë.
37Po le të jetë fiala juaj: Po, po; Jo, jo; sepse e tepëra e këtyreve është nga i ligu.
38Dëgjuatë se ëshë thënë: “Sy ndë vënt të syrit, edhe dhëmp ndë vënt të dhëmbit”.
39Po unë po u them juve, të mos i dilni kundrë të ligut; po ay që të bierë tyj një shuplakë nofullës sate së diathtësë, këthej ati edhe tiatrënë.
40Edhe ay që do të gjykonetë me tyj, e të marrë këmishënë tënde, ler’-i ati edhe rrobënë.
41Edhe ay që të marrë angari tyj një mil, ecë bashkë me atë dy.
42Epi ati që lypën prej teje; edhe mos i këthe fialënë mbë nj’anë ati që do të huhetë prej teje.
43Dëgjuatë se është thënë: “Të duaç të afërminë tënt”, edhe t’i kesh mëri arëmikut tënt.
44Po unë po u them juve: Doni arëmiqtë tuaj, bekoni ata që u mallëkonjënë juve, bëni mirë atyre që u kanë mëri juve, edhe fali për ata që u bënjënë keq e u ndiekënë juve.
45Që të bëhi të bijt’ e Atit tuaj që është ndë qiejet, sepse ay bën diellin’ e ti të lintnjë mbi të liq e mbi të mirë, edhe lëshon shinë mbi të drejt’ e mbi të shtrëmburë.
46Sepse ndë daçi ata që u duanë juve, çfarë page keni? Nukë bënjënë këtë edhe kumerqarëtë?
47Edhe ndë përshëndeçi vetëmë vëllezëritë tuaj, ç’tepërë bëni? Nukë bënjënë kështu edhe kumerqarëtë?
48Bëhi pra ju të sosurë, sikundrë Ati juaj që është ndë qiejet ësht’ i sosurë.

Tô màu

Chia sẻ

Sao chép

None

Bạn muốn lưu những tô màu trên tất cả các thiết bị của mình? Đăng ký hoặc đăng nhập