Mattheo 14

14
Krie e katërmbëdhjetëtë
1Ahiere mb’atë kohë, digjoi Irodhi Tetrahi zën’ e Iisuit.
2E u tha djelmet së tij: Kij është Ioanni Vaptistiu, ai u ngre nga të vdekuritë, e andaj bënenë tek ai gjithë këto çudi.
3Se Irodhi e zuri Ioannë, e e lidhi, e e vuri ndë hapsanë për Irodhiadhënë, gruan’ e Filippoit, vëllait së tij.
4Se i thosh atij Ioanni: Nuk’është ndëjierë tek ti të keç atë.
5E duaj ta vrit atë, po trëmbej nga bota, se e kishn’ atë posi Profit.
6E mbë ditë të së lerit së Irodhit, luajti valle vashëza e Irodhiadhësë ndë mes të ture, e i pëlqeu Irodhit shumë.
7Pra andaj i taksi me be që t’i ip çdo që t’i kërkon.
8Edhe ajo si e mpsoi mëm’ e saj, i thotë: Amë mua këtu ndë një kupë kriet’ e Ioannit vaptistiut.
9E mbreti u helmua; po për be që bëri, edhe për ata që rrijnë me të bashkë, porsiti që t’i ipetë.
10E dërgoi e i preu krietë Ioannit ndë hapsanë.
11E e prunë kriet’ e tij ndë kupë, e ja dhanë çupësë, e e pruri te ëmm’ e saj.
12E vanë mathitit’ e tij, e ngrijtinë kurminë, e e kallë ndë varr. E erdhë nde Iisui, e i than’ atë që u bë.
13Edhe Iisui si digjoi, iku ateje me varkë, e ndënji vetëmë ndë vënd që s’qe njeri, e si digjuanë bota, vanë pas sij mbë këmbë nga qutetetë.
14E si dolli Iisui pa shumë botë, e i erdhi likshtë për ata, e u shëroi të sëmurët’ e ture.
15E si u bë natë (u err) ju qasn’ atij mathitit e tij, e i thanë: Vëndi ësht’ erimi, edhe koha është shkuarë, lësho botënë të venë ndëpër fshatëra, e të blejënë të ngrëna për vetëhe të ture.
16Edhe Iisui u thot’ ature: Nukë duhetë të venë, epuni ju të hanë.
17Edhe ata i than’ atij: Nukë kemi këtu, përveçmë pesë bukë, edhe di pishq.
18Edhe Iisui u thotë: Pa bjermëni ato këtu.
19E si porsiti botënë të rrijnë mbi barëra, e mori të pesë bukëtë, edhe të di pishqetë, e vështoi ndë Qiell e i bekoi, e i theu, e u dha mathitivet bukëtë, e mathitejtë i ndajtinë ndë botë.
20E hangrë gjithë, e u frinë e ngrijtinë copatë që u tepëruanë, dimbëdhjetë kofina plot.
21E ata që hangrë qenë burra ngjera pesë mijë, përveçme gravet, edhe djelmet.
22E atë çast anangasi Iisui mathitit e tij të hijënë ndë varkë, e të presënë atë përteje ngjera sa të lëshojë botënë.
23E si lëshoi botënë hipi ndë mal vetëmë të bën të falturit’ e tij, e si u err, mbeti vetëmë atje.
24E varka ishte ahiere ndë mes të detit, e përpiqej nga tallazetë, se qe era kondrë.
25E ndë të katërtënë pjesë të natësë, vate mb’ata Iisui, tuke ecurë mbi det.
26E si e panë atë mathitejtë, që ecën mbi det, u frikuanë, e thoshnë, se është fantasi, e nga frika thirrë.
27E atë çast u foli ature Iisui, e u tha: Kini tharos, unë jam, e mos u trëmbni.
28E Petrua ju përgjegj atij, e i tha: Zot, ndë je ti, thuajmë që të vij tek tij mbi ujëra.
29Edhe ai i thotë: Eja. Edhe Petrua zbriti nga varka, e ecën mbi ujëra, të vin nde Iisui.
30E si pa erënë të fortë, u frikua, e si nisi të mbitej, thirri, e tha: Zot, shpëtomë.
31E atëherë Iisui ndëri dorënë, e e zuri, e i thotë: Ndë se dhistakse, besëpakë?
32E si hinë ata ndë varkë, qëndroi era.
33E ata që qenë ndë varkë, erdhë, e ju falnë, e i thoshnë: Vërtet biri i Perndisë je.
34E si shkuanë përteje, vanë ndë vënd të Gjenisaretit.
35E si e njohnë atë burrat’ e atit vëndit, dërguanë rrotullë gjith’ atit vëndit, e prunë nde ai gjith’ ata që ishnë keq e gjëmuarë.
36E i luteshin’ atij, që të zijnë pëqin’ e rrobësë tij vetëmë e sa që e zunë, u shëruanë.

المحددات الحالية:

Mattheo 14: ALTMK27

تمييز النص

شارك

نسخ

None

هل تريد حفظ أبرز أعمالك على جميع أجهزتك؟ قم بالتسجيل أو تسجيل الدخول