Marko 6

6
Krie e gjashtëtë
1E dolli ateje, e vate ndë patridhë të tij, e vanë pas tij edhe mathitit’ e tij.
2E si erdhi e shëtuna nisi të dhidhaks ndë sinaguaj. E shumë kur e digjuanë çuditejnë, e thoshnë: Nga i erdhë këtij këto? E ç’është këjo sofi që ju dha këtij? E çfarë thavmaturgjira bënenë nga duart’ e këtij?
3Nuk është kij ai që bën arkazë, i biri Mariësë, e vëllai i Iakovoit, e Iosiut, e i Iudhësë, e i Simonit? E nukë janë motrat e tij këtu bashkë me nevet? E skandhalisejnë mbë të.
4E Iisui u thosh ature, se: Nuk’ është profit i panderçurë, përveçme ndë qoftë ndë vënd të tij, e ndë njerëz të tij, e ndë shtëpi të tij.
5E nukë mund atje të bënte ndonjë thavmë, përveçme ndë pakëzë të sëmurë vuri duartë e i shëroi.
6E çuditej për pabesllëkn’ e ture; e gjezdiste rrotullë fshatëravet tuke dhidhaksurë.
7E thirri të dimbëdhjetë, e nisi t’i dërgon ata di e di; e u ipte ature udhër mbi Shpirtëra të pëgëra.
8E i porsiti ata që të mos marrënë gjë mb’udhë, përveçme stapit vetëmë, as trajstë, as bukë, as bakër mbë brez të ture.
9Po të mbathejnë shollë, e të mos kenë di palë rroba për të veshurë.
10E u tha ature: Mbë çdo shtëpi që të hini, atje të qëndroni ngjera sa të dili ateje.
11E ata që të mos u dheksjënë juvet, edhe të mos u digjojënë juvet, kur të dili ateje, të shkundni edhe pluhurin’ e këmbëvet suaj, për ma(r)tiri të ture. Se patjatër u thom juvet, që më të leh mundim do të kenë sodhomitë edhe gomorritë ndë ditë të gjuqit, se ai qutet.
12E si duallë jashtë, vanë të qiriksnë, që të meteisinë.
13E shumë të paudhë nxuarë, e lieijnë me vaj shumë të sëmurë, e i shëroijnë.
14E digjoi mbreti Irodhi (sepse u digjua ëmër’ i tij) e thoshte, se: Ioanni që pagëzon u ngre nga të vdekuritë, pra andaj bënenë këto çudi prej si.
15E të tjerë pa thoshnë, se ësht’ Iliaja; e të tjerë pameta, se është profit, a si një nga profitëritë.
16E kur digjoi Irodhi, tha se: Ioanni që i preva unë krietë, ai është, ai u ngjall nga të vdekuritë.
17Sepse ai Irodhi kishte dërguarë e zuri Ioannë, e e lidhi atë ndë hapsanë, për sebep të Irodhiadhësë gruasë Filiput vëllait së tij, që e muar atë grua.
18Sepse Ioanni i thoshte Irodhit: Nukë t’është ndëjierë të keç ti gruan’ e vëllait sit.
19E Irodhiadha kish inat mbë të, e duan ta vrit atë, po nukë mundë.
20Sepse Irodhi i trëmbej Ioannit, se e dij atë që qe njeri i drejtë, edhe shënjt, e e mburon atë, e si e mban vesh, bënte shumë punëra me anë të tij, e e digjon atë me shumë t’ëmblë.
21E si erdhi një ditë e mbarë, ahiere që bën Irodhi gosti për ditë të së lerit së tij, e thirri arhondët’ e tij edhe hiliarhëtë, edhe të parët’ e Galileësë.
22E si hiri brënda edhe vashëza e asaj Irodhiadhësë e luajti valle e i pëlqeu Irodhit edhe ature që qenë me atë bashkë ndë sufra, i tha mbreti vashëzësë: Kërko çdo që të duaç e do të ta ap tij.
23E i bëri asaj be, që: Çdo që të më kërkoç, do të ta ap tij, edhe ndë qoftë gjusmën e mbretërisë sime.
24Edhe ajo si dolli, ja tha mëmësë saj: Ç’të kërkoj? Edhe ajo i tha: Kriet’ e Ioannit Vaptistiut.
25E atë çast u kthie e hiri nde mbreti me të shpejta, e i kërkoi, e i tha: Dua të m’apç mua ndashti mbë një kupë kriet’ e Ioannit Vaptistiut.
26E mbreti ndonëse u helmua shumë, po për be që bëri, edhe për turp t’ature që rrijnë me të bashkë, nukë deshi të prish zëmërënë.
27E atë çast dërgoi mbreti xhelat, e porsiti të biretë kriet’ e tij.
28E ai si vate, e preu atë brënda ndë hapsanë, e e pruri kriet’ atij ndë mashtrëk, e ja dha atë çupësë, e çupa ja dha mëmësë saj.
29E si e digjuanë mathitit’ e tij, erdhë, e ngrijtinë kurmn’ e tij, e e kallë ndë varr.
30E u mbëjuadhë apostojtë ndë Iisui, e i rrëfien’ atij të gjitha, edhe sa bënë, edhe sa dhidhaksnë.
31E u tha ature: Ecëni juvet veçë ndë vënd të shquarë, e prëhuni pakëzë. Se qen’ ata që vijnë, edhe ata që ikëjnë kaqë shumë, që as bukë të haijnë nukë kishnë kohë.
32E vanë veçë me varkë mbë vënd të shquarë.
33E turmat’ i pan’ ata kur vijnë, e e njohnë atë shumë, e u lëshuanë e van’ atje mbë këmbë nga gjithë fshatëratë, e arrijtin’ atje më përpara se ata, e u përmbëjuadhë ndë ai.
34E si dolli Iisui jashtë nga varka, pa shumë turmë. E i erdhi keq për ata, se qenë posi dhëntë pa dëlmier, e nisi t’i dhidhaks ata shumë.
35E si shkoi koha, ju qasnë mathitit’ e tij, e i thanë, se: Vëndi ësht’ erimí, edhe koha është shkuarë.
36Lëshoi ata të venë rrotull fshatëravet e qutetevet, të blejënë bukëra për vetëhe të ture, sepse s’kanë se ç’të hanë.
37Edhe ai u përgjegj, e u tha ature: Epuni juvet ature të hanë. Edhe ata i thon’ atij: Të vemi të blejëmë diqind dhinarë bukëra, e t’u apëmë ature të hanë?
38Edhe ai u thot’ ature: Sa bukëra keni? Hajdeni e shihni. E si vanë e panë, i thanë: Pesë, edhe di pishq.
39E i porsiti ata që t’i vënë të rrinë të gjithë sufrà-sufrà mbi bar të njomë.
40E ndëjnë poshtë çetë-çetë; ca nga njëqind, e ca nga pesëdhjetë.
41E si mori të pesë bukëtë, edhe të di pishqitë, e si vështroi lart ndër Qiell, i bekoi, e i theu bukëtë, e ua dha mathitivet së tij, t’i vijnë përpara ature, edhe të di pishqitë i ndau ndë gjithë.
42E hangrë të gjithë, e u frinë.
43E ngrijtinë nga copatë dimbëdhjetë shporta plot, edhe nga pishqitë.
44E ata që hangrë bukët’ ishnë ngjera pesë mijë burra.
45E atë çast anangasi mathitit’ e tij të hijënë ndë varkë, e të shkojënë më përpara përtej ndë Vithsaidha, ngjera sa të lëshojë ai turmënë.
46E ai si i lëshoi ata, vate mbë mal të falej.
47E si u err, varka qe mbë mes të detit, e ai qe vetëmë ndë dhe.
48E i pa ata që mundonejnë tuke hequrë kupitë (sepse era qe kondrë nd’ata). E mbë të katërtënë të natësë, vate mb’ata tuke ecurë mbi det, e duaj t’u shkon më parë.
49Edhe ata si e pan’ atë që ecën mbi det, u duk nd’ata se është fantasí, e nisnë të thërrisnë.
50(Sepse e pan’ atë të gjithë e u drodhë). E atë çast u foli ature, e u thotë: Kini tharos, se unë jam, mos u trëmbni.
51E hipi mbë ta sipër mbi varkë, e pushoi era, e kaqë më tepër tromaksnë me vetëhe të ture, e u çuditnë.
52Se nuk’ e kishnë kupëtuarë mirë atë që u bë ndë bukëra, se u qe verbuarë zëmër’ e ture.
53E si u hodhë përtej gjolit, erdhë mbë vënd të Gjenisaretit; e atje araksnë ndë liman.
54E poqë duallë ata nga varka, atë çast e njohnë atë.
55E si gjezdisnë ndëpër gjith’ ato vënde që qenë rrotull, nisnë të bijnë mbi shtrate gjith’ ata që qenë sëmurë keq, tekdo që digjoijnë se atje është.
56Edhe tekdo që vij ndë fshatëra, a ndë qutete, a ndë çifliqe, vijnë udhëvet të sëmurëtë, e i lutejn’ atij, që t’i zijnë vetëmë pëqin’ e rrobavet së tij, e sa që e zijnë, shëronejnë nga sëmunda.

المحددات الحالية:

Marko 6: ALTMK27

تمييز النص

شارك

نسخ

None

هل تريد حفظ أبرز أعمالك على جميع أجهزتك؟ قم بالتسجيل أو تسجيل الدخول