Na nesërë mbë këtë kohë tek do të bënj të bierë breshër fort i rëndë, që s’ka rënë kurrë ndonjë herë ndë Egjyptëri, që atë ditë që u themelos gjer tashi, tashi pra dërgo të mbëlethç bagëtit’ e tua, edhe gjithë sa ke ndëpër fushat, (sepse) çdo njeri e shtëzë, që të gjëndetë ndëpër fushat, e të mos bihenë ndë shtëpi, e të bierë breshëri mbi ato, do të vritenë.