YouVersion Logo
Search Icon

Bëratë 11

11
Krie e njëmbëdhjetëtë
1E digjuanë Apostojtë edhe vëllazëritë, që ishnë ndë Iudheë, se edhe të pabesëtë e dheksnë fjalën’ e Perndisë.
2E kur vate Petrua nd’Ierusalim, qërtoijnë me atë ata që kishnë Peritomi.
3E i thoshnë: Pse vajte ndë njerëz që s’janë peritemnurë, e hangre me ta?
4E si nisi Petrua, u dëfton ature një nga një, e u thosh.
5Unë jeshë ndë qutet ndë Iop e faleshë, e paçë ndë një ekstas këtë të parë, njëfarë enë posi çarçaf i madh varturë nga të katër anëtë, e zbriti nga Qielltë e erdhi ngjera tek u.
6E tuke vështruarë mb’atë, kupëtova. E paçë bagëti katërkëmbëja të dheut, edhe bishëtë, edhe gjërpinjtë, edhe zogjt’ e Qiellit.
7E digjova një zë që më thosh: Ngreu, Petro, e pre, e ha.
8E unë thaçë: Mos qoftë, o Zot, se ndonjë e ndierë a e pëgërë nukë hiri kurrë ndë gojë time.
9E m’u përgjegj për së ditit zëri nga Qielli: Ato që ka Perndia të qëruara, ti mos i kij për të pëgëra.
10E këjo u bë ngjera mbë të tretënë herë. E përsëri u hoqnë të gjitha ndër Qiell.
11E ja, atëherë arrijtinë tre njerëz mbë shtëpi tek jeshë konepsurë, të dërguarë nga Qesaria tek u.
12E Shpirti më tha mua të bashkonem me ta, pa ndonjë të ruajturë. E erdhë bashkë me mua edhe këta të gjashtë vëllazër, e hijtim ndë shtëpi t’atij njeriut.
13E ai na rrëfeu nevet qish pa Ëngjëllinë që i dolli përpara ndë shtëpi të tij, e i tha atij: Dërgo njerëz ndë Iop, e thirrë Simonë që quhetë Petro.
14E ai do të të thotë ti fjalë, e me ato fjalë do të shpëtoç ti edhe gjithë shtëpia ote.
15E poqë nisa unë të kuvëndojë, zbriti Shënjti Shpirt mbi ta, si edhe mbi nevet herën e parë.
16E më erdhi ndë fiqir fjala e Zotit, kur thosh, që: Ioanni pagëzoi me ujë, ma juvet do të pagëzoneni me Shpirt Shënjt.
17Nd’është dha që të tillënë dhurëti dha Perndia mb’ata që besuanë mbë Zotnë Iisunë Hristonë, posi edhe ndë nevet, ç’jam unë i zoti që të mbodhis Perndinë?
18E si digjuanë këto fjalë pushuanë, e lëvdoijnë Perndinë, e thoshnë: Adha edhe ndë të pabesë paska dhënë Perndia metani për jetë.
19Ata dha që qenë përhapurë nga helmi që u bë për Stefanë, vanë ngjera mbë Finiq, edhe ndë Qipro, edhe nd’Antiohi, pa folë njeriut fjalënë, përveçme Çifutet.
20E ca prej suresh ishnë nga Qiprua edhe nga Qirini. Këta, si hinë nd’Antiohi, flisnë mbë Elinë e u vangjelisnë Zotnë Iisunë.
21E dor’ e Zotit ish me ta bashkë, e shumë nëmurë njerëzet si besuanë, u kthienë mbë Zotnë.
22E u digjua këjo fjalë ndë veshë të Qishësë që qe nd’Ierusalim për këta. E dërguanë Varnavënë të vij ngjera nd’Antiohi.
23E ai si vate e pa dhurëtin’ e Perndisë, u gëzua, e i porsiti të gjithë të rrijnë me zëmërë të drejtë mbanë Zotit.
24Sepse ish njeri i mirë e plot prej Shënjtit Shpirt e prej beset. E u shtua shumë turmë njerëzet mbë Zonë.
25E Varnava u nis për Tarso të kërkon Savllonë, e si e gjeti atë, e pru atë nd’Antiohi.
26E qëndruanë një motëmot të tërë mbë Qishë, e dhidhaksnë shumë botë, kaqë që nd’Antiohi protoparë u quajtinë mathitejtë Hristianë.
27E mb’ato dit zbritnë nga Ierusalimi nd’Antiohi profitër.
28E si u ngre një prej suresh që quhej Agavo, shënoi me anë të Shënjtit Shpirt një uje të madhe që do të bënej ndëpër gjithë dhe. E ajo uje u bë ndë kohë të Qesar Kllavdhiut.
29E nga mathitejtë sikundrë kish gjithëkush, apofasisnë cilido t’u dërgoijnë ndihmë vëllazëret që rrijnë ndë Iudheë.
30(Si)kundrë edhe e bënë, e u dërguanë pleqet me dorë të Varnavësë edhe të Savllosë.

Currently Selected:

Bëratë 11: ALTMK27

Highlight

Share

Copy

None

Want to have your highlights saved across all your devices? Sign up or sign in