YouVersion Logo
Search Icon

Bëratë 12

12
Krie e dimbëdhjetëtë
1Mb’atë kohë ahiere nisi mbreti Irodh të shtij duartë e të bën të keq mbë ca njerëz nga të qishësë.
2E vrau Iakovonë, të vëllan’ e Ioannit, me thikë.
3E si pa që u pëlqen këjo Çifutet, vuri nijet të zij edhe Petronë (e ishnë dit’ Lipsovet).
4Atë edhe e zuri e e vuri ndë hapsanë, e e dha ta ru(a)ijnë atë katër tufa trimavet nga katër, sepse pas Pashket duaj ta nxir atë ndë llao.
5Petrua dha ruhej ndë hapsanë; ma të falturitë te Perndia bënej gjithënjë për atë nga Qisha.
6E kur duaj Irodhi ta nxir atë, atë natë flij Petrua ndë mes di trimavet, lidhurë me di zinçirë, edhe trimatë përpara derësë ruaijnë hapsanënë.
7E ja, u gjënd atje Ëngjëlli Zotit e një dritë llampsi ndë shtëpi. E si i ra Petrosë ndë brinjë, e ngrijti atë, e i tha: Ngreu me të shpejta. E i ranë zinçirëtë nga duart’ e tij.
8E i tha atij Ëngjëlli: Ngjeshu, e mbath këpucët’ e tua. E bëri kështu. E i thot’ atij: Vish rrobënë tënde, e eja pas meje.
9E dolli, e vij pas si, e nuk’ e dij se ish e vërtetë ajo që bënej me anë t’Ëngjëllit, po i dukej sikur shih ëndërë.
10E si shkuanë të parin’ e të ditinë karaull të trimavet, erdhë ndë portë të hekurtë e që hin ndë qutet, e ajo u hap mb’ata vetiut. E si duallë e ecnë mbë një udhë, e atë çast iku Ëngjëlli prej si.
11E Petrua si erdhi ndë vetëhe të tij, tha: Ndashti e njoha me të vërtetë se paska dërguarë Zoti ëngjëllin’ e tij, e më shpëtoi mua nga duart’ e Irodhit, e nga gjithë shpresëja e llaoit së Çifutet.
12E si e njohu punënë, vate ndë shtëpi të Mariësë s’ëmësë Ioannit, që thuhej Marko, tek qenë mbëjedhurë shumë e falishnë.
13E si i ra portësë avllisë Petrua, erdhi të digjon një kopile që quhej Rodhë.
14E si njohu zën’ e Petrosë, nga gëzimi nuk’ hapi portënë, po vrapëtoi brënda e u rrëfeu se është Petrua ndë portë.
15Edhe ata i thon’ asaj: Ti u marrove. E ajo shtrëngonej të dëfton se kështu është. E ata thoshnë, se ëngjëll’ i tij është.
16Ma Petrua po rrij e çokanis portënë. E si e hapnë, e pan’ atë, e u çuditnë.
17E si u bëri ature nishan me dorë të pushoijnë, u rrëfeu ature qish e nxori Zoti atë nga hapsana, e u tha: Rrëfeni këto Iakovoit edhe vëllazëret. E si dolli ateje, vate ndë tjatër vënd.
18E si u kdhi, u bë shumë nakatosi ndë trima: Vallë ç’u bë Petrua!
19E Irodhi si e kërkoi atë e nuk’ e gjeti, ksetaksi trimatë që e ruaijnë, e porsiti t’i shpijnë t’i vrisnë, e pastaje zbriti nga Iudhea ndë Qesarië, e rrij atje.
20E Irodhi ish zëmëruarë mbë Tiriot, edhe mbë Sidhoniot, ma këta vanë tek ai gjithë bashkë, e me ndihmë të Vllastosë, kamarierit së mbretit, kërkoijnë paq, sepse vëndi i ture ushqenej nga vëndi i mbretit.
21E mbë një ditë të dhiorisurë veshi Irodhi rrobën’ e Mbretërisë e hipi mbë fron, e i dhidhaks ata.
22E llaoi thosh: Zë Perndiet, e jo njeriut.
23E atë çast e goditi atë Ëngjëll’ i Zotit, sepse nukë dha lëvdimnë te Perndia. E si u hëngr’ nga krimbatë, dha Shpirtinë.
24E fjala e Perndisë rritej e shtonej.
25E Varnava edhe Savllua u kthienë nga Ierusalimi, si sosnë punën’ e ture, e muarrë me vetëhe edhe Ioannë që quhej edhe Marko.

Currently Selected:

Bëratë 12: ALTMK27

Highlight

Share

Copy

None

Want to have your highlights saved across all your devices? Sign up or sign in