YouVersion Logo
Search Icon

Bëratë 2

2
Krie e ditë
1E kur erdhi dita e Pendikostisë, rrijnë mbë një vënd të gjithë bashkë.
2E vjen aksafna nga Qielltë një zë sikur u ngre një erë e keqe, e mbushi gjithë shtëpinë, atje tek rrijnë.
3E u duknë ature gjuhëra ndajturë nd’ata posi të zjarta, e ndëjnë mbi cilëdo nga ata.
4E u mbushnë të gjithë prej Shpirtit Shënjt, e nisnë të flisnë të tjera lloi gjuhëra sikundrë u ip ature Shënjti Shpirt të kuvëndoijnë.
5E qenë që rrijnë ndë Ierusalim çifut, njerëz me frikë të Perndisë, nga çdo fili që janë ndënë Qiell.
6E si u bë kij zë u mbëjodh turma, e u trazuanë; sepse digjoijnë sicilido që kuvëndoijnë ndë gjuhë të ture.
7E çuditishnë gjithë, e lijnë mëntë, e thoshnë njeri me jatërinë: Nukë janë gjithë këta që flasënë nga Galilea?
8E po qish navet digjojëmë cilido gjuhënë tonë që kemi lerë ndë të?
9Parthëtë, edhe Midhëtë, edhe Ellamitë, edhe ata që rrinë ndë Mesopotami, e nd’Iudheë, e Kapadhoqi, ndë Pondo, edhe ndë Asi.
10Ndë Frigji, e ndë Pamfili, nd’Egjipto, e mb’anët’ e Liviesë, që është prej Qirinit; edhe Romanët e ardhurë, çifutë e prosilitë.
11Kritikotë, edhe arapëtë, digjojëmë këta që kuvëndojënë ndë gjuhëra tona punët’ e mëdha të Perndisë.
12E lijnë mëntë gjithë e çuditishnë, e thoshnë njeri me jatërinë: Ç’do të jetë këjo?
13E të tjerë pa i përqeshnë, e thoshnë që janë mbushurë me musht.
14E si u ngre Petrua mbë këmbë bashkë me të njëmbëdhjetë, ngrijti zën’ e tij, e u thot’ ature: Njerëz çifut, edhe gjithë juvet që rriji ndë Ierusalim, le të jetë këjo ndë juvet e njohurë, e biri ndë vesh fjalët’ e mia.
15Se këta nukë janë të dejturë, sikundrë mëndoneni juvet; sepse tre është sahati i ditësë.
16Po këjo ësht’ ajo që qe thënë nga profiti Ioili:
17Do të jetë ndë të pastajmetë dit (thotë Perndia) do të derdh unë nga Shpirti im mbi gjithë njerëz; e do të profitepsjënë bijtë tuaj edhe bijatë tuaj; e trimshorëtë tuaj do të shohënë të para, e pleqtë tuaj do të ëndërronenë ëndërra.
18E mbi ropt’ e mi e mbi robinja të mia mb’ato dit do të derdh nga Shpirti im, e do të profitepsjënë.
19E do të bëj çudira lart ndë Qiell e nishane poshtë mbi dhe, gjak e flakë zjarit edhe avull timit.
20Dielli do të kthenetë mb’erësirë, e Hënëza mbë gjak, pa ardhurë edhe dita e Zotit, e madhia, e llampsura.
21E do të jetë, që cilido që të thërresë ëmërin’ e Zotit, do të shpëtojë.
22Njerëz Israilit, digjoni këto fjalët’ e mia: Iisunë Nazoreonë, njeri dëftuarë ndë juvet nga Perndia me punëra të mëdha, e me çudira që bëri Perndia me anë të tij, përpara sivet suaj, sikundrë e dini edhe juvet.
23Këtë që qe dhënë me thelimë të parë e me të dijturë të Perndisë, si zutë juvet e e mbërthietë mbë Kruq me duar të panomet, e vratë.
24Atë Perndia e ngjalli, si e lëshoi nga të dhëmburat’ e vdekëjësë, sepse s’mund të mbahej ai nga vdekëja.
25Sepse thotë Dhavidhi për atë: Unë gjithënjë shohë Zotnë përpara meje; sepse ai rri mb’anë time të djathëtë, që të mos loz.
26Andaj u gëzua zëmëra ime, e gjuha ime mburi; edhe kurmi im do të rrijë me omuth.
27Sepse do të mos lëç Shpirtinë tim ndë pisë, as Shënjtinë tënd do të ndëjeç të kalbetë.
28Më dëftove mua udhët’ e jetësë; do të më mbloç mua me gëzim të faqesë sate.
29O vëllazër, na është nevet ndëjierë të thomi me lefteri ndë ju për Patriarhnë Dhavidh, që edhe vdiqi edhe u kall ndë varr, edhe varr’ i tij është mbanë nevet ngjera sot e kësaj ditet.
30Sepse ai ish profit e e dij që Perndia i taksi atij me be, që nga far’ e mesit së tij do të ngrërë Krishtinë nga an’ e kurmit, e do ta vërë të rrijë mbi fron të tij.
31Profitërisht tha për të ngjallturë të Krishtit, që nukë mbeti Shpirt’ i tij ndë pisë, as kurm’ i tij pa të kalburë.
32Këtë Iisunë e ngjalli Perndia, kësaj punet jemi martirë navet të gjithë.
33E si hipi ai adha mb’anë të djathëtë të Perndisë, e si mori të taksurit’ e Shënjtit Shpirt nga babai, e derdhi këtë që shihni juvet ndashti e digjoni dhurëti.
34Sepse nukë hipi Dhavidhi ndër Qiell, po thot’ ai: Tha Zoti mbë Zotnë tim: Rri mb’anë time të djathëtë.
35Ngjera sa të vë armiqt’ e tua fron ndënë këmbë të tua.
36Le të dijë dha patjatër gjithë shtëpia e Israilit, se atë Iisunë që e mbërthietë juvet ndë Kruq, Perndia e ka bërë Zot edhe Hrishto.
37E si digjuanë, u lutnë ndë zëmërë të ture, e i thanë Petrosë edhe apostojet së tjerë: Ç’të bëjëmë, o vëllazër?
38E u thot’ ature Petrua: Metanoisni, e le të pagëzonetë cilido nga jush, mb’ëmër të Iisuit Krishtit, për të ndëjierë fajetë, e do të merri dhurëtin’ e Shënjtit Shpirt.
39Sepse për juvet është të taksuritë, e për djelm tuaj, edhe për gjithë të largëtë, cilitëdo që do të thërresë Zoti Perndia onë.
40E me shumë fjalë të tjera u mbush ature kokënë e i mpson, e u thosh: Shpëtoni nga kij brez i shtrëmbërë.
41E ata që muarë fjalën’ e tij me gëzim, u pagëzuanë; e u shtuanë atë ditë ndë qishë ngjera tri mijë shpirt.
42E rrijnë e pritnë mbë dhidhahi t’aturevet, e ndë të ndarë, e të ngrënë të bukësë bashkë, edhe ndë të faltura.
43E gjithë njerëzitë qenë mbë frikë, e shumë thavmëra e nishane bënishnë nga apostojtë.
44E gjith’ ata që besoijnë qenë gjithë bashkë, e gjithëçdo kishnë, i kishnë bashkuarë.
45E shitnë të pasuratë edhe plaçkat’ e ture e i ndaijnë ato gjithëvet, çdo që i duhej gjithëkujt.
46E ngaditë prisnë gjithë bashkë shumë kohë ndë Iero; e tuke thierë bukënë shtëpi mbë shtëpi, haijnë me gëzim e me zëmërë të drejtë.
47E lëvdoijnë Perndinë, e shihnë gjithë llaonë me si të mirë. E Zoti pa shton ngadita mb’atë shoqëri ata që besoijnë e shpëtoijnë.

Currently Selected:

Bëratë 2: ALTMK27

Highlight

Share

Copy

None

Want to have your highlights saved across all your devices? Sign up or sign in

Video for Bëratë 2