Bëratë 8
8
Krie e tetëtë
1E Savllosë i pëlqen vreil’ e tij. E u bë atë ditë një ndjekëjë e madhe kondrë Qishësë që qe ndë Ierusalim. E u përhapnë gjithë ndëpër fshatëra të Iudheësë e të Samariësë, përveçme Apostojet.
2Ma njerëz me frikë të Perndisë bënë ksodhn’ e Stefanit, e bënë shumë të qarë mbë të.
3E Savllua prishte Qishënë tuke hirë shtëpi mbë shtëpi e tuke zbranisurë burra e gra, e i vij ndë hapsanë.
4Ata ndonëse qenë përhapurë, vijnë nga një vënd mbë tjatër, tuke dhidhaksurë fjalënë.
5E Filippoi si vate ndë qutet të Samarisë, u dhidhaks ature Krishtinë.
6E turma gjithë mbaijnë vesh me një zëmërë mb’ato që thuheshnë nga Filippoi, tek digjoijnë ata e tek shihnë thavmëtë që bën.
7Sepse nga shumë që kishnë Shpirtëra të pëgëra dilë ata tuke thirrturë me zë të madh. E shumë të mbajturë e të çalë u shëruanë.
8E u bë gaz i madh nd’ata të qutetit.
9Ma një njeri që quhej Simon, gjëndej mb’atë qutet që bën magjira, e gënjen filin’ e Samariësë, tuke thënë vetëhen’ e tij se është një i madh.
10Mb’atë digjoijnë gjithë i madh e i vogëlë, e thoshnë: Kij është ajo fuqi e madhe e Perndisë.
11E i digjoijnë atij, sepse shumë kohë i kish nxjerë ata nga mëntë me magjira të tij.
12Ma kur besuanë te Filippoi, që vangjelis për mbretëri të Perndisë edhe për ëmër të Iisu Hristoit, pagëzonishnë burra e gra.
13Edhe ai Simoni besoi, e si u pagëzua, u bashkua me Filipponë. E si shih nishanet’ e thavmëtë të mëdha që bënejnë, çuditej.
14E si digjuanë apostojtë që qenë ndë Ierusalim, që dheksi fjalën’ e Perndisë Samaria, dërguanë mb’ata Petronë edhe Ioannë.
15E poqë vanë, u lutnë për këta që të mirrë Shpirt Shënjt.
16(Sepse nuk’ ish edhe zbriturë mbë ndonjë nga ata, po vetëmë qenë pagëzuarë nd’ëmër të Zotit Iisuit).
17Atëherë vijnë duartë mbi ta, e mirrë Shënjt Shpirt.
18E si pa Simoni që me të vënë të duarvet s’apostojet ipetë Shënjt Shpirt, u pru ature asprë.
19E u tha: Ëmëni edhe mua këtë eksusi, që mbë këdo të vë duartë sipër, të marrë Shënjt Shpirt.
20Edhe Petrua i thot’ atij: Ergjëndi it le të humbasë me tij bashkë, sepse mëndove që dhurëtia e Perndisë blihetë me asprë.
21Ti s’ke pjesë as shoqëri ndë këtë punë, sepse zëmëra ote nuk’ ësht’ e drejtë përpara Perndisë.
22Bën adha metani nga këjo e keqia jote, e lutju Perndisë ndë ndodhtë që të të ndëjenetë marrëzia e zëmërësë sate.
23Sepse unë të shoh ti që je plot me vërer të pikëtë, e ndë të lidhurë t’adhiqisë.
24E u përgjegj Simoni, e u tha: Lutuni juvet Zotit për mua që të mos vijë mbi mua ndonjë nga këto që thatë.
25E ata si dhanë martiri e dhidhaksnë fjalën’e Zotit, u kthenë ndë Ierusalim, e ndë shumë fshatëra të Samaritet rrëfienë Ungjillë.
26E Ëngjëll’ i Zotit i foli Filippoit, e i tha: Ngreu mbë këmbë, e hajde prej Mesimvrisë, mb’udhë që zbret nga Ierusalimi ndë Gazë. Këjo është shkretëtirë.
27E u ngrë e vate. E ja një njeri nga Ethiopia, hadëm, që qe shumë i vëjierë mbanë Kandhakësë, mbretëreshës’ Ethiopëvet, ai kish mbë dorë gjithë gjën’ e asaj; e kish ardhurë për të falë ndë Ierusalim.
28E kthenej ndënjurë mbë koçi, e dhiavas profitnë Isaianë.
29E i thotë Filippoit Shpirti: Shko përpara e afërou kësaj koçiet.
30E si u lëshua Filippoi me vrap, e digjoi atë që dhiavas profitnë Isaianë, e i tha: Vallë, kupëton ato që dhiavas?
31Edhe ai i tha: Qish mund, ndë mos më dëftoftë mua ndonjë? E ju lut Filipoit të hipën e të rrij bashkë me të.
32E cop’ e kartësë që dhiavas qe këjo: Posi dashi u pru për të therturë, e posi qengj që rri pa zë përpara atij që e qeth atë, ashtu nukë hapi gojën’ e tij.
33Ndë të tapinosurë të tij ju ngre gjuqi i tij. E të lerët’ e tij cili mund ta ksijisjë? Sepse është ngrijturë nga dheu jet’ e tij.
34Ju përgjegj i dredhuri Filippoit, e i thotë: Të lutem, për cilinë e thotë profiti këtë? Për vetëhe të tij, a për ndonjë tjatër?
35E Filippoi hapi gojën’ e tij, e nisi nga këjo kartë, e i evangjelisi atij Iisunë.
36E tek vijnë udhësë, erdhë mbë ca ujë. E thotë i dredhuri: Ja ujë. Ç’më mbodhis mua të pagëzonem?
37Edhe Filippoi i thotë: Ndë beson me gjithë zëmërë, mund. Edhe ai u përgjegj, e tha: Besoj se Iisui Hristoi është i biri i Perndisë.
38E porsiti që të qëndron koçia. E zbritnë që të di nd’ujë, edhe Filippoi edhe i dredhuri. E e pagëzoi atë.
39E poqë duallë nga ujëtë, si Shpirti i Zotit rrëmbeu Filipponë, e më s’e pa atë i dredhuri, e vij tuke gëzuarë udhësë tij.
40E Filippoi u gjënd nd’Azoto, e mbë të shkuarë dhidhaks Ungjillë ndëpër gjithë qutete ngjera sa arriu ai ndë Qesari.
Currently Selected:
Bëratë 8: ALTMK27
Highlight
Share
Copy
Want to have your highlights saved across all your devices? Sign up or sign in
Albanian Tosk New Testament 1827 (transliterated from Greek to Latin) © Interconfessional Bible Society of Albania, 1827.
Dhiata e Re (Meksi Gjirokastriti) 1827 (Toskërisht) New Testament © Shoqëria Biblike Ndërkonfesionale, 1827.