YouVersion Logo
Search Icon

Ioanni 8

8
Krie e tetëtë
1E Iisui vate ndë mal t’Ullinjet.
2E shumë mëngjes u kthie përsëri ndë Iero, e gjithë llaoi vij tek ai, e ndënji, e i dhidhaks ata.
3E Grammatejtë edhe Farisejtë prunë tek ai një grua, që panë zënë ndë kurvëri, e si e qëndruanë atë ndë mes.
4I thon’ atij: Dhaskal, këjo grua ndashti u zu ndë kurvëri.
5E Moisiu na ka porsiturë navet ndë nom, që të tilatë t’i mbulojënë me gurë. Po ti ç’thua?
6E këtë e thoshnë për të guciturë atë, që të mundnë ta kallëzoijnë atë. Ma Iisui u unj mbë dhe e shkruan me gjisht mbi dhe.
7E si rrijnë e pietn’ ata gjithënjë atë, ngrijti krietë e u thot’ ature: Ai që është nga juvet i pafaj, le të shtjerë protoparë mbi të gur.
8E përsëri unji kokënë e shkruan mbë dhe.
9E ata, poqë digjuanë këtë, edhe fiqiri ture i shan, nisnë një nga një të dilë jashtë, që nga pleqtë ngjera ndë të pastajmitë. E mbeti Iisui vetëmë, edhe gruaja që qëndron ndë mes.
10E si ngrijti krietë Iisui, e s’pa ndonjë përveçe gruasë, i thot’ asaj: O grua, ku jan’ ata që të kallëzoijnë? Ndonjë s’të dëmëtoi ti?
11Edhe ajo tha: Ndonjë, Zot. Edhe Iisui i thot’ asaj: As unë s’të dëmëtoj ti. Hajde, e mos fëje më.
12Përsëri Iisui u foli ature, e u tha: Unë jam drita e botësë. Ai që vjen pas meje, do të mos ecëjë nd’erësirë, po do të ketë dritën’ e jetësë.
13Andaj i than’ atij farisejtë: Ti ep martiri për v etëhe tënde. Martiria jote s’ësht’ e vërtetë.
14U përgjegj Iisui, e u thot’ ature: Ndonëse unë ap martiri për vetëhe time, e vërtetë është martiria ime, sepse e di nga kam ardhurë, e ku vete. Ma juvet nukë diji nga vij unë, e ku vete.
15Juvet gjukoni sikundr’ u thotë kurmi, unë ndashti nukë gjukoj ndonjë.
16Edhe ndë gjukofsha unë, gjuqia ime ësht’ e vërtetë, se nukë jam vetëmë, po unë edhe jati im që më ka dërguarë.
17Edhe ndë nom tuaj ëshë shkruarë, që martiria e di njerëzet ësht’ e vërtetë.
18Jam unë që ap martiri për vetëhe time, e ep martiri për mua babai që më dërgoi.
19Edhe ata i than’ atij: Ku është babai it? U përgjegj Iisui: Nukë njihni as mua, as babanë tim. Të njohëtë mua, do të keshëtë njohurë edhe babanë tim.
20Këto fjalë tha Iisui ndë Gazofillaqi, kur dhidhaks ndë Iero, e ndonjë nuk’ e zuri atë, se nukë kish ardhurë edhe sahat’ i tij.
21U tha pagjene ature Iisui: Unë mënjënd vete, e do të më kërkoni mua, e do të vdisni ndë faj tuaj. Tek vete unë, juvet s’mundni të vini.
22Andaj thoshnë çifutë: Mos do të vrasë vetëhen’ e tij, që thotë: Tek vete unë, s’mundi juvet të vini?
23E u thot’ ature: Ju jini nga të poshtërmitë, unë jam nga të lartësmitë. Ju jini nga këjo dinia, unë s’jam nga këjo dinia.
24Andaj u thaçë juvet, që do të vdisni mbë faje tuaj, sepse ndë mos besofçi që unë jam, do të vdisni mbë faje tuaj.
25E i thoshn’ atij: Ti cili je? Edhe Iisui u tha ature: Ai jam, që u kuvëndoj juvet që herën’ e parë.
26Shumë kam të thom për juvet, e t’u dëmëtoj; po ai që më dërgoi ësht’ i vërtetë. E unë ato që digjova nga ai, ato thom ndë botë.
27E ata nukë kupëtuanë, që për babanë u thosh ature.
28Andaj u tha ature Iisui: Kur të ngriri nga dheu të bir’ e njeriut, ahiere do të njihni se unë jam, e vetiut nukë bëj ndonjë punë, po flas sikundrë më dhidhaksi mua babai im.
29E ai që më dërgoi, është me mua. Nukë më la mua vetëmë babai, sepse unë bëj kurdo ato që i pëlqejënë atij.
30E kur thosh ai këto fjalë, shumë besuanë nde ai.
31E u thosh adha Iisui ature çifutet që panë besuarë nde ai: Ndë ruajtishi fjalët’ e mia juvet, do të jini mathitit’e mi të vërtetë.
32E do të njihni të vërtetënë, e e vërteta do t’u lefterosjë juvet.
33Ju përgjegjnë atij: Jemi nga far’ e Avraamit, e nuk’ u bëm kurrë skllev ndë ndonjë. Qish adha thua ti, do të lefterosi?
34U përgjegj mb’ata Iisui: Vërtet, vërtet u thom juvet, që cilido që bën fajnë, është skllav i fajit.
35E skllavi nukë qëndron gjithënjë mbë shtëpi, biri qëndron gjithënjë ndë shtëpi.
36Andaj nd’u shpëtoftë biri juvet, do të jini me të vërtetë të shpëtuarë.
37E di që jini nga far’ e Avraamit; po kërkoni të më vritni mua, sepse fjala ime nukë hin mbë juvet.
38Unë thom atë që kam parë mb’anë të babait sim; ashtu edhe ju atë bëni që mpsuatë nga babai juaj.
39Ju përgjegjnë atij, e i thanë: Babai inë ësht’ Avraami. U thot’ ature Iisui: Të jeshëtë bijt’ e Avraamit, do të bëjëtë punët’ e Avraamit.
40Ma ndashti kërkoni të më vritni mua, njeri që u thaçë juvet të vërtetënë që digjova nga Perndia. Këtë Avraami nuk’ e bëri.
41Juvet bëni punërat’ e babait suaj. Ju përgjegjn’ atij: Nevet s’jemi nga farë kurvërisë. Një baba vetëmë kemi, Perndinë.
42E Iisui u thot’ ature: Ndë qe Perndia babai juaj, pajetërë do të më dojëtë mua; se unë nga Perndia dolla, e arçë; sepse nukë kam ardhurë vetiut, po ai më dërgoi mua.
43Për çfarë punë nukë kupëtoni juvet gjuhënë time? Sepse nukë mundni të ndieni fjalënë time.
44Juvet kini për baba djallinë, e doi të bëni ato që dëshëron babai juaj. Ai ish që vrau njerinë që herën’ e parë. E ndë të vërtetë nukë qëndroi, sepse s’ësht’ e vërtetë nde ai. Kur flet gënjeshtrënë, flet atë që gjan atij, sepse është gënjeshtjar, edhe babai i gënjeshtrësë.
45Po mua nukë më besoni, sepse u thom të vërtetënë.
46Kush nga jush më qërton për faj? E nd’u thom të vërtetënë, përse juvet nukë më besoni mua?
47Ai që është nga Perndia, fjalët’ e Perndisë digjon. Juvet andaj nuk’ i digjoni, sepse s’jini nga Perndia.
48Ju përgjegjnë çifutë, e i than’ atij: Nukë thomi navet mirë, se ti je një Samarit, e i xhindosurë?
49U përgjegj Iisui: Unë s’jam i xhindosurë, po nderoj babanë tim, e juvet më ksenderoni mua.
50Ma unë nuk’ e zë fill nderë tim, është kush e kërkon e do të bëjë gjuq.
51Vërtet, vërtet u thom juvet: Kush të ruajë fjalënë time, do të mos shohë vdekëjë ndë jetë të pasosurë.
52I thonë dha atij Çifutë: Ndashti pa e njohm, që ti je i xhindosurë. Avraami vdiqi, edhe profitëritë, e ti thua: Kush ruan fjalënë time, do të mos hajë vdekëjë ndë jetë të pasosurë.
53Mos je ti m’i madh se Avraami, babai inë, që vdiqi? Edhe profitëritë vdiqnë. Cilinë e bën ti vetëhenë tënde?
54U përgjegj Iisui: Ndë nderoj unë vetëhenë time, nderia ime s’është gjë. Është babai im ai që më nderon, ai që thoi juvet se është Perndia juaj.
55E nuk’ e njohtë atë, ma unë e njoh atë. E ndë thafça që s’e njoh atë, do të jem gënjeshtjar posi juvet. Po e di atë, e fjalën’ e tij e ruaj.
56Avraami babai juaj, gaz të madh e pat, që të shih ditënë time, edhe e pa, e u gëzua.
57I thanë pa çifut’ atij: Edhe pesëdhjetë vjeç s’je, e ke parë Avraamnë?
58U thot’ ature Iisui: Vërtet, vërtet u thom juvet, se pa parë dhe Avraami, jam unë.
59Andaj muarrë gurë të bijnë mbi të. Ma Iisui u fsheh e dolli nga Ieroi, e shkoi ndëpërmes të ture, e ashtu vate.

Currently Selected:

Ioanni 8: ALTMK27

Highlight

Share

Copy

None

Want to have your highlights saved across all your devices? Sign up or sign in