YouVersion Logo
Search Icon

Lluka 14

14
Krie e katërmbëdhjetëtë
1E kur vate ai ndë shtëpi të njëit nga të parët’ e Farisejet të shëtunë, të haij bukë, e ata rrijnë, e vështroijnë atë.
2E ja një njeri i dhropiqasurë, i vjen përpara atij.
3E u përgjegj Iisui e tha mbë dhaskalë të nomit edhe mbë farisej, nd’është ndëjierë të shëtunë të shëruajturitë?
4E ata pushuanë, e zuri, e e shëroi atë, edhe e lëshoi.
5E u përgjegj mb’ata, e tha: Cilit nga juvet ndë i raftë ndë pus gomari a kau, e nukë do ta nxjerë atë, atë çast ndë ditë të shëtunë?
6E as ndë këto nukë mundnë t’i përgjegjishnë atij.
7E u thoshte edhe të së ftuaret ndë gosti paravoli, sepse pa që zgjidhnë vëndet’ e para, e u tha ature:
8Kur të ftoneç nga njeri mbë dasmë, mos rriç ndë vënd të parë, se mos ndodhetë e ka ftuarë i zoti i shtëpisë ndonjë më të nderçurë nga teje.
9E si të vijë ai që ka ftuarë tij edhe atë, do të të thotë tij: Lë vënd këtij. E ahiere me turp do të rriç ndë vënd të pastajmë.
10Po kur të ftoneç, hajde e rri ndë vënd të pastajm, që kur të vijë ai që të ka ftuarë tij, të të thotë tij: Mik, shko më lart. Ahiere do të të jetë tij nder përpara gjithëvet ature që rrinë ndë mësallë.
11Se cilido që larcon vetëhen’ e tij, do të unjetë, e ai që unjetë, do të ngrihetë.
12E i thosh edhe atij që e kish thirturë atë: Kur të bëç drekë a darkë, mos fto miqt’ e tu, as vëllazërit’ e tu, as gjërit’ e tua, as gjitonë të pasurë, se mos ndodhetë e të ftojënë edhe ata tij, e të paguhetë gostia jote.
13Po kur të bëç gosti thirrë të varfërë, sakatër, të çalë, e të verbërë.
14E do të jeç i lumurë, se nukë kanë të ta kseshpërblejënë tij, e do të të kseshpërblenetë tij kur të ngjallenë të drejtëtë.
15E si digjoi një nga të ftuaritë ndë gosti këto, i thot’ atij: Lum ai që të hajë bukë ndë mbretëri të Perndisë.
16Edhe ai i thot’ atij: Një njeri bëri një drekë të madhe e ftoi shumë.
17E dërgoi kopil’ e tij ndë kohë të drekësë t’u thosh së ftuaret: Ejani se mënjënd të gjitha janë gati.
18E zunë të gjithë për një fjalë të hiqishnë. I pari i thot’ atij: Bleva një arë, e kam shtrëngim të vete ta shoh atë. Të lutem, të më ndëjeç.
19E një tjatër i tha: Bleva pesë pëndë qe, e do të vete t’i shoh ata. Të lutem, të më ndëjeç.
20E një tjatër tha: Mora grua, pra andaj nukë mund të vij.
21E si erdhi ai kopil i rrëfeu këto zotit së tij. Ahiere u zëmërua zoti i shtëpisë, e i thotë kopilit së tij: Hajde, shpejto ndëpër sheshe e ndëpër rruga të qutetit, e kallmë këtu brënda të varfërë, sakatër, të çalë, e të verbërë.
22E i thotë kopili zotit: E bëra sikundrë më porsite, e tepëron edhe vënd.
23E i thotë zoti kopilit: Dil mb’udhëra e mbë gardhe, e anangasi të vijënë, që të mblonetë shtëpija ime.
24Se u thom juvet, që: Ndonjë nga ata njerëzit’ e ftuarë do të mos hajë drekënë time.
25E vij me të bashkë turm’ e madhe njerëzet, e si u kthie u thot’ ature:
26Ndë vjen njeri tek unë, e nukë mçon baban’ e tij, edhe mëmënë, edhe gruanë, edhe djelmtë, edhe vëllazëritë, edhe motratë, e akoma edhe Shpirtin’ e tij, nukë mund të jetë mathitiu im.
27Edhe ai që nukë merr mbë krahë Kruqn’ e tij, e më vjen pas meje, nukë mund të jetë mathitiu im.
28Sepse cili nga juvet kur do të bëjë një taracë, nukë rri protoparë të silloisjë ksodhinë që duhetë, e ndë ka me se ta sosjë?
29Se mos si të vërë binanë, e të mos mundjë ta sosjë, nisjënë gjith’ ata që e shohënë të qeshjënë me të.
30E të thonë: Kij njeri zuri të dërton shtëpi, e nukë mundi ta sos.
31A cili ësht’ ai mbret, që kur do të bëjë luftë me një tjatër mbret, nukë rri protoparë të silloisetë, nd’është i zoti t’i dalë përpara me dhjetë mijë tjatërit që vjen mbi të me njëzet mijë?
32E ndë mos kur ësht’ ai akoma larg, dërgon elçi e i lutetë të bëjë paq.
33Kështu dha cilido nga juvet që nuk’ i mçon gjith’ ato që ka, nukë mund të jetë mathitiu im.
34E mirë është kripa, po ndë qoftë kripa e pabulmime, me se do të kripetë?
35Nuk’ ësht’ e vëjierë as për dhe as për plehë, po e shtienë atë poshtë. Ai që ka veshë për të digjuarë, le të digjojë.

Currently Selected:

Lluka 14: ALTMK27

Highlight

Share

Copy

None

Want to have your highlights saved across all your devices? Sign up or sign in

Video for Lluka 14