Lluka 2
2
Krie e ditë
1E u bë mb’ato dit ahiere, dolli urdhër prej Avgustoit Qesarit që të shkruheshnë për pagë gjithë bota sa urdhëronte ai.
2(Këta të shkruarë të parë u bë kur kish zotërin’ e Siriësë Qirinioi).
3E vijnë gjithë të shkruheshnë, e të ipnë ëmërinë cilido ndë qutet të tij.
4Hipi edhe Iosifi nga Galilea prej Nazaretit ndë Iudheë ndë qutet të Dhavidhit që quhetë Vithleem (se ai ish nga shtëpia, edhe nga fëmij’ e Dhavidhit).
5Të shkruhej, e t’ip ëmërin’ e tij bashkë me Mariamnë, që e kish aravoniasurë për grua, e ajo qe me barrë.
6E gjau kur qen’ ata atje, i arrijtinë ditë asaj për të pjellë.
7E polli të bir’ e saj të parin’ e të vetëminë, e e lidhi atë, e e vuri ndë grasht, se nukë qe vënd tek kishnë konepsurë.
8E qenë dëlmerë mb’ato anë t’atit vëndit që ruaijnë me radhë kopet’ e dhëndet gjithë natënë rrotull.
9E ja Ëngjëlli i Zotit u duk mb’ata afër, e dritë nga Zoti i thambosi ata, e u frikuanë frikë të madhe.
10E u thotë Ëngjëlli ature: Mos trëmbi, sepse u vangjelis juvet gëzim të madh, që do të jetë ndë gjithë llao.
11Se u leu juvet sot ndë qutet të Dhavidhit ai që u shpëton, e ai është Krishti Zoti.
12E kij është nishan mbë juvet, do të gjeni foshnjë të fashqosurë, që gjëndetë ndë grasht.
13E aksafna bashkë me Ëngjëllinë gjau një turm’ asqer Ëngjëjet Qiellet, që lëvdoijnë Zotnë, e thoshnë:
14Lëvdim nde Perndia që është mbë të lartinë Qiell, e paq mbë dhe, ndë njerëz që kanë zëmërë të mirë.
15E u bë si u hoqnë prej ature Ëngjëjtë, e vanë ndër Qiell, e njerëzitë dëlmerëtë thanë njëri me jatërinë: Le të vemi ngjera mbë Vithleem, e të shohëmë këtë punë që u bë, sikundrë na e dëftoi Zoti navet.
16E erdhë me të shpejta, e gjenë Mariamnë, edhe Iosifnë, edhe djalënë që ishte ndë grasht.
17E si e panë e kupëtuanë fjalënë që u qe thën’ ature për këtë djalë.
18E gjith’ ata që e digjuanë u çuditnë, për ato që u rrëfienë ature dëlmerëtë.
19E Mariami i vështron gjithë këto fjalë, e i mban ndë zëmërë të saj.
20E u kthienë dëlmerëtë, tuke lëvduarë e tuke mburturë Perndinë, për gjith’ ato që digjuanë e panë, sikundr’ u qe thën’ ature më përpara.
21E si u mbushnë të tetë ditë për të prerë vetëhen’ e djalit, e ju vu ëmër’ i tij Iisu, sikundrë i qe thënë nga Ëngjëlli, pa qënë dhe zënë ai ndë bark të mëmmësë.
22E kur erdhë ditë të qëruarit së saj, sikundrë thoshte nomi i Moisiut, e shpun’ atë ndë Ierusalim, ta nxirë përpara Zotit.
23(Sikundr’ është shkruarë ndë nom të Zotit: se çdo mashkull që del përpara nga barku i mëmmësë, do të thuhetë Shënjt i Zotit).
24E të ipnë kurban sikundrë është shkruarë ndë nom të Zotit, një par tura, a di bicune pëllumbavet.
25E ja, ishte një njeri ndë Ierusalim, që quhej Simeon, e kij njeri ishte i drejtë, e me frikë të Perndisë, e prit parigorin’ e Israilit, e Shpirti Shënjt qe mb’atë.
26E i qe dëftuarë atij nga Shënjti Shpirt, që të mos shih vdekëjë, pa parë Krishtin’ e Zotit.
27E e pru Shënjti Shpirt ndë nao, e kur shpunë përinjtë djalënë Iisunë, që të bëjn’ ata për të sikundrë qe adeti i nomit.
28E ai e priti atë ndë llëra të tij, e lëvdoi Perndinë, e tha:
29Ndashti të lëshoç ropnë tënd, o Zot, me paq sikundrë qe thënë,
30Se panë sit’ e mia lefterinë që u dha nga teje.
31Që e bëre gati përpara gjithë filivet.
32Dritë për të ndriturë filitë, e për nder të llaoit sit Israilit.
33E Iosifi edhe mëm’ e tij çuditejnë për ato që thuheshnë për të.
34E i bekoi ata Simeoni, e tha nde mëm’ e tij Mariami: Ja kij gjëndetë për të gremisurë, e për të ngriturë shumëvet ndë Israil, edhe për nishan që do të thonë kondrë për të.
35(Edhe ndëpër zëmërë tënde do të shkojë kordhë) që të çfaqenë nga shumë zëmëra silloira.
36E ishte Anna profitesha e bij e Fanuilit, prej filis’ e Asirit, ajo qe shumë e moçme, e rroi me burrë të saj shtatë vjet nga vashëzëja e saj.
37E ajo qe e ve ngjera tetëdhjetë e katër vjeç, që ajo nukë hiqej nga naoi të falej nat’ e ditë me agjërim e me të lutura.
38Edhe ajo u duk atje atë sahat, e bënte efharisti nde Zoti, e flit për atë gjithëvet ature që pritnë shpëtim ndë Ierusalim.
39E si i bënë gjith’ ato që thosh nomi i Zotit, u kthienë ndë Galileë, ndë qutet të ture ndë Nazaret.
40E djali rritej e forconej me Shpirt, e mbushej me sofi. E dhurëti e Perndisë qe mbë të.
41E vijnë përint’ e tij nga mot ndë Ierusalim, ndë të krëmte të pashkësë.
42E kur u bë dimbëdhjetë vjeç, hipnë ata ndë Ierusalim, sikundrë qe adeti i së krëmptesë.
43E si teliosnë ditë mbë të kthierë të ture, Iisui djali mbeti ndë Ierusalim, e nuk’ e kupëtoi Iosifi, edhe mëm’ e tij.
44Sepse thanë se ishte ai ndë shoqëri, e ecnë një ditë udhë e e kërkoijnë atë ndë gjëri e ndë të njohurë.
45E si nuk’ e gjen’ atë, u kthienë ndë Ierusalim tuke kërkuar’ atë.
46E u bënë tri dit sa e gjen’ atë, që rrijte ndë mes të dhaskalëvet, e i digjon ata, edhe i piet.
47E çuditejnë gjith’ ata që e digjoijn’ atë, mbë urtëci, edhe mbë të përgjegjurë të tij.
48E si e pan’ atë lanë mëntë, e i thotë ëmma e tij: Bir, ç’na bëre navet kështu? Ja jati it edhe unë të kërkojëmë tij me pikëllim.
49E u thot’ature: Pse më kërkojëtë juvet mua? Nuk’ e dijëtë se unë do të jem ndë punëra të babait sim?
50E ata nuk’ e kupëtuanë fjalënë që u tha ature.
51E zbriti bashkë me ta, e erdhi ndë Nazaret, e ishte ndë urdhër të ture, e ëmm’ e tij gjithë këto fjalë i mbëjidh e i mbante ndë zëmërë të saj.
52E Iisui çutej mbë sofi, e mbë të rriturë të kurmit, e mbë dhurëti përpara Perndisë, e përpara njerëzet.
Currently Selected:
Lluka 2: ALTMK27
Highlight
Share
Copy
Want to have your highlights saved across all your devices? Sign up or sign in
Albanian Tosk New Testament 1827 (transliterated from Greek to Latin) © Interconfessional Bible Society of Albania, 1827.
Dhiata e Re (Meksi Gjirokastriti) 1827 (Toskërisht) New Testament © Shoqëria Biblike Ndërkonfesionale, 1827.