Lluka 6
6
Krie e gjashtëtë
1E të parënë shëtunë që qe nga e dita ditë e pashkësë, u ndodh të shkon ndëpërmes të aravet së mbjella, e mathitit’ e tij mbëjidhnë kallësë, e si i fërkoijnë me duar, i haijnë.
2E ca nga Farisejtë u than’ ature: Pse bëni juvet atë që nuk’ është ndëjierë të bënetë ndë të shëtunë?
3E u përgjegj ature Iisui, e u tha: As këtë nukë dhiavastë që bëri Dhavidhi, kur pati u ai edhe ata që qenë me të bashkë?
4Qish hiri ndë shtëpi të Perndisë, e mori bukët’ e prothesit e i hangri, e u dha edhe ature që qenë me të bashkë, që ato s’është ndëjierë t’i hajë njeri, përveçme priftëret?
5E u thosh ature, që i biri i njeriut është Zot edhe i së shëtunësë.
6E u ndodh edhe ndë tjatër të shëtunë të hin ai ndë sinaguaj e të dhidhaks, e atje qe një njeri që kish dorën e djathëtë të thatë.
7E e vështroijnë atë grammatejtë edhe Farisejtë nd’e shëron të shëtunë, që t’i gjeijn’ atij të sharë.
8E ai i dij silloit’ e ture, e i thot’ atij njeriut që kish dorënë të thatë: Ngreu e qëndro ndë mes. Edhe ai u ngre e qëndroi mbë këmbë.
9U thot’ adha Iisui ature: Do t’u pies juvet një fjalë: Ësht’ e udhësë të shëtunatë të bëjëmë të mirë, a të bëjëmë të keq, të sosjëmë Shpirt, a ta humbasëmë?
10E si u kthie e vështroi gjith’ ata, i tha njeriut: Ndëj dorënë tënde. Edhe ai bëri si i tha. E ju bë dora e tij e shëndoshë si edhe tjetëra.
11E ata u mbushnë me pikëllim, e kuvëndoijnë njeri me jatërinë, çfarë punë t’i bëijnë Iisuit.
12E u bë mb’ato dit, dolli ndë mal të falej, e shkonte gjithë natënë mbë të falë të Perndisë.
13E kur u kdhi e u bë ditë, thirri mathitit’ e tij, e si zgjodhi nga ata dimbëdhjetë, mb’ata dha edhe ëmërinë Apostoj.
14(Simonë që i vuri ëmërinë Petro, edhe Andhreanë vëllan’ e tij, Iakovonë, edhe Ioannë, Filipponë, edhe Varthollomeonë.
15Mattheonë, edhe Thomanë, Iakovonë të bir’ e Allfeosë, edhe Simonë që thuhetë Zilloti.
16Iudhënë, të bir’ e Iakovoit, edhe Iskariotnë Iudhë, atë që u bë prodhot).
17E si zbriti me ta bashkë qëndroi ndë një vënd të sheshuarë ai edhe mathitit’ e tij, edhe një turm’ e madhe llaoit nga gjithë vënd’ i Iudheësë, edhe Ierusalimit, edhe prej anëvet detit së Tirosë, edhe të Sidhonësë, që këta erdhë të digjoijnë atë, e të shëronishnë nga sëmundët’ e ture.
18Edhe ata që piraksishnë nga Shpirtet’ e pëgëra vijnë e shëronishnë.
19E gjithë llaoi kërkon ta zij me dorë, sepse dilte nga ai një fuqi, e i shëron të gjithë.
20E ai si ngrijti sitë mbë mathitit’ e tij, thosh: Lum ju të varfëritë, se juaja është mbretëria e Perndisë.
21Lum ju që kini ndashti u, se do të frihi. Lum ju që qai ndashti, se do të qeshni.
22Të lumurë do të jeni ahiere kur t’u zbojënë juvet njerëzitë, edhe kur t’u veçojënë juvet, e t’u dhunojënë, e t’u krejënë ëmërinë tuaj si të ligj e të ndjetë për sebep të birit së njeriut.
23Gëzoni mb’atë ditë e hidhi, sepse vështroni sa e madhe është paga juaj ndë Qiell, se të tilatë bënë mbë profitër baballarët’ e ture.
24Po ve mbë ju të pasuritë, se gëzimnë tuaj e muartë.
25Ve mbë juvet që jeni të ngosëtë, se do t’u vijë u. Ve mbë juvet që qeshni ndashti, se do të helmoneni e do të qai.
26Ve mbë juvet kur t’u bekojënë, e t’u nderojënë njerëzitë, se kështu bëijnë ndë profitër të rrem baballarët’ e ture.
27Po juvet u thom që digjoni: Doi hasmëritë tuaj; bëni të mirë mb’ata që nuk’ u duanë juvet.
28Uroni ata që u nëmjënë juvet, e u mallëkojënë; e lutuni për ata që u gucitjënë juvet.
29Nde ai që të të bjerë tij me shuplakë ndë njërënë faqe, kthei atij edhe tjatërënë. E atij që të të marrë tij gunënë, lei edhe këmishënë.
30Cilitdo që të kërkojë, epi; edhe atij që të marrë të tuatë, mos ja kërko prapë.
31Edhe sikundrë doi t’u bëjënë njerëzitë juvet, ashtu bëni edhe juvet ature.
32E nd’është që të doi ata që u duanë juvet, ç’dhurëti kini juvet? Sepse edhe fajëtorëtë duanë atë që i do ata.
33E nd’është që të bëni të mirë mb’ata që u bëjënë juvet të mirë, ç’pagë kini juvet? Sepse edhe gjinahqarëtë të tilatë bëjënë.
34E nd’është që të huani mb’ata që kini omuth që t’i mirri prapë, ç’pagë kini juvet? Sepse edhe fajëtorëtë huajënë fajëtorëvet, që të marrënë të tilatë.
35Po të doi hasmëritë tuaj, e t’u bëni të mirë, e të huani pa omuth të mirri gjë. E do të jetë paga juaj e madhe, e do ini të bijt’ e së lartit, sepse ai është i mirë mb’ata që e mçojënë, e mbë të këqinj.
36Bënuni dha lejmonjarë, sikundrë është edhe babai juaj lejmonjar.
37E mos hiqni mbë gojë, që të mos u heqëjnë. Mos kallëzoni, të mos kallëzoneni. Ndëjeni, që t’u ndëjejënë.
38Ipni, e do t’u ipet’ edhe juvet. Matës të mirë të ngjeshurë, e të tundurë, e të ksehilisurë do t’apënë ndë gji tuaj; se me atë matës që matni, me atë do t’u kthenetë t’u matet’ edhe juvet.
39E u tha ature edhe një paravoli: Mos mund i verbëri të heqjë të verbërinë? Nukë do të bienë të di ndë trap?
40Nuk’ është mathiti mbi dhaskalin’ e tij, ma cilido të jetë i sosurë si dhaskal’ i tij.
41E po pse sheh halënë që është ndë si të vëllait sit, e nukë kupëton tranë që është ndë si tënd?
42A qish mund t’i thuaç vëllait sit: Le, o vëlla, të xjer halënë që është ndë si tënd, kur nukë sheh tij tranë që është ndë si tënde? Ipokriti (me di faqe), nxir më përpara tranë nga siri it, e ahiere do të shohç të nxjerç halënë që është ndë si të vëllait sit.
43Se s’është ndonjë lis i mirë që të bëjë pemmë të kalbëtë; as lis i kalbëtë të bëjë pemmë të mirë.
44Çdo lis nga pemma e tij njihetë, sepse nukë mbëjedhënë fiq nga gjëmbatë, as nga ferra vjelënë rrush.
45Njeriu i mirë nga hazinea e mirë e zëmërësë tij nxjer të mirënë; e njeriu i lig nga hazineja e ligë e zëmërësë tij nxjer të ligënë; se nga ajo që tepëron ndë zëmërë flet goja e tij.
46E pse më thoi juvet mua: Zot, o Zot, e nukë bëni ato që u thom?
47Cilido që vjen tek u, e digjon fjalët’ e mia, e i bën ato, do t’u dëftoj juvet me cilinë gjan.
48Ai gjan me një njeri që kur bën shtëpinë rrëmon, e thellon, e vë binanë mbi shpellë, e kur erdhi ujëtë, e i ra lumi asaj shtëpiet, s’mundi ta luan atë shtëpi, sepse kish binanë mbi gur.
49E ai që digjon e nukë bën, gjan me një njeri që bën shtëpinë mbi dhe pa bina; mb’atë ra lumi, e atë çast ra, e u bë të rarit’ e asaj shtëpiet të madh.
Currently Selected:
Lluka 6: ALTMK27
Highlight
Share
Copy
Want to have your highlights saved across all your devices? Sign up or sign in
Albanian Tosk New Testament 1827 (transliterated from Greek to Latin) © Interconfessional Bible Society of Albania, 1827.
Dhiata e Re (Meksi Gjirokastriti) 1827 (Toskërisht) New Testament © Shoqëria Biblike Ndërkonfesionale, 1827.