YouVersion Logo
Search Icon

Marko 10

10
Krie e dhjetëtë
1E si u ngre ateje, vjen ndë sinorë të Iudheësë, përtej Iordhanit. E pameta vijënë me të bashkë shumë turmë njerëzet, e përsëri i dhidhaks ata si edhe përpara.
2E si ju qasnë pranë Farisejtë, e pietn’ atë, nd’është ndëjierë të ndajë burri gruanë, tuke guciturë atë.
3Edhe ai u përgjegj, e u tha ature: Ç’ju porsiti juvet Moisiu?
4Edhe ata i thanë: Moisiu na porsiti të shkruajmë kartë të së ndarit, e ta ndajëmë.
5Edhe Iisui u përgjegj, e u tha ature: Si pa zëmërënë tuaj të keqenë u shkroi juvet këtë porsi.
6Po që kur u bë pllasi, mashkull edhe fëmërë i bëri ata Perndia.
7E për këtë do të lërë njeriu baban’ e tij edhe mëmënë, e do të bashkonetë me grua të tij.
8E do të bënenë të di një kurm, kaqë që s’janë më di, po një kurm.
9Atë dha që bashkoi Perndia, njeriu le të mos e ndajë.
10E pameta ndë shtëpi e pietn’ atë mathitit’ e tij për atë.
11E u thot’ ature: Çdo njeri që të ndajë gruan’ e tij e të martonetë me tjatër, bën mihi mbë të.
12E pameta ndë ndajtitë gruaja burrën’ e saj, e të martonetë me tjatër, ajo bën mihi (kurvëri).
13E i prun’ atij djelm, që të vij duartë mbi ta, e mathititë i qërtoijnë ata që i prunë.
14E si pa Iisui, u zëmërua, e u tha ature: Liri djelmtë të vijënë ndek u, e mos i mbodhisni ata, se së tillëvet është mbretëria e Perndisë.
15Me të vërteta u thom juvet, ai që të mos marrë mbretërin’ e Perndisë posi djalë, do të mos hijë mbë të.
16E si i angaliasi ata, e vuri duartë mbi ta, i bekoi ata.
17E tek dolli ai të mirr udhë, u lëshua një me vrap, e i ra mbë këmbë, e e piet atë, e i thosh: Dhaskal i mirë, ç’të bëj të marr pjesë jetën’ e pasosurë?
18Edhe Iisui i tha atij: Pse më thua të mirë? S’është ndonjë i mirë, përveçme një, Perndia.
19Porsitë i di: Mos miheps e kurvëroç, mos vraç njeri, mos vidh, mos bën martiri mbë të rrem, ndero babanë edhe mëmënë tënde.
20Edhe ai u përgjegj e i tha atij: Dhaskal, këto të gjitha i ruajta që ndë të ri tim.
21Edhe Iisui si vështroi nde ai me si të mirë, e deshi atë, e i tha atij: Edhe një të lipsetë, hajde e sa ke shiti, e epua së varfëret, e do të keç hazine ndë Qiell, e eja, e si të ngrëç Kruqnë, ecë pas gjurmëvet së mia.
22Edhe ai u vrë për këtë fjalë, e iku helmuarë, sepse kishte gjë shumë.
23E si vështroi rrotull Iisui, u tha mathitivet së tij, se të pasuritë me shumë shtrëngim do të hijënë ndë mbretëri të Perndisë.
24E mathititë çuditejnë për fjalë të tij. E Iisui pameta u përgjegj, e u tha ature: Djelm, sa zahmet është të hijënë ndë mbretëri të Perndisë ata që kanë omuthnë ndë gjë.
25M’e kollajtë është të shkojë gamilia ndëpër vërrë të gjëlpërësë, se të hijë i pasuri ndë mbretëri të Perndisë.
26E ata më tepër çuditejnë, e thoshnë me vetëhe të ture, që cili vallë mund të sosetë?
27E si vështroi mb’ata Iisui, thotë: Mbanë njerëzet s’mund të bënetë, po mb’anë të Perndisë; se mb’anë të Perndisë të gjitha janë të kollajta.
28E Petrua nisi t’i thosh atij: Ja navet që i lam të gjitha e erdhm pas teje.
29Edhe Iisui u përgjegj, e u tha: Me të vërteta u thom juvet, nuk’ është ndonjë që të lërë shtëpi, a vëllazër, a motra, a baba, a mëmë, a grua, a djelm, a ara për mua edhe për Ungjill.
30Që të mos marrë njëqind për një ndashti ndë këtë jetë, shtëpira, e vëllazër, e motra, e mëmë, e djelm, e ara, ndë mes të vdekëjësë, edhe ndë jetë që vjen, jetë të pasosurë.
31E shumë nga të parëtë do të bënenë të pastajmë, e nga të pastajmitë të parë.
32E ishnë mb’udhë që hipëijnë prej Ierusalimit, e Iisui u shkon përpara ature, e çuditejnë, e i vijnë pas me frikë. E si mori pameta mbënjanë të dimbëdhjetë, nisi t’u rrëfen ature ato që duajnë t’i vijnë atij.
33Se ja që vemi navet lart ndë Ierusalim, e i biri njeriut do të ipetë ndë të parët’ e priftëret edhe ndë Grammatej, e do ta gjukojënë atë ndë milete të tjera.
34E do ta përqeshjënë atë, e do ta rrahënë me kamçi, e do ta pështijënë mbë faqe, e do ta vrasënë, e të tretënë ditë do të ngjalletë.
35E ju qasnë afër atij Iakovoi edhe Ioanni, të bijt’ e Zevedheosë, e i thonë: Dhaskal, duamë të na bëç navet atë që do të të kërkojëmë.
36Edhe ai u tha ature: Ç’doni të ju bëj unë juvet?
37Edhe ata i than’ atij: Epna navet që të rrimë ndë mbretëri tënde njëri mb’anë të djathëtë, e njëri mb’anë të mëngjërë.
38Edhe Iisui u tha ature: Nukë diji se ç’kërkoni. Mundni të piji potirë që pi unë, edhe të pagëzoneni pagëzimnë që pagëzonem unë?
39Edhe ata i than’ atij: Mundjëmë. Edhe Iisui u thot’ ature: Vërtet potirë që pi unë, do ta piji, edhe me pagëzim që pagëzonem unë do të pagëzoneni.
40Po të rriji mb’anë time të djathëtë, edhe mb’anë time të mëngjërë, nuk’ është imia t’ua ap, po (do t’ipetë) ature që është bërë gati për ta.
41E si e digjuanë të dhjetë nisnë të zëmëronishnë për Iakovonë edhe për Ioannë.
42Edhe Iisui i thirri ata, e u tha: E diji juvet që ata që vënë ndër mënd të urdhërojënë filit’ e tjera, ata dëftojënë urdhërinë mbi to, e të parët’ e ature i mundojënë ato.
43Po ndë juvet nukë do të jetë kështu; po ai që do të jetë m’i madh ndë juvet, do të jetë shërbëtori juaj.
44Edhe ai nga juvet që do të jetë i parë, do të jetë kopil i së gjithëvet.
45Sepse i biri i njeriut nuk’ erdhi të shërbenetë, po të shërbejë, e të apë Shpirtin’ e tij për kseshpërblim të së shumëvet.
46E vijënë ndë Ieriho, e si dolli ai edhe mathitit’ e tij, edhe shumë turmë nga Ierihoja, Vartimeoi i verbëri i biri i Timeosë, rrijte mb’anë t’udhësë, e lipën.
47E si digjoi se është Iisui Nazarinoi, nisi të thërrit, e të thosh: Iisu i biri Dhavidhit lejmonismë mua.
48E e qërtoijn’ atë shumë, që të pushojë, e ai shumë më tepër thërrit: I biri Dhavidhit, lejmonismë mua.
49E si qëndroi Iisui, tha ta thërrisn’ atë, e i thërresënë të verbërit, e i thoshnë: Kij tharos, ngreu, të thërret tij.
50Edhe ai si sveshi gunën’ e tij, u ngre e erdhi te Iisui.
51E ju përgjegj Iisui, e i thotë: Ç’do të të bëj ti? Edhe i verbëri i thot’ atij: Dhaskal, që të shoh.
52Edhe Iisui i thot’ atij: Haide, besa jote të sosi ti. E atë

Currently Selected:

Marko 10: ALTMK27

Highlight

Share

Copy

None

Want to have your highlights saved across all your devices? Sign up or sign in