të dalëtë 15
15
1Atëhere i këndoi Zotit Moisiu edhe të bijt’ e Israilit këtë kënkë, edhe kënduanë tuke thënë: Le t’i këndonj Zotit, sepse u lavdërua me lavdërim, Hodhi ndë det kalin’ edhe kalorësin’ e ati.
2Zoti (është) fuqia ime edhe kënka eme, Edhe qëndroi shpëtimi im, Ay (është) Perëndia im, edhe do ta lavdëronj, Perëndia i tim et, edhe do ta lartonj.
3Zoti (është) luftëtar i fortë, Emëri i ati (është) Zot.
4Hodhi ndë det qerret’ e Faraonit, edhe ushtërin’ e ati, Edhe të sgjedhuritë kryeluftëtarët’ e ati u mbytnë ndë Det të Kuq.
5Thellësirat’(e ujit) i mbuluan’ ata, Posi gur u krethnë ndë të thellat.
6E diathta jote, o Zot, u lavdërua për fuqinë, E diathta jote, o Zot, dërrmoi arëmikunë.
7Edhe me madhërinë tënde të lartënë shove ata që u ngrenë kundrë teje, Dërgove zemërimnë tënt, edhe i fërkati ata posi kallam.
8Edhe me frymën’ e zemërimit tënt ujërat’ u grumbulluanë bashkë, Valëtë qëndruanë posi tok, avyssat’ u ngulnë ndë mest të detit.
9Arëmiku tha: Do t’(i) ndiek, do t’(i) harrinj, Do të ndanj plaçkatë; Shpirti im em do të ngihetë për ata, do të heq kordhënë time, Dora ime i ka për të shuar ata.
10Fryjte erënë tënde, (edhe) deti mbuloi ata, U krethnë posi plump ndë ujëra të frikëshime.
11Kush (është) posi ti, o Zot, ndër perëndirat? Kush (është) posi ti, i lavdëruarë ndë shënjtëri, I çudiçim ndë lavdërime, ti që bën çudi (të frikëshime)?
12Ndejte dorën’ e diathtë, (edhe) dheu i përpiu ata.
13Me përdëllimnë tënt i hoqe udhënë kësaj gjëndëje (që) shpërbleve, I hoqe udhënë me fuqinë tënde ndë vënt të shënjtërisë sate.
14Gjëndëjetë do të gjegjenë, (e) do t’i marrë frika, Dhëmbëje i kanë për të pushtuarë vëndësit’ e Palestinësë.
15Atëhere do të habitenë të parët’ e Edhomit, Frika i ka për të marrë të parët’ e Moavit, Gjithë vëndësit e Hanaanit do të tretenë.
16Frikë e dridhëje do t’u vinjë atyre, Nga të matht’ e krahut tënt do të nguronenë, gjersa të shkonjë gjëndëja jote, o Zot, Gjersa të shkonjë këjo gjëndëja (që) fitove.
17Do t’i këllaç ata, e do t’i mbiellç ata ndë malt të trashëgimit tënt, (Ndë) vënt, o Zot, (që) bëre gati për të ndenjuritë tat, (Ndë) shënjtëroret, o Zot, (që) ngrehnë duart’ e tua.
18Zoti do të mbëretëronjë ndë jetët të jetëvet.
19Sepse hynë kuajt’ e Faraonit ndë det bashkë me qerret e ati e me kalërin’ e ati, edhe Zoti ktheu ujërat’ e detit mbi ata, edhe të bijt’ e Israilit shkuanë ndëpër të thatë ndë mest të detit.
20Edhe Mariamë profitëresha, e motra e Aaronit, mori tymbanënë ndë dorë të saj, edhe gjithë gratë duallë prapa asai me tymbana e me valle.
21Edhe Mariama u përgjegjej atyre: Këndoni Zotit, sepse u lavdua me lavdim, Hodhi ndë det kalin’ edhe kalorësin’ e ati.
22Atëhere Moisiu ngriti Israilitëtë nga Deti i Kuq, edhe duallnë ndë shkretëtirët të Shurit, edhe ecëninë tri dit ndë shkretëtirët, edhe nukë gjenin’ ujë. 23Edhe së andejmi erthnë ndë Merahë, po s’munt të pininë nga ujërat e Merahësë, sepse ishinë të hidhura, përandaj u kluajti Merahë. 24Edhe gjëndëja murmuronte kundrë Moisiut: Ç’të pimë? 25Edhe (Moisiu) i thërriti Zotit, edhe Zoti i dëftoi ati një dru (të cilënë) kur e hodhi nd’ujërat, ujërat’ u ëmbëlsuanë. Atie u dha atyre porosi e urdhër, edhe i provoi ata,
26edhe tha: Ndë dëgjofsh me kujdes zën’ e Zotit Perëndisë tënt, edhe ndë bëfsh atë që pëlqen ndë syt t’ati, edhe ndë mbajç porosit’ e ati, edhe ndë ruajç gjith’ urdhërimet’ e ati, nukë do të bie mbi ty asndonjë prei sëmundëjevet që prura mbi Egjyptianët, sepse unë (jam) Zoti që të shëronj ty.
27Pastaj erthnë ndë Elim, atie ku (ishinë) dymbëdhietë gurra ujërash, edhe shtatëdhietë drunj hurmave, edhe atie ngulnë ushtërinë, afër ujëravet.
Currently Selected:
të dalëtë 15: AL1884
Highlight
Share
Copy
Want to have your highlights saved across all your devices? Sign up or sign in
Old Testament books in Tosk by Kostandin Kristoforidhi (transliteration from Greek to Latin) 1884
© Interconfessional Bible Society of Albania
Libra të Dhiatës së Vjetër të përkthyera në dialektin tosk nga Kostandin Kristoforidhi në 1884 (transliterim nga gërmat greke në latine) © Shoqëria Biblike Ndërkonfesionale e Shqipërisë