21
1Tashi këta (janë) gjyqetë, që do të bësh përpara atyreve. 2Ndë blefsh shërbëtuar evre, gjashtë viet ka për të shërbyerë, e të shtatinë (vit) ta lironjç, dhurëti. 3Ndë pastë hyrë i vetëmë, i vetëmë do të dalë; ndë pastë pasurë grua, atëhere edhe gruaja e ati do të dalë bashkë me atë. 4Ndë i pastë dhënë ati grua i zoti, edhe t’i ketë piellë bij a bila, gruaja edhe djemt’ e asai do të jenë të zot, edhe ay do të dalë i vetëmë. 5Po shërbëtori ndë thëntë faqeza: Dua tem zot, (e) gruanë time, e djemt’ e mi, nukë dua të dal i lirë, 6atëhere i zoti do të bierë atë te gjykatësitë, edhe do të bierë atë te dera, a te shtylla e derësë, edhe i zoti do t’i shponjë ati veshinë me truelënë, edhe do t’i shërbenjë ati gjithë jetënë.
7Edhe ndë shittë ndonjë bilën’ e ti për shërbëtore, s’ka për të dalë sikundrë dalënë shërbëtoretë. 8Ndë mos e pëlqeftë atë i zoti, që e vloi për vetëhet të ti, atëhere do ta shpërblenjë atë; nukë do të ketë pushtet ta shesë ndë komp të huajë, sepse dolli i pabesë te ajo. 9Po ndë e vloftë atë mbë të birrë, atëhere do t’ia bënjë asai pas udhësë së bilavet. 10Ndë marrtë një tietërë për vetëhe, nukë do t’i shterë asai ushqimnë, (e) rrobat’ e asai, detyrën’ e martesës’ asai. 11Po ndë mos i bëftë asai këto të tria, atëhere do të dalë dhurëti pa argjënt.
12Kush t’i bierë ndonjë njeriu, edhe të vdesë, do të vritetë fare, 13po ndë mos pastë përgjuarë, po Perëndia (ja) dha ndë dorë, atëhere unë do të të dëftonj vënt, se ku të ikënjë, 14edhe ndë u ngrittë ndonjë kundrë të afërmit të ti, që ta vrasë fshehurazi, nga theroreja ime do ta shkëpuç atë, që të vritetë.
15Edhe kush t’i bierë t’et a s’ëmësë, do të vritetë fare.
16Edhe kush të viedhë njeri, edhe ta shesë, a ndë u gjënttë ndë dorë t’ati, do të vritetë fare.
17Edhe kush të flasë keq për tanë, a për t’ëmënë, do të vritetë fare.
18Edhe ndë u hëngrëshinë me fialë njerës, edhe njëri t’i bierë tiatrit me gur a me grusht, edhe të mos vdesë, por të dergjetë ndë shtrat, 19ndë u ngritë, edhe të ecënjë jashtë me stapin’ e ti, atëhere ay që i ra do të jet’ i lirë, vetëmë do t’i lanjë pagënë për sa kohë ndenji pa punë, edhe do t’i ketë kujdes gjersa të shëronetë fare.
20Edhe ndë i raftë ndonjë shërbëtorit ti a shërbëtoresë ti me stap, edhe të vdesë ndënë duart t’ati, do të mundonetë fare, 21po ndë rroftë një ditë, a dy, nukë do të mundonetë, sepse ësht’ argjëndi i ati.
22Ndë u zënçinë burra, e t’i bienë gruasë mbarsurë, e të dalë diali i asai, po të mos i gjajë ndonjë e keqe, do t’i paguanjë fare atë pagë që t’i kërkonjë burri i asai, edhe do t’e lanjë, pas (fialësë) gjukatëset. 23Po ndë i gjaftë ndonjë e keqe, atëhere do të apç jetë ndë vënt jete, 24sy ndë vënt syri, dhëmp ndë vënt dhëmbi, dorë ndë vënt dore, këmbë ndë vënt këmbe, 25të diegurë ndë vënt të dieguri, plagë ndë vënt plage, të rënë ndë vënt të rëni.
26Ndë i raftë njeri syrit shërbëtorit ti, a syrit shërbëtoresë ti, edhe ta verbonjë atë, do ta lironjë atë nga puna e syrit ati. 27Edhe ndë nxierrtë dhëmbin’ e shërbëtorit ti, a dhëmbin’ e shërbëtoresë ti, do ta lironjë atë nga puna e dhëmbit ati.
28Edhe ndonjë ka ndë i raftë me bri burri a gruaje edhe të vdesë, (atëhere) do të vritetë me gurë, edhe mishi i ati të mos hahetë, por i zoti kaut të jetë pa faj. 29Po kau ndë bij me bri që përpara, e iu bë deshmi të zot, edhe nukë ruajti atë, ndë vraftë burr a grua, kau do të vritetë me gurë, po do të vritetë edhe i zoti. 30Ndë i vufshin’ ati nderë shpërblimi, do t’e apë për shpërblimin’ e jetës’ ati, sado që t’i vënë ati. 31A ndë i rëntë me bri ndonjë biri, a ndë i rëntë me bri ndonjë bile, do t’i bënet’ ati pas këti gjyqi. 32Kau ndë i raftë me bri shërbëtori a shërbëtoreje, do t’i apë të zot atyre tridhietë shekëlla argjëndi, edhe kau do të vritetë me gurë.
33Edhe ndë haptë gropë ndonjë, a ndë rëmoftë gropë ndonjë, edhe të mos e mbulonjë, edhe të bierë nd’atë ka a gomar, 34i zoti gropësë do të paguanjë dëminë, (e) do t’u apë argjëndinë të zot atyre, edhe kafsha që u vra do të jet’ e ati.
35Edhe kau i ndonjëj ndë i rëntë me bri kaut të afërmit ati, edhe të ngorthnjë, atëhere do të shesënë kanë e gjallë, edhe do të ndanjën argjëndin’ e ati, edhe atë që u vra do t’e ndanjënë po ashtu. 36Po ndë dihej, se kau bij me bri që përpara, edhe i zoti nuk’ e ruante atë, do t’i lanjë kanë fare ndë vënt të kaut, edhe ay (kau) që u vra do të jet’ i ati.