YouVersion Logo
Search Icon

të dalëtë 22

22
1Ndë viethtë ndonjë njeri ka a dele, edhe ta therë e ta shesë, atëhere do të paguanjë pesë qe për një ka, edhe katrë dele për një dele. 2Ndë u gjënttë viedhësi tuke thyerë, edhe t’i bienë e të vdesë, nukë (do të derdhetë) gjak për atë.
3(Po) ndë linttë dielli sipër ati, (do të derdhetë) gjak për atë; duhetë ta paguanjë, (edhe) ndë mos pastë, të shitetë për të viedhurit’ e ti.
4Gjëj’ e viedhurë ndë u gjënttë e gjallë ndë duart t’ati, a ka, a gomar, a dele, do ta apë prapë dy piesësh.
5Ndë qëntë ndonjë që të kullosë arë a vështë, edhe të lërë bagëtin’ e ti të kullotë nd’arë të njeriut huajë, do t’ia shpaguanjë nga më e mira arë e ti, edhe nga më i miri vësht i ti. 6Ndë daltë zjarr, e të gjënjë gjëmba, edhe të digjenë mullarë drithi, a kalli lërë, a arë, ay që dhezi zjarrinë do ta paguanjë fare.
7Ndë lëntë ndonjë njeri tek i afërmi i ti argjënt, a enë, për t’(i) ruajturë, edhe të vidhenë nga shtëpia e ati njeriu, ndë u gjënttë viedhësi, do të apë prapë dy piesë,
8(po) ndë mos u gjenttë viedhësi, atëhere i zoti shtëpisë do të bihetë përpara gjukatëset, (e të viretë ndë be), ndë mos pastë vënë dorën’ e ti mbi gjën’ e të afërmit ti. 9Për çdo farë dëmi për ka, për gomar, për dele, për rrobe, për gjithë çdo gjë të humburë që thotë (tietëri) se ësht’ e tia, gjyqi i të dy vetëve do të bënetë përpara gjukatëset, (edhe) cilinë të dënonjënë gjukatësitë, ay do t’i apë prapë dy piesë të afërmit ti. 10Ndë i dhëntë n’dorë ndonjë të afërmit ti gomar, a ka, a dele, a çdo farë bagëtie, për të ruajturë, edhe të ngorthnjë, a të vritetë, a të rrëmbehetë, pa parë ndonjë njeri, 11be Perëndie do të bënetë ndërmest të dyve, se nukë vuri dorën’ e ti mbi gjën’ e të afërmit ti, edhe i zoti do ta marrë (atë), edhe tiatri nukë do t’ia paguanjë.
12Po ndë u voth nga ay, do t’ia paguanjë të zot. 13Ndë e pastë ngrënë bisha, do të bierë atë (për) dëshmi, (edhe) s’ka për të paguarë (për) kafshën’ e ngrënë nga bisha.
14Ndë u huajtë ndonjë njeri (gjë të gjallë) nga i afërmi i ti, edhe të vritetë, a të ngorthnjë, (edhe) i zoti të mos (jetë) bashkë me atë, nukë do t’(e) paguanjë fare. 15Po ndë qoft’ i zoti bashkë me atë, nukë do t’(e) paguanjë; ndë e kishte zënë me pagë, erdhi për pagën’ e ti.
16Ndë gënjeftë ndonjë njeri vajzë të pavluarë, e të flerë bashkë me atë, do t’i apë asai prikë për grua të ti. 17(Po) i ati asai ndë mos dashtë t’ia apë ati, do të paguanjë argjënt pas prikësë vajzavet. 18Të mos lëç magjistare të rronjë.
19Kush të gjëndetë me bagëti të vritetë farë.
20Kush t’u bënjë kurban perëndirave, përveç Zotit vetëmë, të shuhetë. 21Mos i bënç keq të huaji, as mos e shtrëngonjç atë, sepse edhe ju qetë të huajë ndë dhe të Egjyptërisë. 22Mos shtrëngonjç asndonjë (grua) të ve a të varfërë.
23Ndë shtrëngofshi ata me ndonjë mëndyrë, edhe të thërrasënë tek unë, vërtet do të dëgjonj zën’ e atyreve,
24edhe zemërimi im do të dhizetë, edhe do t’u vras juve me kordhë, edhe gratë tuaja do të mbesënë të va, edhe djemtë tuai të varfërë. 25Ndë i dhënç hua argjënt të vobegut të afërmit tënt ndërmest gjëndëjesë sime, nukë do të sillesh tek ay si uzurëtar, të mos i vësh ati uzurë.
26Ndë marrç penk rrobën’ e të afërmit tënt, t’ia kthenjç ati më përpara se të perëndonjë dielli,
27sepse këjo vetëm’ (është) mbulesa e ati, këjo vetëm’ (është) rrobeja e lëkurës ati, me se do të flenjë? Edhe kur të më thërresë, do të dëgjonj, sepse unë (jam) i përdëllyeshim.
28Mos flasç keq për gjukatësit, as mos mallëkonjç të parin’ e gjëndëjesë sate.
29Duart’ e para të lëmësë sate e të lirit tënt mos i shterç; nga bijt’ e tu do të më apç të paralindurinë; 30kështu do të bënjç edhe për kanë tënt, (e) për delenë tënde, shtatë dit do të rrijë bashkë me t’ëmënë, të tetënë ditë do të ma apç. 31Edhe ju do të jeni burra shënjtorë tek unë, edhe të mos hani mish të mbyturë nga bisha ndë fushët, t’ia hithni qënit.

Currently Selected:

të dalëtë 22: AL1884

Highlight

Share

Copy

None

Want to have your highlights saved across all your devices? Sign up or sign in