5
1Pastaj Moisiu edhe Aaroni hynë, e i thanë Faraonit: Kështu thotë Zoti Perëndia i Israilit: Lësho gjëndëjenë time, që të kremtonjënë për mua ndë shkretëtirët. 2Edhe Faraoni tha: Cili (është) Zoti, që t’i dëgjonj zën’ ati, për të lëshuarë Israilinë? Nukë njoh Zonë, edhe as Israilinë s’kam për të lëshuarë. 3Edhe ata thanë: Perëndia i Evrevet u poq me ne, lèrna pra të vemi tri dit udhë ndë shkretëtirët, që t’i bëjmë kurban Zotit Perëndisë tënë, se mos vinjë mbi ne me murtajë, a me thikë. 4Edhe mbëreti i Egjyptërisë u tha atyre: Përse, o Moisi edhe o Aaron, pritni gjëndëjenë nga punëtë? Shkoni ndë punët tuai. 5Edhe Faraoni tha: Na gjëndëja e vëndit (tek është) tashi tepërë shumë, edhe i bëni ata të pushonjënë nga punët e tyre.
6Edhe atë ditë Faraoni urdhëroi ata që nxitoninë mbë punë gjëndëjenë, edhe krerët’ e atyreve, tuke thënë: 7Të mos i epni më kësaj gjëndëje kashtë posi die edhe pardie, që të bënjënë pëqisa. Le të venë ata, edhe le të mbëledhënë kashtë për vetëhen’ e tyre, 8edhe do t’u veni atyre aqë pëqisa, sa bënjinë përpara, fare të mos ua vogëloni atë, sepse mbetënë pa punë, (edhe) përandaj thërresën’ e thonë: Lërna t’i bëjmë kurban Perëndisë tënë, 9le të rëndonenë punët’ e (këtyre) njerëzet, që të jenë ndër punë, e të mos u venë vesh fialëvet kota.
10Duallë pra ata që nxitoninë mbë punë gjëndëjenë, edhe të parët’ e atyreve, edhe i folnë gjëndëjesë, edhe thanë: Kështu tha Faraoni: Nuk’ u ap kashtë juve, 11ju vetë shkoni e mbëlithni kashtë, ku të muntni të gjeni, po nukë do të vogëlonetë asgjë nga punëtë tuaia. 12Edhe gjëndëja u shpërnda ndëpër gjithë dhen’ e Egjyptërisë, për të mbëledhurë kallame ndë vënt të kashtësë. 13Edhe ata që i nxitoninë mbë punë (i) shtrëngoninë tuke thënë: Mbaroni punëtë tuaia që bënit përdita sikundrë edhe kur epej kashta. 14Edhe u frushkulluanë krerët’ e të bijet Israilit, që ishinë vënë mbi ata nga njerëzit’ e Faraonit që i nxitoninë mbë punë, tuke thënë: Përse nukë mbaruatë die edhe sot, ato pëqisa që jan’ urdhëruarë, posi përpara?
15Edhe krerët’ e të bijet Israilit klithnë te Faraoni, edhe thanë: Përse u bën kështu shërbëtorëvet tu? 16Kashtë nuk’ u epetë shërbëtorëvet tu, edhe na thonë: Bëni pëqisa, edhe na tek u frushkulluanë shërbëtorët’ e tu, po faji (ësht’) i gjëndëjesë sate. 17Edhe ay u përgjeq: Purtoni, purtoni, përandaj thoni: Lërna të vemi, e t’i bëjmë kurban Zotit,
18shkoni tashi pra, (e) punoni, sepse nukë do t’u epetë kashtë juve, po aqë pëqisa do t’epni.
19Edhe të parët’ e të bijet Israilit shihninë vetëhen e tyre mbë (shtrëngim) të keq, passi (u) thanë (atyre): Nukë do të pakësonetë gjëkafshë nga pëqisatë që bënitë përditë. 20Edhe ata si duallë nga Faraoni, u poqnë me Moisinë e me Aaroninë, që kishinë dalë t’i pritinë, 21edhe u thanë atyre: Zoti u paftë juve, e u gjukoftë, sepse ju bëtë të qelbur’ erënë tonë përpara Faraonit, e përpara shërbëtorëvet ati, kaqë sa të epni kordhë ndë duart t’atyre që të na vrasënë.
22Edhe Moisiu u kthye te Zoti, e tha: Zot-o, përse e shtrëngove këtë gjëndëje? Përse më dërgove? 23Sepse passi erdha te Faraoni, e i fola mb’emërit tënt, shtrëngoi këtë gjëndëje, edhe ti aspak nukë shpëtove gjëndëjenë tënde.