të dalëtë 6
6
1Edhe Zoti i tha Moisiut: Tashi ke për t’e parë, se ç’i kam për të bërë Faraonit, sepse me anë të dorësë fortë do t’i lëshonjë ata, edhe me anë të dorësë fortë do t’i dëbonjë ata nga dheut i ti.
2Pastaj Perëndia i foli Moisiut, edhe i tha ati: Unë (jam) Jehovahu, 3edhe iu duksh Avraamit, (e) Isaakut, e Jakovit, me (emër) Perëndi Gjithëpushtetës, por nuk’ iu çfaqa ati (me) emërinë tim Jehovah, 4pastaj vura ndër ata dhiatënë time, t’u ap atyre dhen’ e Hanaanit, atë dhen’ e huajë t’atyre, ndë të cilinë ndenjnë, 5unë prap dëgjova psherëtimën’ e të bijet Israilit që i bënë shërbëtorë Egjyptianëtë, edhe prura ndër mënt dhiatënë time, 6përandaj thuaju të bijet Israilit: Unë (jam) Zoti, edhe do t’u nxier juve së poshtëri nga barrët’ e Egjyptianëvet, edhe do t’u shpëtonj juve nga shërbesa e atyreve, edhe do t’u shpërblenj juve me krah të ndejturë, edhe me gjyqe të mëdha, 7edhe do t’u marr juve për vetëhe për gjëndëjenë time, edhe do të jem Perëndia juaj, edhe do të njihni, se unë jam Zoti Perëndia juaj, që u nxier së poshtëri nga barrët e Egjyptianëvet, 8edhe do t’u bie juve nd’atë dhe, për të cilinë ngrita dorënë time, se do t’ia ap Avraamit, (e) Isaakut, e Jakovit, edhe do t’ua ap atë juve për trashëgim. Unë Zoti.
9Edhe Moisiu u foli kështu të bijet Israilit, po ata nukë dëgjuanë Moisinë, për shtrëngimin’ e shpirtit, edhe për punët’ e rënda. 10Edhe Zoti i foli Moisiut, e (i) tha: 11Hyrë, e foli Faraonit, mbëretit Egjyptërisë, të nxierrë jashtë të bijt’ e Israilit nga dheu i ti.
12Edhe Moisiu foli përpara Zotit, edhe tha: Na të bijt’ e Israilit tek nukë më dëgjonjënë, e qysh do të më dëgjonjë Faraoni, edhe unë (jam) me buzë të parrethprera? 13Edhe Zoti i foli Moisiut edhe Aaronit, edhe i dërgoi ata te të bijt’ e Israilit, e te Faraoni mbëreti i Egjyptërisë, që të nxierrënë të bijt’ e Israilit nga dheu i Egjyptërisë.
14Këta (janë) krerët’ e shtëpivet atërivet tyre, të bijt’ e Ruvinit, të parëlindurit Israilit: Hanohu, e Fallu, Hezroni, e Karmi, këta (janë) fëmijt’ e Ruvinit.
15Edhe të bijt’ e Simeonit: Jemuelli, e Jamini, e Ohadi, e Jaqini, e Zohari, e Shaulli i biri një gruaje Hanaaniteje, këta (janë) fëmijët’ e Simeonit.
16Edhe këta (janë) emërat’ e bijet Leviut, pas brezash atyre: Gershoni, e Kohathi, e Marari, edhe viet e jetësë Leviut (u bënë) një qint e tridhiet’ e shtatë viet.
17Të bijt’ e Gershonit: Lioni, e Shimi, pas fëmijsh atyre.
18Edhe të bijt’ e Kohathit: Amrami, e Iz-hari, e Hebroni, e Uzzielli, edhe viet e Kohathit (u bënë) një qint e tridhiet’ e tre viet.
19Edhe të bijt’ e Mararit: Mahalli e Mushi, këta (janë) fëmijët’ e Leviut, pas brezavet atyre.
20Edhe Amrami mori grua për vetëhen’ e ti Johebedënë, të bilën’ e të vëllat t’et, edhe ajo i polli ati Aaronin’ edhe Moisinë, edhe viet e jetës’ Amramit (u bënë) një qint e tridhiet’ e shtatë viet.
21Edhe të bijt’ e Iz-harit: Korahu, e Nefegu, e Zithri.
22Edhe të bijt’ e Uzziellit: Mishaili, e Elzafani, e Zithri.
23Edhe Aaroni mori grua për vetëhe Elishebanë, të bilën’ e Amminabadit, të motërën’ e Naashonit, edhe ajo i polli ati Nadabinë, e Abihunë, Eleazarinë, e Ithamarinë.
24Edhe të bijt’ e Korahut: Assiri, e Elkahu, e Abiasafi, këta (janë) fëmijët’ e Koritëvet.
25Edhe Eleazari, i biri Aaronit, mori grua për vetëhe nga të bilat’ e Putielit, edhe ajo i polli ati Finehasinë, këta (janë) krerët’ e atërivet Levitëvet, pas fëmijëvet atyre.
26Këta (janë) Aaroni e Moisiu, që u foli atyre Zoti: Nxirni të bijt’ e Israilit nga dheu i Egjyptërisë, pas tufash atyre.
27Këta (janë) ata që i folnë Faraonit mbëretit Egjyptërisë, për të nxierrë të bijt’ e Israilit nga Egjyptëria, këta (të dy), Moisiu edhe Aaroni.
28Edhe atë ditë që i foli Moisiut Zoti ndë dhe të Egjyptërisë,
29Zoti i tha Moisiut, tuke thënë: Unë (jam) Zoti, foli Faraonit mbëretit Egjyptërisë, gjithë sa të them ty. 30Edhe Moisiu tha përpara Zotit: Na unë (tek jam) me buzë të parrethprera, edhe qysh do të më dëgjonjë Faraoni?
Currently Selected:
të dalëtë 6: AL1884
Highlight
Share
Copy
Want to have your highlights saved across all your devices? Sign up or sign in
Old Testament books in Tosk by Kostandin Kristoforidhi (transliteration from Greek to Latin) 1884
© Interconfessional Bible Society of Albania
Libra të Dhiatës së Vjetër të përkthyera në dialektin tosk nga Kostandin Kristoforidhi në 1884 (transliterim nga gërmat greke në latine) © Shoqëria Biblike Ndërkonfesionale e Shqipërisë