7
1Edhe Zoti i tha Moisiut: Shih, (se) unë të bëra Perëndi te Faraoni, edhe Aaroni yt vëlla do të jetë profiti yt, 2ti ke për të folë gjithë sa që të urdhëronj; edhe Aaroni yt vëlla do t’i flasë Faraonit, që të lëshonjë të bijt’ e Israilit të dalënë nga dheu i ti, 3edhe unë do t’i ashpëronj zemrënë Faraonit, edhe do të shumonj shenjet’ e mia e çudit’ e mia ndë dhe të Egjyptërisë, 4po Faraoni nukë do t’u dëgjonjë juve, edhe do të vë dorënë time mbi Egjyptërinë, edhe do të nxier ushtërit’ e mia, gjëndëjenë time, të bijt’ e Israilit, nga dheu i Egjyptërisë, me gjyqe të mëdha, 5edhe Egjyptianëtë do të njohënë, se unë (jam) Zoti, kur të ndenj dorënë time mbi Egjyptërinë, edhe të nxier të bijt’ e Israilit nga mezi i atyre.
6Edhe Moisiu e Aaroni bënë sikundrë i urdhëroi Zoti, kështu bënë. 7Edhe Moisiu (ishte) tetëdhietë vieç plak, edhe Aaroni tetëdhiet’ e tre vieç, kur i folnë Faraonit.
8Edhe Zoti i tha Moisiut e Aaronit, tuke thënë: 9Kur t’u thotë juve Faraoni tuke thënë: Dëfteni një çudi për vetëhenë tuai, atëhere t’i thuaç Aaronit: Merr stapinë tënt, edhe hidhe përpara Faraonit, (edhe) do të bënetë gjarpër. 10Pra Moisiu edhe Aaroni hynë te Faraoni, edhe bënë kështu si i urdhëroi Zoti, edhe Aaroni hodhi stapin’ e ti përpara Faraonit, e përpara shërbëtorëvet ati, edhe u bë gjarpër.
11Edhe Faraoni thirri të diturit’ e magjëstarëtë, edhe magjëstarët’ e Egjyptërisë bënë edhe ata kështu, me kënkët’ e tyre. 12Edhe gjithësecili hodhi stapin’ e ti, edhe u bënë gjarpinj, po stapi i Aaronit përpiu stapat’ e atyreve. 13Edhe zemëra e Faraonit u ashpërua, edhe nuk’ u dëgjoi atyre, sikundrë foli Zoti.
14Edhe Zoti i tha Moisiut: U ashpërua zemëra e Faraonit (kaqë) sa të mos lëshonjë gjëndëjenë të dalënë. 15Shko te Faraoni (nesër) ndë mëngjes, na tek po del nd’ujët, edhe të rrish buzë lumit, që të piqesh me atë, edhe të mbash ndë dorët tënde atë stapnë, që u bë gjarpër, 16edhe t’i thuaç ati: Zoti Perëndia i Evrevet më dërgoi te ti, edhe tha: Lësho gjëndëjenë time të dalënë, që të më lusnjënë ndë shkretëtirët, po ti na tek nukë dëgjove gjer tashi, 17kështu thotë Zoti: Me këtë do t’e njohç, se unë (jam) Zoti, na me këtë stap (që kam) ndë dorë do t’u bie ujëravet lumit, edhe do të bënenë gjak, 18edhe pishqetë, që janë ndë lumt, do të ngrodhnjënë, edhe lumi do të qelbetë, edhe Egjyptianëvet do t’u vinjë të ndyrë të pinë ujë nga lumi.
19Edhe Zoti i tha Moisiut: Thuaj Aaronit: Merr stapnë tënt, edhe ndej dorënë tënde mbi ujërat të Egjyptërisë, (e) mbi rrëket t’atyre, (e) mbi lumrat t’atyre, (e) mbi lëqerat t’atyre, e mbi gjithë mbëledhëjen’ e ujëravet atyre, edhe do të bënenë gjak, edhe do të jenë gjak ndëpër gjithë dhen’ e Egjyptërisë, edhe ndë (enët) të drunjta e të gurta. 20Edhe Moisiu e Aaroni bënë kështu, sikundrë i urdhëroi Zoti, edhe (Aaroni) ngriti stapnë, e u ra ujëravet lumit përpara Faraonit, e përpara shërbëtorëvet ati, edhe gjith’ ujërat’ e lumit u bënë gjak. 21Edhe pishqetë (që ishinë) ndë lumt ngorthnë, edhe lumi u qelp (kaqë), sa Egjyptianëtë nukë munt të pininë ujë nga lumi, edhe ishte gjak ndëpër gjithë dhen’ e Egjyptërisë.
22Po edhe magjëstarët’ e Egjyptërisë bënë ashtu me kënkët e tyre, edhe zemëra e Faraonit u ashpërua, edhe nuk’ u dëgjoi atyre, sikundrë tha Zoti. 23Edhe Faraoni u kthye, e erdhi ndë shtëpi të ti, edhe nuk’ u sbut zemëra e ti as nga këjo. 24Edhe gjith’ Egjyptianëtë rëmonjinë qark lumit për të pirë ujë, sepse nukë munt të pininë nga ujët’ e lumit. 25Edhe u mbushnë shtatë dit, që kur i ra lumit Zoti.