të bërëtë 11
11
1Edhe gjithë dheu kishte një gluhë e një zë. 2Edhe kur u nisnë nga të lindurit’ e diellit, gjetnë një fushë ndë dhe të Senaarit, edhe ndenjnë atie. 3Edhe i tha shoqi shoqit: Eni, le të bëjmë pëqisa, edhe le t’i diegëmë ndë ziarr; edhe ata kishinë pëqisa ndë vënt të gurëvet, edhe kishinë pisë ndë vënt të baltësë. 4Edhe thanë: Eni, le të ndërtoimë për vetëhenë tonë një qytet, e një pirk, që (t’ja harrinjë) maja gjer ndë qiell; edhe le të fitojmë për vetëhenë tonë emër, se mos përndahemi mbi faqet të gjithë dheut. 5Edhe Zoti sbriti që të shihte qytetnë edhe pirgunë, që ndërtuanë të bijt’ e njerëzet. 6Edhe Zoti tha: Na gjëndëja tek është një, edhe të gjithë kanë një gluhë, edhe zunë të bënjënë këtë, edhe tashi nukë do t’i ndalet’ atyre gjithë ç’kanë ndër mënt për të bërë; 7eni, le të sbresëmë, edhe le të përziejmë atie gluhën’ e atyreve, që të mos i kupëtonjë fialënë njëri tiatrit. 8Edhe Zoti i përndau ata andejë mbi faqet të gjithë dheut, edhe (ata) lanë të ndërtuarët’ e qytetit. 9Përandaj u kluajti emëri asaj Vavel [të përzierë], sepse Zoti atie përzieu gluhën’ e gjithë dheut, edhe Zoti përndau ata andejë mbi faqet të gjithë dheut. 10Këjo (është) gjeneallogjia e Simit. 11Simi (ishte) një qint vieç, kur i lindi Arfaksadhi dy viet pas përmbytëjesë, edhe Simi rroi, passi i lindi Arfaksadhi, pesë qint viet, edhe i lintnë bij e bija. 12Edhe Arfaksadhi rroi tridhiet’ e pesë viet, edhe i lindi Sallau, 13edhe Arfaksadhi rroi, passi i lindi Sallau, katrë qint e tre viet, edhe i lintnë bij e bija. 14Edhe Sallau rroi tridhietë viet, edhe i lindi Everi, 15edhe Sallau rroi, passi i lindi Everi, katrë qint e tre viet, edhe i lintnë bij e bija. 16Edhe Everi rroi tridhiet’ e katrë viet, edhe i lindi Falegu, 17edhe Everi rroi, passi i leu Falegu, katrë qint e tridhietë viet, edhe i lintnë bij e bija. 18Edhe Falegu rroi tridhietë viet, edhe i lindi Ragavi, 19edhe Falegu rroi, passi i lindi Ragavi, dy qint e nëntë viet, edhe i lintnë bij e bija. 20Edhe Ragavi rroi tridhiet’ e dy viet, edhe i lindi Seruhu, 21edhe Ragavi rroi, passi i lindi Seruhu, dy qint e shtatë viet, edhe i lintnë bij e bija. 22Edhe Seruhu rroi tridhietë viet, edhe i lindi Nahori, 23edhe Seruhu rroi, passi i lindi Nahori, dy qint viet, edhe i lintnë bij e bija. 24Edhe Nahori rroi njëzet e nëntë viet, edhe i lindi Tharai, 25edhe Nahori rroi, passi i lindi Tharai, një qint e nëntëmbëdhietë viet, edhe i lintnë bij e bija. 26Edhe Tharai rroi shtatëdhietë viet, edhe i lindi Avrami, e Nahori, e Arrani. 27Edhe këjo (është) gjeneallogjia e Tharait: Tharait i lindi Avrami, (e) Nahori, e Arrani, edhe Arranit i lindi Lloti. 28Edhe Arrani vdiq përpara sysh Tharait t’et, ndë vënt të lindurit ti, ndë Urë të Haldhevet. 29Edhe Avrami e Nahori muarrë gra për vetëhen’ e tyre, gruaja e Avramit (e kishte) emërinë Sarë, edhe gruaja e Nahorit (e kishte) emërinë Mellha, e bila e Arranit, të i atit Mellhasë, edhe të i atit Jeshasë. 30Edhe Sara ishte shterpë, nukë (bënte) fëmijë. 31Edhe Tharai mori Avramnë, të birrë, edhe Llotnë, të birin’ e Arranit, të nipnë, edhe Sarënë, të renë, gruan’ e Avramit të birit, edhe duallë bashkë nga Ura e Halldhevet, që të venë ndë dhe të Hanaanit, edhe erthnë gjer ndë Harran, edhe ndenjnë atie. 32Edhe u bënë dit e Tharait dy qint e pesë viet, edhe Tharai vdiq ndë Harran.
Currently Selected:
të bërëtë 11: AL1884
Highlight
Share
Copy
Want to have your highlights saved across all your devices? Sign up or sign in
Old Testament books in Tosk by Kostandin Kristoforidhi (transliteration from Greek to Latin) 1884
© Interconfessional Bible Society of Albania
Libra të Dhiatës së Vjetër të përkthyera në dialektin tosk nga Kostandin Kristoforidhi në 1884 (transliterim nga gërmat greke në latine) © Shoqëria Biblike Ndërkonfesionale e Shqipërisë