YouVersion Logo
Search Icon

të bërëtë 16

16
1Edhe Sara, gruaja e Avramit, nuk’ i pillte ati, edhe kishte një shërbëtore Egjyptkë, që kluhej Agarë. 2Edhe Sara i tha Avramit: Na Zoti tek më mbylli nga të piellëtë, hyrë pra te shërbëtoreja ime, mbase mos fitonj dialë nga ajo. Edhe Avrami ja dëgjoi fialënë Sarësë. 3Edhe Sara, gruaja e Avramit, mori Agarënë Egjyptkënë shërbëtoren’ e saj, që kur pat ndenjur’ Avrami dhietë viet ndë dhe të Hanaanit, edhe ja dha Avramit burrit saj, që të ishte grua e ati. 4Edhe ay hyri te Agara, edhe ajo u mbars, edhe ajo kur pa se u mbars, e zonja e asaj shpërnderonej përpara sysh asaj. 5Edhe Sara i tha Avramit: Prej teje më bënetë paudhë. Unë të dhashë shërbëtorenë time ndë gjit, edhe (ajo) kur pa se u mbars, u shpërnderova përpara sysh asaj, le të gjukonjë Zoti ndë mest meje edhe teje. 6Edhe Avrami i tha Sarësë: Na shërbëtoreja jote (tek është) ndë dorët tënde, bëni asaj si (të jet’) e pëlqyerë ndë syt të tu. Edhe Sara e mori atë me të keq, edhe ajo iku nga syt’ e asaj. 7Edhe ëngjëlli i Zotit e gjeti atë afërë gurrës’ ujit, ndë shkretëtirët, afërë gurrësë mb’udhë të Surësë, 8edhe (i) tha: Agarë, shërbëtoreja e Sarësë, nga vien, e ku po vete? Edhe ajo tha: Po ikënj nga syt’ e Sarësë s’ime zonjë. 9Edhe ëngjëlli i Zotit i tha asaj: Kthenu te jot zonjë, edhe u përunj ndënë duart t’asaj. 10Pastaj ëngjëlli i Zotit i tha asaj: Do të shumonj fort farënë tënde, kaqë sa të mos numëronetë nga shumica.
11Edhe ëngjëlli i Zotit i tha asaj: Na ti (tek je) me barrë, edhe do të piellç dialë, edhe do t’ia kluanjç emërin’ Ismail, sepse Zoti dëgjoi shtrëngimnë tënt,
12edhe ky do të jetë një njeri i egrë, dora e ati (do të jetë) kundrë të gjithëve, edhe dora e të gjithëve kundrë ati, edhe do të rrijë ndër sy të vëllezëret ti.
13Edhe (Agara) kluajti emërin’ e Zotit që i fliste asaj: Ti o Perëndi që më pe, sepse tha: Pashë edhe unë këtu atë që më pa? 14Përandaj u kluajti pusi Llahai-roi [Pusi të gjallit që sheh], na (tek gjendetë) ndërmest të Kadhësë edhe Varadhit. 15Edhe Agara i polli dialë Avramit, edhe Avrami kluajti emërinë të birt që polli Agara, Ismail. 16Edhe Avrami ishte tetëdhiet’ e gjashtë vieç, kur i polli Ismailnë Avramit Agara.

Currently Selected:

të bërëtë 16: AL1884

Highlight

Share

Copy

None

Want to have your highlights saved across all your devices? Sign up or sign in