26
1Edhe u bë zi buke nd’ (atë) dhe, përveç asaj zisë parë që qe bërë ndë dit të Avraamit. Edhe Isaaku vate tek Abimelehu, mbëreti i Filistejvet ndë Gerara. 2Edhe Zoti iu duk ati, e i tha: Mos sbrit ndë Egjyptëri, rri nd’atë dhe që do të të them, 3rri i huajë ndë këtë dhe, edhe unë do të jem bashkë me ty, edhe do të të bekonj, sepse ty edhe farësë sate do t’ap gjithë këta vënde, edhe do të mbush benë që i bëra Avraamit tyt et, 4edhe do të shumonj farënë tënde posi yjet’ e qiellit, edhe do t’i ap farësë sate gjithë këta vënde, edhe gjithë kombet’ e dheut do të bekonenë ndë farët tënde, 5sepse Avraami ma dëgjoi zënë, edhe ruajti urdhërimet e mi, (e) porosit’ e mia, (e) fialët’ e mia, e nomet’ e mi. 6Edhe Isaaku ndenji ndë Gerara.
7Edhe njerëzit’ e ati vëndi e pyetnë për gruan’ e ati, edhe (ay) tha: Ësht’ ime motërë, sepse pat frikë të thoshte: Ime shoqe; (tuke thënë me vetëhen e ti) mos më vrasënë njerëzit’ e këti vëndi për Revekënë, sepse ishte e bukurë ndë sy. 8Edhe si ndenji atie shumë dit, Abimelehu mbëreti i Filistejvet, u kurrus nga parathiri, e pa, edhe na Isaaku tek po loste bashkë me Revekënë të shoqen’ e ti. 9Edhe Abimelehu thirri Isaakunë, e tha: Na, me të vërtetë këjo (është) gruaja jote, përse the pra, (se): Ësht’ ime motërë? Edhe Isaaku i tha ati: Sepse thashë: Mos vdes nga puna e asaj. 10Edhe Abimelehu tha: Ç’(është) këjo (punë) (që) na bëre? Për pak gjë pat për të fjeturë ndonjë nga gjëndëja bashkë me gruanë tënde, edhe pate për të prurë panomi mbi ne. 11Edhe Abimelehu urdhëroi gjithë gjëndëjenë, tuke thënë: Kush të ngasë këtë njeri, a gruan’ e ati, do të vritetë krejt.
12Edhe Isaaku mbolli nd’atë dhe, edhe mbëlodhi atë mot për një, njëqint, edhe Zoti e bekoi atë. 13Edhe ay njeri madhonej, edhe vinte mbarë tuke shtuarë, gjersa u bë fort i math, 14edhe fitoi dhen, e lopë, e shumë shërbëtorë, edhe Filistejt’ e kishinë cmir. 15Edhe gjith’ ata pusa që patnë rëmuarë shërbëtorët’ e t’et ndë dit t’Avraamit, Filistejt’ i mbyllnë e i mbushnë me dhe. 16Edhe Abimelehu i tha Isaakut: Ikë prej nesh, sepse u bëre fort më i fortë se neve.
17Edhe Isaaku iku së andejmi, edhe nguli tendën’ e ti ndë groporet të Geraravet, edhe ndenji atie. 18Edhe Isaaku hapi përsëri ata pusat’ e ujit që patnë rëmuarë mbë dit t’Avraamit t’tet, edhe Filistejt’ i mbyllnë ata pas vdekëjes’ Avraamit, edhe i kluajti me ata emëra që i pat kluajtur’ i ati. 19Edhe shërbëtorët’ e Isaakut rëmuanë ndë groporet, edhe gjetnë atie pus uji të gjallë. 20Edhe barit’ e Geraravet u hëngrë me fialë bashkë me barit’ e Isaakut, tuke thënë: Ky ujë (ësht’) yni, edhe e kluajtnë pusinë Esek, sepse u hëngrë me fialë bashkë me atë. 21Edhe rëmuanë një tiatërë pus, edhe u hëngrë me fialë edhe për atë, përandaj e kluajtnë atë Sitna. 22Edhe (ay) si u ngrit andej e vate gjetëk, rëmoi një tiatërë pus, edhe nuk’ u hëngrë me fialë për këtë, edhe e kluajtnë atë Rehoboth, tuke thënë se: Tashi na sgjëroi Zoti, e na shtoi mbi dhet.
23Edhe së andejmi u ngre ndë Beersheba. 24Edhe Zoti iu duk ati atë natë, e tha: Unë (jam) Perëndia i Avraamit tyt et, mos u frikëso, sepse unë (jam) bashkë me ty, edhe do të të bekonj, edhe do të shtonj farënë tënde, për Avraaminë shërbëtorinë tim.
25Edhe (ay) ndërtoi atie një therore, edhe thirri emërin’ e Zotit, edhe nguli atie tendën’ e ti, edhe shërbëtorët’ e Isaakut rëmuanë atie pus.
26Atëhere Abimelehu vate tek ay nga Geraratë, edhe Ahuzathi një miku i ati, edhe Fiholli kryeushtëtori i ushtërisë ati. 27Edhe Isaaku u tha atyre: Përse erthtë tek unë, passi ju më mërzittë, e më dëbuatë prej jush? 28Edhe ata thanë: E pam faqeza, se Zoti është bashkë me ty, edhe tham: Le të bënetë be tashi ndërmes neve, ndërmes neve e teje, edhe le të lidhëmë fialë bashkë me ty, 29se s’do të na bënjç keq, sikundrë edhe neve nukë të ngam, edhe sikundrë të bëm vetëmë mirë, edhe të dërguam me paqtim, tashi ti (je) i bekuari Zotit. 30Edhe (ay) u bëri atyreve gosti, edhe hëngrë e pinë. 31Edhe u ngrenë shpejt me natë, e i bënë be njëri jatrit, atëhere Isaaku përcolli ata, edhe shkuanë nga ay me paqtim.
32Edhe atë ditë erthnë shërbëtorët’ e Isaakut, e i dhanë zë për pusinë që rëmuanë, e i thanë (se): Gjetëm ujë. 33Edhe e kluajtnë atë Shebah, përandaj (e ka) emërinë qyteti Beer-sheba gjer sot.
34Edhe Isafi ishte dyzet vieç, kur mori për grua Judithënë të bilën’ e Beeri Hittitit, edhe Bashemathënë të bilën’ e Ellon Hittitit, 35edhe ato ishinë të hidhurë shpirti te Isaaku e te Reveka.