27
1Edhe Isaaku pasi u plak, e iu errnë sytë, kaqë sa nukë shihte, thirri Isafnë të birin’ e ti, më të madhinë, e i tha ati: Biri im. Edhe ay i tha ati: Na ku (jam unë). 2Edhe ay tha: Na unë tashi tek u plaka, nuk’ e di ditën’ e vdekëjesë sime, 3të lutem pra, merr armët’ e tua, kuletënë tënde, e harkunë tënt, edhe dil fushësë, e më gjuaj ndonjë gjah, 4edhe bëmë gjellë, sikundrë dua, edhe bierëmë të ha, që të bekonjë shpirti im ty para se të vdes.
5Edhe Reveka dëgjoi kur po i fliste Isaaku Isafit të birt. Edhe Isafi vate ndë fushët të gjuante gjah, (edhe) t’e binte. 6Edhe Reveka i foli Jakovit të birt, e (i) tha: Na unë tek dëgjova tët atë tuke i folurë Isafit tyt vëllai, e tuke i thënë: 7Bierëmë gjah e bëmë gjellë, që të ha, edhe të bekonj ty përpara Zotit përpara se të vdes. 8Tashi pra biri im, dëgjomë zënë për sa që të porosit, 9shko tashi ndë tufët, edhe merrmë andej dy kedha dhish të mirë, që t’i bënj gjellë për tët atë, sikundrë do, 10edhe t’(ia) biesh tyt et të hajë, që të të bekonjë përpara se të vdesë.
11Edhe Jakovi i tha Revekësë s’ëmësë ti: Na Isafi im vëlla (tek është) një burr qimeashpërë, e unë (jam) një burr pa qime, 12mbase im atë më zë me dorë, edhe do t’i dukem ati posi gënjeshtar, edhe do të siell mallëkim mbi vetëhe, e jo bekim. 13Edhe e ëma i tha ati: Mallëkimi yt (qoftë) mbi mua, biri im,
14veçe dëgjo zënë tim, edhe shko, e bierëmë (ato). 15Edhe (ay) vate, e mori, edhe (ja) pruri s’ëmësë, edhe e ëma bëri gjellë sikundrë donte i ati. 16Edhe Reveka mori më të miratë rrobet’ e Isafit më të madhit birit saj, që i kishte ndë shtëpi, edhe veshi Jakovinë, birr e saj më të vogëlinë, 17edhe me lëkurat e kedhavet mbuloi duart’ e ati edhe të sveshurat’ e sverkut ati, edhe i dha ndë dorë Jakovit birit saj gjellëtë, edhe bukënë që bëri gati.
18Edhe (ay) erdhi te i ati, e tha: Ati im. Edhe ay tha: Na unë (ku jam), cili je ti, biri im? 19Edhe Jakovi i tha t’et: Unë (jam) Isafi i pari diali yt, bëra sikundrë më the, ngreu pra, rri e ha nga gjahu im, që të më bekonjë shpirti yt. 20Edhe Isaaku i tha të birt: Si kështu, biri im, që (e) gjete kaqë shpejt? Edhe ay tha: Sepse Zoti Perëndia yt ma pruri përpara.
21Edhe Isaaku i tha Jakovit: Afrohu, biri im, të të zë me dorë, ndë (je) ti im bir Isafi, apo jo. 22Edhe Jakovi iu afrua t’et Isaakut, edhe ay e zuri me dorë atë, e tha: Zëri është zëri i Jakovit, por duartë (janë) duart’ e Isafit. 23Edhe nuk’ e njohu atë, sepse duart’ e ati ishinë leshëtore posi duart’ e Isafit të vëllat, edhe e bekoi atë,
24edhe tha: A ti (je) ay im bir Isafi? Edhe ay tha: Unë.
25Edhe (ay) tha: Bierëma afërë, se do të ha nga gjahu i tim bir, që të të bekonjë shpirti im. Edhe ja pruri afërë, edhe hëngri, i pruri edhe verë, edhe piu. 26Edhe Isaaku i ati i tha ati: Afrohu tashi, e puthmë, biri im.
27Edhe ay u afrua, edhe e puthi, edhe (ay) u mori erë rrobevet ati, edhe bekoi atë, e tha: Na era e tim bir (është) posi erë fushe, që e ka bekuarë Zoti,
28Perëndia pra të dhashtë nga vesa e qiellit, edhe nga të majmit’ e dheut, edhe plot grur’ e verë.
29Të shërbefshinë gjëndëje, e t’u falçinë kombe. Qofsh zoti i tët vëllezëre, edhe bijt’ e sat ëme t’u falçinë. Qoftë mallëkuar ay që të mallëkonjë ty, edhe qoftë bekuar’ ay, që të bekonjë ty!
30Edhe posa pushoi Isaaku tuke bekuarë Jakovinë, Jakovi posa kishte dalë jashtë sysh t’et Isaakut, edhe e harriu Isafi i vëllai nga gjahu. 31Bëri edhe ay gjellëtë, edhe ja pruri t’et, edhe i tha t’et: Le të ngrihet’ im atë, e le të hajë nga gjahu i të birt, që të më bekonjë shpirti yt. 32Edhe Isaaku i ati i tha: Cili je (ti)? Edhe ay tha: Jam yt bir, i pari diali yt Isafi. 33Edhe Isaaku u habit me të habiturë fort të math, edhe tha: Cili (qe) pra ay, që gjuajti gjah, edhe më pruri, e hëngra nga të gjitha përpara se të vinjç, edhe e bekova atë? Edhe do të jet’ i bekuarë.
34Isafi kur dëgjoi fialët’ e t’et, klithi me zë të math e fort të hidhurë, edhe i tha t’et: Bekomë edhe mua, o ati im. 35Edhe ay tha: Erdhi yt vëlla me kobim, edhe mori bekimnë tënt. 36Edhe (Isafi) tha: Me udhë u kluajti emëri ati Jakov, sepse tashi këjo ësht’ e dyta herë që më vuri këmbënë për të penguarë, më mori paralindëjetë, edhe na tashi tek më mori bekimnë. Edhe tha: A nukë qe ruajturë bekim për mua? 37Edhe Isaaku u përgjeq, e i tha Isafit: Na tek e bëra atë tët zot, edhe gjithë të vëllezëritë ja bëra shërbëtorë, edhe e forcova atë me grur’ e me verë, ç’të bënj ty pra, biri im? 38Edhe Isafi i tha t’et: Sos vetëmë këtë bekim ke, o ata im? Bekomë edhe mua, o ata im. Edhe Isafi ngriti zën’ e ti e klau. 39Edhe Isaaku i ati u përgjeq, e i tha ati: Na të ndenjuritë tat tek do të jetë ndë të majmit të dheut, edhe ndë vesët të qiellit së larti.
40Do të rronjç me kordhënë tënde, edhe do t’i shërbenjç tyt vëlla, po kur të bëneç më i fortë se ay, do të thyenjç sgjedhën’ e ati nga sverku yt.
41Edhe Isafi i kish mëri Jakovit, për bekimnë që bekoi atë i ati, edhe Isafi tha ndë zemërët të ti: Dit’ e zisë tim et po afronenë, atëhere kam për të vrarë Jakovinë tem vëlla. 42Edhe i dhanë zë Revekësë për fialët e Isafit të birt saj më të madhit, edhe ajo dërgoi e thirri Jakovinë birr’ e saj më të vogëlinë, edhe i tha ati: Na Isafi yt vëlla tek ngushullon vetëhen’ e ti kundrë teje, se do të vrasë ty. 43Tashi pra biri im, dëgjomë zënë, edhe ngreu, e ik te Llavani im vëlla ndë Haran, 44edhe rri bashkë me atë ca dit, gjersa t’i shkonjë zemërimi t’yt vëlla, 45gjersa të pushonjë zemërimi t’yt vëlla kundrë teje, edhe të harronjë sa që i bëre ati, atëhere do të dërgonj, e do të të bie së andejmi, përse t’u shter juve të dy mbë një ditë?
46Edhe Reveka i tha Isaakut: M’u rëndua jeta nga të bilat’ e Hethit. Jakovi ndë marrtë grua nga të bilat’ e Hethit, sikur (janë) këto të bilat’ e këti dheu, ç’më vëlen të rruarëtë?