YouVersion Logo
Search Icon

të bërëtë 28

28
1Edhe Isaaku thërriti Jakovinë, edhe bekoi atë, edhe e porositi, e i tha: Të mos marrç grua nga të bilat Hanaanit, 2ngreu e shko ndë Padan-aram ndë shtëpi të Vathuilit t’et sat ëme, edhe së andejmi merr grua për vetëhenë tënde nga të bilat’ e Llavanit të vëllat sat ëme, 3edhe Perëndia Fuqi-madhi të bekoftë, e të shtoftë, e të shumoftë, kaqë sa të bëneç shumë gjëndëje; 4edhe të dhashtë bekimin’ e Avraamit ty, edhe farësë sate bashkë me ty, që të trashëgonjç dhen’ e huajë që rri ti, të cilinë ja dha Avraamit Perëndia.
5Edhe Isaaku dërgoi Jakovinë, edhe vate ndë Padan-aram te Llavani, i biri Vathuil Syrianit, i vëllai Revekësë s’ëmësë Jakovit edhe Isafit.
6Edhe Isafi kur pa se Isaaku bekoi Jakovinë, edhe e dërgoi atë ndë Padan-aram, për të marrë grua për vetëhen’ e ti së andejmi, edhe se, kur bekonte atë, e porositi tuke thënë: Mos marrç grua nga të bilat’ e Hanaanit, 7edhe se Jakovi i dëgjoi t’et e s’ëmësë, edhe vate ndë Padan-aram. 8Edhe Isafi kur pa se të bilat’ e Hanaanit ishinë të këqia ndër sy t’et Isaakut, 9Isafi vate te Ismaili, edhe përveç të tieravet gravet ti mori grua për vetëhen’ e ti Mahallathënë, të bilën’ e Ismailit të birit Avraamit, të motërën’ e Nebaiothit.
10Edhe Jakovi dolli nga Beer-shebaja, e vate ndë Haran.
11Edhe harriu mbë një vënt, edhe shkoi natën’ atie, sepse kishte perënduarë dielli, edhe mori nga gurët’ e vëndit, edhe e vuri ndënë kryet të ti, edhe fjeti nd’atë vënt. 12Edhe pa ëndërrë, edhe na një palë shkallë te kishinë qëndruarë mbi dhet, që i harrinte kryetë ndë qiell, edhe na ëngjëjt’ e Perëndisë tek hipënin’ e cbrisinë mbi ato. 13Edhe Zoti tek po rrinte mbi ato, edhe tha: Unë (jam) Zoti Perëndia i Avraamit tyt et, edhe Perëndia i Isaakut, këtë dhe që po fle ti mbi atë, do ta ap ty, edhe farësë sate, 14edhe fara jote do të jetë posi rëra e dheut, edhe do të shtrihesh nga perëndon e nga lint dielli, nga an’ e borës’ e nga an’ e shiut, edhe gjithë farat’ e dheut do të bekonenë mbë ty, e mbë farët tënde, 15edhe na unë (tek jam) bashkë me ty, edhe do të të ruanj gjithë kudo të veç, edhe do të bie ty përsëri mbë këtë dhe, sepse nuk do të heq dorë nga ti, gjersa të bënj ato që të fola ty.
16Edhe Jakovi kur u squa nga gjumi, tha: Me të vërtetë Zoti qënëka mbë këtë vënt, edhe unë nuk’ e pasëkam diturë. 17Edhe u frikësua, e tha: Sa i frikëshim (qënëka) ky vënt! Ky nukë (është) tietërë veçe shtëpi Perëndie, edhe këjo dera e qiellit. 18Edhe Jakovi u ngre shpejt me natë, e mori atë gurinë që pat vënë ndënë kryet të ti, edhe e nguli atë për shtyllë, edhe derdhi val ndë majët t’ati. 19Edhe ja vuri emërin’ ati vëndi Beth-ell [shtëpi Perëndie], edhe emëri i ati qyteti (thuhej) përpara Lluz.
20Edhe Jakovi bëri uratë, e tha: Ndë qoftë Perëndia bashkë me mua, ndë më ruajtë ndë këtë udhë që po vete, edhe ndë më dhashtë bukë të ha, edhe rrobe të vishem, 21edhe të kthenem me paqtim ndë shtëpi të tim et, atëhere Zoti do të jetë Perëndia im, 22edhe ky gur që ngula për shtyllë, do të jetë shtëpi Perëndie, edhe nga të gjitha sa që të më apç, do të të bie të dhietënë.

Currently Selected:

të bërëtë 28: AL1884

Highlight

Share

Copy

None

Want to have your highlights saved across all your devices? Sign up or sign in