të bërëtë 29
29
1Edhe Jakovi u ngre e vate ndë dhe të bijet të Lindëjesë (diellit). 2Edhe pa, edhe na një pus (tek ishte) ndë fushët, edhe na tri tufa dhensh tek mërzeninë atie afër’ ati, sepse nga ay pusi pinin’ ujë tufatë, edhe (ishte) një gur i math mbi grykët të pusit. 3Edhe kur mbëlidheshin’ atie gjithë tufatë, rrukulloninë gurë nga gryka e pusit, edhe u epin’ ujë tufavet, pastaj vijnë përsëri gurinë mbi grykët të pusit ndë vënt të ti.
4Edhe Jakovi u tha atyre: Nga jeni, vëllezër? Edhe ata thanë: Jemi nga Harani. 5Edhe (ay) u tha atyre: A e njihni Llavaninë të birin’ e Nahorit? Edhe ata thanë: E njohëmë. 6Edhe (ay) u tha atyre: A është shëndoshë? Edhe ata thanë: Shëndoshë është; edhe na Rahila e bila e ati tek po vien me dhënt. 7Edhe (ay) tha: Na (tek ka) edhe shumë ditë, nuk (është) kohë të hiqenë bagëtitë, epuni ujë dhënet, edhe shkoni t’i kullosni. 8Edhe ata thanë: Nukë muntmë, gjersa të mbëlidhenë gjithë dhëntë, edhe të rrukullojmë gurinë nga gryka e pusit, atëhere u apëm’ ujë dhënet.
9Edhe ay tek po fliste me ata, erdhi Rahila me dhënt’ e t’et, sepse ajo (i) kulloste. 10Edhe Jakovi kur pa Rahilënë të bilën’ e Llavanit të vëllat s’ëmësë, edhe dhënt’ e Llavanit të vëllat s’ëmësë, u afrua Jakovi, edhe rrukulloi gurë nga gryka e pusit, edhe u dha ujë dhënet Llavanit të vëllat s’ëmësë. 11Edhe Jakovi puthi Rahilënë, edhe ngriti zën’ e ti e klau. 12Edhe Jakovi i dha zë Rahilësë, se ësht’ i vëllai i atës asaj, edhe se ësht’ i biri Revekësë; edhe ajo vate me vrap, e i dha zë t’et. 13Edhe Llavani kur dëgjoi emërin’ e Jakovit të birit së motërësë, u sul e i doli përpara, edhe e përqafoi, edhe e puthi, edhe e solli ndë shtëpi të ti; edhe (Jakovi) i tregoi Llavanit gjithë sa i gjanë. 14Edhe Llavani i tha ati: Me të vërtetë (ti) je nga eshtërat e mia, edhe nga mishi im. Edhe ndenji bashkë me atë një muaj.
15Edhe Llavani i tha Jakovit: Sepse je em vëlla, përandaj do të më shërbenjç për dhuratë? Thuajmë, ç’(është) paga jote?
16Edhe Llavani kishte dy bila, emëri i së madhesë (thuhej) Leahë, edhe emëri i së vogëlësë (thuhej) Rahilë. 17Edhe Leaha i kishte sytë të sëmurë, po Rahila ishte e hieshime, edhe e bukurë ndë syt. 18Edhe Jakovi deshi Rahilënë, edhe tha: Do të të shërbenj shtatë viet për Rahilënë, tët bilë të vogëlënë. 19Edhe Llavani tha: Më mirë të ta ap ty atë, se t’ia ap tiatërë burri; rri bashkë me mua.
20Edhe Jakovi shërbeu shtatë viet për Rahilënë, edhe i dukeshinë dit të paka, për dashurinë që kishte mb’atë. 21Edhe Jakovi i tha Llavanit: Epmë gruanë time, sepse u mbushnë dit e mia, që të hynj te ajo.
22Edhe Llavani mbëlodhi gjithë njerëzit’ e vëndit, edhe bëri dasmë. 23Edhe mbrëmanet mori Leahenë të bilënë, e ja pruri ati, edhe (ay) hyri te ajo. 24Edhe Llavani i dha Leahesë së bilësë, për shërbëtore, Zilpahënë shërbëtoren’ e ti.
25Edhe ndë mëngjest, na te (qënëke) Leaha, edhe (ay) i tha Llavanit: Ç’(është) këjo që më bëre? A nukë të shërbeva për Rahilënë? Përse më gënjeve? 26Edhe Llavani tha: Nukë bënetë këjo ndë vënt tënë, të epet’ e vogëla përpara së madhesë; 27mbushi javënë kësaj, edhe do të t’ap edhe tiatrënë, për shërbesënë që do të më bënç edhe shtatë viet të tiera.
28Edhe Jakovi bëri kështu, edhe i mbushi javën’ asaj, edhe i dha ati Rahilënë të bilënë për grua. 29Edhe Llavani i dha Rahilësë së bilësë për shërbëtore, Bilhahënë shërbëtoren’ e ti. 30Edhe (Jakovi) hyri te Rahila, edhe deshi Rahilënë më tepërë se Leahënë, edhe i shërbeu ati edhe shtatë viet të tiera.
31Edhe Zoti kur pa se i kishinë mëri Leahësë, i hapi shtratin’ asaj, edhe Rahila (ishte) shterpë. 32Edhe Leaha u mbars, e polli dialë, edhe ja vuri emërin’ ati Ruvin, sepse tha: Zoti pa me të vërtetë të përunjuritë tim, tashi pra do të më dojë burri im.
33Edhe u mbars përsëri, e polli dialë, edhe tha: Sepse Zoti dëgjoi se më kanë mëri, përandaj më dha edhe këtë, edhe ja vuri emërinë Simeon.
34Edhe u mbars përsëri, e polli dialë, edhe tha: Tashi këtë herë do të bashkonetë burri me mua, sepse i polla ati tre djem, përandaj ja vuri emërinë Levi.
35Edhe u mbars përsëri, e polli dialë, edhe tha: Këtë herë do të lavdonj Zotinë, përandaj ja vuri emërinë Judhë, edhe pushoi së pielli.
Currently Selected:
të bërëtë 29: AL1884
Highlight
Share
Copy
Want to have your highlights saved across all your devices? Sign up or sign in
Old Testament books in Tosk by Kostandin Kristoforidhi (transliteration from Greek to Latin) 1884
© Interconfessional Bible Society of Albania
Libra të Dhiatës së Vjetër të përkthyera në dialektin tosk nga Kostandin Kristoforidhi në 1884 (transliterim nga gërmat greke në latine) © Shoqëria Biblike Ndërkonfesionale e Shqipërisë