të bërëtë 32
32
1Edhe Jakovi shkoi udhësë ti, edhe ëngjëjt’ e Perëndisë u poqnë me atë.
2Edhe Jakovi kur pa ata, tha: Këjo (ësht’) ushtëria e Perëndisë, edhe ja vuri emërin’ ati vëndi Mahanajm [dy ushtëria]. 3Edhe Jakovi dërgoi të laim përpara vetëhesë ti te Isafi i vëllai i ti ndë dhe të Seirit, ndë vënt të Edhomit.
4Edhe i porositi ata, tuke thënë: Kështu t’i thoni tim zot Isafit: Kështu thotë shërbëtori yt Jakovi, (se): Ndenja bashkë me Llavaninë, edhe mbeta gjer tashi, 5edhe fitova qe e gomarë, dhën e shërbëtorë, e shërbëtore, edhe dërgova t’i ap zë tim zot, që të gjenj hirë përpara teje. 6Edhe të laimitë u kthyenë te Jakovi, tuke thënë: Vam tek yt vëlla Isafi, edhe po vien të dalë përpara teje, edhe katrë qint burra bashkë me atë.
7Edhe Jakovi u frikësua fort, edhe nukë dinte se ç’të bënte, edhe (ay) ndau njerëzitë që kishte me vetëhen e ti edhe tufatë, e qetë, e kamilletë, mbë dy mëngë,
8tuke thënë: Ndë arthtë Isafi mbë njërënë mëngë, e t’i bierë, do të shpëtonjë mënga tiatërë. 9Edhe Jakovi tha: O Perëndia i tim et Avraamit, edhe Perëndia i tim et Isaakut, o Zot, (ti) që më the: Kthenu ndë dhet tënt, e ndë gjëndëjet tënde, edhe do të të bënj mirë,
10shumë i vogëlë jam, për gjithë përdëllimet e për gjithë të vërtetënë që i ke bërë shërbëtorit tënt, sepse me stapinë tim shtiva këtë Jordhaninë, edhe tashi u bëshë dy mëngësh, 11të lutem, shpëtomë nga dora tim vëllai Isafit, sepse kam frikë nga ay, mos vinjë e të më bierë mua, (edhe) ëmësë bashkë me djem; 12edhe ti the: Me të vërtetë do të bënj mirë ty, edhe do të bënj farënë tënde porsi rërën e detit, që s’munt të numëronetë nga të shumëtitë. 13Edhe fjeti atë natë, edhe mori nga gjithë sa ndothnë ndë dorët të ti, dhurëti për Isafnë të vëllanë,
14dy qint dhi, e njëzet sqep, dy qint dhën, e njëzet deshë, 15tridhietë kamille pëllore bashkë me mëzat, dyzet viçe, e dhietë dema, njëzet gomare pëllore, edhe dhietë pulishta. 16Edhe ua dha ndër duar të shërbëtorëvet ti, gjithë-se-cilënë tufë veç, edhe u tha shërbëtorëvet ti: Shkoni përpara meje, edhe lini vënt ndërmes tufe e tufe. 17Edhe porositi të parinë e i tha: Kur të piqetë me ty Isafi im vëlla, e të pyesë e të thotë: I kujt je? Edhe ku vete? Edhe të kujt (janë) këto që ke përpara teje?
18Atëhere të thuaç: Këto (janë) të shërbëtorit tënt Jakovit, dhurëti dërguarë për tim zot Isafnë, edhe na edhe ay (tek është) prapa neve. 19Kështu porositi edhe të dytin’ edhe të tretin’ edhe gjith’ ata që vininë pas tufavet, tuke thënë: Pas këtyre fjalëve t’i flitni Isafit, kur ta gjeni,
20edhe të thoni: Na (tek është) prapa nesh edhe ay shërbëtori yt Jakovi. Sepse thoshte: Do t’i cbut zemërën’ ati me dhurëtinë që vete përpara meje, edhe pastaj do t’i shoh faqen’ ati, mbase munt të më shikonjë ndër sy. 21Dhurëtia pra shkoi përpara ati, edhe ay mbeti atë natë ndër shokët.
22Edhe si u ngre atë natë, mori të dy grat’ e tia, edhe të dy shërbëtoret’ e tia, edhe të njëmbëdhietë djemt’ e ti, edhe shtiu vanë e Jabbokut.
23Edhe mori ata, e i sbriti ndë përrua, sbriti edhe pasëjen’ e ti.
24Edhe Jakovi mbeti vetëmë, edhe mundej bashkë me atë një njeri gjer mbë të cbardhulluarët të dritësë, 25edhe kur pa se nukë dolli më i fortë kundrë ati, i goditi të falën’ e kofshës’ ati, edhe iu përdroth e fala e kofshësë Jakovit, kur mundej bashkë me atë. 26Edhe (ay) tha: Lermë të shkoj, sepse cbardhi drita. Edhe ky tha: S’të kam për të lënë të shkonjç, ndë mos më bekofsh. 27Edhe (ay) i tha ati: Qysh (ta thonë) emërinë? Edhe (ay) tha: Jakov.
28Edhe ay tha: Nukë do të kluhetë më emëri yt Jakov, po Israil [fuqia e Perëndisë], sepse dole i fortë te Perëndia, do të jesh i fortë edhe ndër njerëzit. 29Edhe Jakovi (e) pyeti, e i tha: Dëftemë emërinë tënt. Edhe ay tha: Përse pyet për emërinë tim? Edhe bekoi atë atie. 30Edhe Jakovi ja vuri emërin’ ati vëndi Penijl [faqeja e Perëndisë], sepse pashë Perëndinë sy ndër sy, edhe m’u ruajti jeta. 31Edhe e zuri dielli posa kapëtoi Penijlë, edhe (ay) po çalonte nga kofsha.
32Përandaj gjer mbë sot të bijt’ e Israilit nukë hanë dellin’ e pitë, që është ndë të falët’ e kofshësë, sepse ay goditi të falën’ e kofshësë Jakovit ndë dellt të pitë.
Currently Selected:
të bërëtë 32: AL1884
Highlight
Share
Copy
Want to have your highlights saved across all your devices? Sign up or sign in
Old Testament books in Tosk by Kostandin Kristoforidhi (transliteration from Greek to Latin) 1884
© Interconfessional Bible Society of Albania
Libra të Dhiatës së Vjetër të përkthyera në dialektin tosk nga Kostandin Kristoforidhi në 1884 (transliterim nga gërmat greke në latine) © Shoqëria Biblike Ndërkonfesionale e Shqipërisë