35
1Edhe Perëndia i tha Jakovit: Ngreu, e ngjitu ndë Bethellë, edhe rri atie, edhe bëri atie therore Perëndisë, i cili t’u duk kur ike nga syt’ e Isafit tyt vëlla.
2Edhe Jakovi i tha shtëpisë ti, edhe gjith’ atyreve që ishinë bashkë me atë: Nxirni perëndirat’ e huajë që (gjëndenë) ndërmest juve, edhe qjërohi, edhe ndërroni rrobetë tuaja, 3edhe ngrihi, e le të ngjitemi ndë Bethellë, edhe atie do t’i bënj therore Perëndisë, i cili më dëgjoi ndë ditë të shtrëngimit tim, edhe ishte bashkë me mua mb’udhë që veje. 4Edhe i dhanë Jakovit gjithë perëndirat’ e huajë, sa (kishinë) ndë duart të tyre, edhe vathëtë që (kishinë) ndë veshët të tyre, edhe Jakovi i fshehu ato ndënë list (që ishte) afërë Shihemësë.
5Pastaj shkuanë, edhe ra frikë e Perëndisë mbi ata qytetet që ishinë rrotullë, edhe nukë ndoqnë prapa të bijt’ e Jakovit. 6Edhe Jakovi erdhi ndë Lluzë, që është ndë dhet të Hanaanit, e cila (është) Bethella, ay edhe gjithë gjëndëja që ishte bashkë me atë. 7Edhe ndërtoi atie një therore, edhe ja vuri emërinë vëndit El-bethelë [Perëndia i Bethelësë], sepse atie iu duk ati Perëndia, kur iku nga syt’ e të vëllat. 8Edhe vdiq Deboraha mëndesha e Revekësë, edhe u kall ndë varr përposh Bethellësë, ndënë list, edhe (lisi) u kluajti Allon-bakuth [lisi i vapësë]. 9Edhe Perëndia iu duk përsëri Jakovit, passi u kthye kah Padan-arami, edhe e bekoi. 10Edhe Perëndia i tha ati: Emëri yt (është) Jakov, nukë do të kluhesh më Jakov, po emëri yt do të jetë Israil, edhe ja vuri emërin’ ati Israil.
11Edhe Perëndia i tha ati: Unë (jam) Perëndia Gjithë-pushtetësi, shtohu e shumohu, komp e shumicë kombesh do të bënenë nga ti, edhe mbëretërë do të dalënë nga mezi yt,
12edhe dhenë që i dhashë Avraamit edhe Isaakut, ty do ta ap, edhe do t’i ap (këtë) dhe farësë sate pas teje.
13Edhe Perëndia u ngrit prej ati, kah vëndi ku foli bashkë me atë.
14Edhe Jakovi ngrehu një shtyllë nd’atë vënt ku foli bashkë me atë, një shtyllë të gurtë, edhe bëri mbi atë të cpërkaturë, edhe derdhi val mbi atë. 15Edhe Jakovi ja vuri emërin’ ati vëndi, ku foli Perëndia bashkë me atë, Bethelë.
16Pastaj shkuanë nga Bethela, edhe kur kish mbetur’ edhe pak, që të vijnë ndë Efratha, polli Rahila, edhe hoqi shumë dhëmbëje ndë të piellët të saj. 17Edhe kur gjëndej ndë mundim të math të piellit, i tha ajo gruaja që mbante: Mos u frikëso, sepse do të bënjç edhe një dialë. 18Edhe kur po epte shpirtinë (sepse vdiq), ja vuri emërin’ ati Ven-oni [Biri-dhunësë], edhe i ati e kluajti atë Veniamin [Biri së diathtësë]. 19Edhe Rahila vdiq, e u kall ndë varr ndë udhët të Efrathasë, e cila (është) Vithleema. 20Edhe Jakovi ngrehu një shtyllë mbi varrt t’asaj, këjo (është) shtylla e varrit Rahilësë gjer mbë sot.
21Edhe Israili u ngre, e ngrehu tendën’ e ti përtej pirgut Edarit. 22Edhe Israili kur rrinte nd’atë dhe, vate Ruvini edhe fjeti bashkë me Bilhahënë të dashurën’ e t’et, edhe Israili dëgjoi (këtë).
23Edhe të bijt’ e Jakovit ishinë dymbëdhietë: të bijt’ e Leahesë, Ruvini, i paralinduri i Jakovit, e Simeoni, e Leviu, e Juda, e Issahari, e Zebulluni,
24edhe të bijt’ e Rahilësë: Josifi edhe Veniamini,
25edhe të bijt’ e Bilhahësë, shërbëtoresë Rahilësë, Dani edhe Neftili,
26edhe të bijt’ e Zilpahësë, shërbëtoresë Leahesë, Gadi edhe Asheri, këta (janë) të bijt’ e Jakovit, që i kishinë lindurë ndë Padan-aram.
27Edhe Jakovi erdhi tek Isaaku i ati ti ndë Mamre, ndë qytet të Arbahësë, e cila (është) Hebrona, atie ku patnë ndenjurë të huajë Avraami edhe Isaaku.
28Edhe dit e Isaakut ishinë një qint e tetëdhietë viet. 29Edhe Isaaku dha frymën’ e vdiq, edhe u vu bashkë me gjëndëjen’ e ti, plak plot dit, edhe e kallnë ndë varrt atë Isafi e Jakovi të bijt’ e ati.