34
1Edhe dolli Dinaha e bila e Leahësë, që ja pat piellë Jakovit, që të shihte bilat’ e vëndit. 2Edhe kur pa atë Shehemi, i biri Hamor Hivitit, zotërisë ati vëndi, mori atë, edhe fjeti bashkë me atë, edhe e turpëroi. 3Edhe shpirti ati u ngjit pas Dinahësë së bilësë Jakovit, edhe e deshi vashënë edhe foli pas zemrësë vashësë. 4Edhe Shehemi i tha Hamorit t’et, tuke thënë: Merrmë këtë vashëzë për grua.
5Edhe Jakovi e dëgjoi se turpëroi Dinahënë të bilënë, edhe të bijt’ e ati ishinë fushësë bashkë me bagëtit, edhe Jakovi nukë foli gjersa erdhë (ata).
6Edhe Hamori, i ati Shehemit, erdhi te Jakovi për të folë me atë. 7Erdhë nga fusha edhe të bijt’ e Jakovit, kur dëgjuanë (këtë punë), edhe burrat’ u hidhëruan’ e u zemëruanë fort, se bëri punë të ndyra tek Israili, sepse fjeti bashkë me të bilën’ e Jakovit, që nuk duhej të bënej ajo punë.
8Edhe Hamori u foli atyre, tuke thënë: Shpirti i Shehemit tim bir u ngjit pas bilësë suaj, epnia atë për grua, u lutem, 9edhe bëni krushqi bashkë me ne, na epni bilatë tuaja, edhe merrni bilatë tona për vetëhenë tuaj, 10edhe rrini bashkë me ne, na dheu (tek ësht’ i gjërë) përpara jush, rrini e tregjëtoni mb’atë, edhe blini dhera aty. 11Edhe Shehemi i tha tatës’ asaj edhe të vëllezëret asaj: Le të gjenj hirë përpara jush, edhe ç’të më thoni, do të ap, 12kërkoni nga unë sa prikë të doni, edhe sa dhurata, edhe do t’i ap, sikundrë të më thoni, veçe epmëni vashëzënë për grua.
13Edhe të bijt’ e Jakovit iu përgjeqnë Shehemit, edhe Hamorit, tatës’ ati, me të gënjyerë, edhe folnë (sepse ay kish turpëruarë Dinahënë të motërën’ e atyre), 14edhe u thanë atyre: Nukë munt të bëjmë këtë punë, t’i apëmë motërënë tonë njeriu të parrethprerë, sepse këjo (është) turp për ne, 15vetëmë kështu munt të lidhëmë fjalë bashkë me ju: Ndë u bëfshi (edhe) ju posi neve, të rrethpritni gjithë meshkujtë ndërmest juve, 16atëhere do t’u apëmë juve bilatë tona, edhe do të marrëmë bilatë tuaja për gra, edhe do të rrimë me ju, edhe do të bënemi një gjëndëje, 17po ndë mos na dëgjofshi të rrethpriteni, atëhere do të marrëmë bilënë tonë, edhe do të shkojmë.
18Edhe u pëlqyenë fialët’ e atyreve Hamorit, edhe Shehemit të birit Hamorit, 19edhe nuk’ mënoi diali të bënte këtë punë, sepse e donte fort të bilën’ e Jakovit, edhe (ishte) më i lëvduari i gjithë shtëpisë t’et.
20Edhe erdhi Hamori edhe Shehemi i biri ati ndë portët të qytetit tyre, edhe u folnë burravet qytetit tyre, (e) u thanë: 21Këta njerës (janë) të paqtuarshim bashkë me ne, le të rrinë pra ndë dhet, edhe le të tregjetonjënë nd’atë, sepse dheu na (tek është) mjaft i gjërë për ata, le të marrëmë bilat’ e atyre për gra, edhe le t’u apëmë atyre bilatë tona, 22vetëmë kështu do të ndreqemi me këta njerës, që të rrinë bashkë me ne, edhe të bënemi një gjëndëje; ndë u rrethprefshinë gjithë meshkujtë ndërmest neve, sikundrë rrethpriten’ ata, 23tufat’ e atyreve, e pasëja e atyreve, e gjithë bagëtit’ e atyreve, a nukë (do të jenë) tonatë? Vetëmë le të ndreqemi me ata, edhe do të rrinë bashkë me ne.
24Edhe i dëgjuanë Hamorit edhe Shehemit të birit ati gjith’ ata që dilinë nga dera e qytetit ati, edhe u rrethprenë gjithë meshkujtë, gjith’ata që dilinë ndëpër derët të qytetit ati.
25Edhe të tretënë ditë, kur kishinë të dhëmbura, dy nga të bijt’ e Jakovit, Simeoni edhe Lleviu, të vëllezërit’ e Dinahësë, gjithë-se-cili muarrë kordhën’ e tyre, edhe hynë ndë qytet pa frikë, edhe vranë gjithë meshkujtë. 26Edhe Hamorin’ edhe Sheheminë të birin’ e ati, i shkuanë ndë kordhë, edhe muarrë Dinahënë nga shtëpia e Shehemit, edhe duallë jashtë.
27Edhe të bijt’ e Jakovit erdhë mbi të vrarët, edhe ropnë qytetinë, sepse kishinë turpëruarë të motërën’ e atyre, 28muarrë dhënt’ e atyreve, e qet’ e atyreve, e gomarët’ e atyreve, e ç’(ishte) ndë qytet, e ç’(ishte) ndë fushët, 29edhe gjithë pasëjet’ e atyreve, edhe gjithë djemt’ e atyreve, e grat’ e atyreve i muarrë rop, edhe rrëmbyenë ç’(gjëndej) ndëpër shtëpit.
30Edhe Jakovi i tha Simeonit edhe Leviut: Më vutë ndë trubullim, e më bëtë arëmik ndërmest të njerëzet këti dheu, ndërmest Hanaanitëvet e Perizitëvet, edhe unë kam pak njerës, edhe ata do të mbëlidhenë kundrë meje, edhe do të më bienë, edhe do të humbas unë edhe shtëpia ime. 31Edhe ata thanë: Gjante pra të na përndorinë motrënë posi kurvë?