të bërëtë 38
38
1Edhe nd’atë kohë Judha sbriti nga të vëllezërit’ e ti, edhe u kthye te një njeri Adullamit që kluhej Hirah. 2Edhe Judha pa atie të bilën’ e një Hanaaniti, që kluhej Shuah, edhe e mori, e hyri te ajo. 3Edhe ajo u mbars, e polli dialë, edhe ja kluajti emërin’ ati Er. 4Edhe u mbars përsëri, e polli dialë, edhe ja kluajti emërin’ ati Onan. 5Edhe polli përsëri një tiatërë dialë, edhe ja kluajti emërin’ ati Shellah, edhe (Judha) ishte ndë Hezib, kur i lindi ky. 6Edhe Judha mori grua për Erinë dialin’ e ti të parinë, e cila kluhej Tamarë. 7Edhe Eri i pari dial’ i Judhësë, qe i lik përpara Zotit, edhe Zoti e vrau atë. 8Edhe Judha i tha Onanit: Hyrë te gruaja e tyt vëlla, edhe martohu me atë, edhe ngjall farë mbë tët vëlla. 9Po Onani e dinte, se fara nukë do t’ishte e ti, përandaj kur hynte te gruaja e të vëllat, e derthte përdhe, që të mos i epte farë të vëllat. 10Edhe këjo (punë) që bënte u duk e ligë përpara Zotit, andaj vrau edhe këtë. 11Edhe Judha i tha Tamarësë së resë ti: Rri ndë shtëpi tyt et e ve, gjersa të rritetë Shellahu im bir, sepse thoshte: Mos vdesë edhe ky posi të vëllezërit’ e ati. Vate pra Tamara, edhe ndenji ndë shtëpi të t’et. 12Edhe pas shumë diç vdiq e bila e Shuahut, e shoqeja e Judhësë, edhe passi u ngushullua Judha, u ngjit ndë Timnathë te ata që qethinë dhëntë, ay edhe miku i ati Hirah Adullamiti. 13Edhe i dhanë zë Tamarësë, e i thanë: Na yt vieherrë tek po ngjitetë ndë Timnathë për të qethurë dhënt’ e ti. 14Edhe ajo sveshi rrobet’ e saja të përzishëmetë, edhe u mbulua me napë, edhe u pshtuall, edhe ndenji tek shkon udha e Timnathësë, sepse pa se u rrit Shellahu, edhe ajo nuk’ iu dha ati për grua. 15Edhe Judha kur pa atë, kujtoi se ishte kurvë, sepse kishte mbuluarë faqen’ e saj. 16Edhe (tuke shkuar’) udhësë, u kthye tek ajo, e (i) tha: Të lutem, lërmë të hynj te ti; sepse nuk’ e dinte se ajo ishte e reja. Edhe ajo tha: Ç’do të më apç që të hynjsh tek unë? 17Edhe ay tha: Unë do të të dërgonj një keth dhish nga tufa. Edhe ajo tha: A (më) ep penk, gjersa ta dërgonjç? 18Edhe ay tha: Ç’penk (do) të t’ap? Edhe ajo tha: Unazënë tënde, e qaforenë tënde, e stapnë tënt që ke ndë dorët tënde. Edhe (ay ja) dha asaj, edhe hyri tek ajo, edhe ajo u mbars nga ay. 19Pastaj ajo u ngre, e vate, edhe si u sbulua, veshi rrobet’ e saja të përzishëmetë. 20Edhe Judha dërgoi kedhin’ e dhivet me dorë të mikut vet Adullamitit, që të merrte prap pengunë nga dora e gruasë, po nuk’ e gjeti atë. 21Edhe (ay) pyeti njerëzit’ e vëndit asaj e tha: Ku (është) kurva, e cila (rrinte) mbë të shkuarët t’udhësë? Edhe ata thanë: S’ka qënë ndonjë kurvë këtu. 22Edhe ay u kthye te Judha, e tha: Nuk’ e gjeta atë, por edhe njerëzit’ e vëndit thanë: S’ka qënë ndonjë kurvë këtu. 23Edhe Judha tha: Le t’(i) ketë (ato), që të mos përqeshemi, na unë tek i dërgova këtë keth, po ti nuk’ e gjete. 24Edhe pas tre muajsh i dhanë zë Judhësë, tuke thënë: Tamara jot re kurvëroi, edhe na tek është me barrë nga kurvëria. Edhe Judha tha: Bireni atë jashtë, edhe le të digjetë (ndë zjarr). 25Edhe (ajo) kur po bihej jashtë, i dërgoi të vieherrit, e i tha: Nga ay njeriu që janë këto (plaçëka) u mbarsa; pastaj tha: Të lutem, njihe, e kujt (ësht’) unaza, e qaforeja, e ky stap. 26Edhe Judha (i) njohu, edhe tha: (Këjo qënëka) më e dreitë se unë, sepse nuk’ ia dhashë atë Shellahut tim bir. Edhe nuk’ e njohu atë tietërë herë më. 27Edhe nd’atë kohë kur do të pillte, na dy binjakë ndë barkut t’asaj. 28Edhe kur po pillte, (njëri) nxori dorënë jashtë, edhe mamica mori e i lidhi dorënë me një fill të kuq, edhe tha: Ky dolli më përpara. 29Edhe si hoqi prapa dorën’ e ti, na te dolli i vëllai, edhe ajo tha: Ç’prishëje bëre (kështu)? Mbi ty (qoftë) prishëja. Përandaj u kluajti emëri i ati Fares. 30Edhe pastaj doli i vëllai ati, që kishte fillin’ e kuq mbë dorët të ti, edhe emëri i ati u kluajti Zarah.
Currently Selected:
të bërëtë 38: AL1884
Highlight
Share
Copy
Want to have your highlights saved across all your devices? Sign up or sign in
Old Testament books in Tosk by Kostandin Kristoforidhi (transliteration from Greek to Latin) 1884
© Interconfessional Bible Society of Albania
Libra të Dhiatës së Vjetër të përkthyera në dialektin tosk nga Kostandin Kristoforidhi në 1884 (transliterim nga gërmat greke në latine) © Shoqëria Biblike Ndërkonfesionale e Shqipërisë